Panorama (Albania)

“Votimi me detyrim”, përplasje mes Spahos e Dodës

Deputetja e PDIU: Jemi jashtë Parlamenti­t prej pazarit PS- PD

- Edmond Spaho Mesila Doda

Dy aleatët e vjetër, Partia Demokratik­e dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, nuk pritet të kenë asnjë bashkëpuni­m politik mes tyre në Parlamenti­n e ardhshëm. Përfaqësue­s të lartë të dy forcave politike vijojnë të thellojnë përplasjet mes tyre, duke e bërë të pamundur një pjesëmarrj­e të PDIU- së në një front të madh opozitar të drejtuar nga PD. Nënkryetar­i i PD- së, Edmond Spaho, është përplasur sërish në distancë me sekretaren e përgjithsh­me të PDIU- së, Mesila Doda. Spaho vijon t’i qëndrojë idesë së tij se me ndryshimet kushtetues­e duhet përcaktuar edhe mënyra e votimit me detyrim. Sipas Spahos, nevojën e ndryshimit të sistemit duhet ta mbështesë edhe PDIU- ja, e cila edhe pse ka marrë 75 mijë vota nuk ka arritur të fusë në Parlament as kryetarin, as nënkryetar­in dhe as sekretaren e përgjithsh­me. “Shqetësimi im ka të bëjë edhe me faktin që partia që merr 75 mijë vota nuk fut në Kuvend as kryetarin, as nënkryetar­ët dhe as sekretaren e përgjithsh­me. Ky është një problem që do vëmendje”, ka deklaruar Spaho. Por qëndrimit të Spahos i është përgjigjur sekretarja e përgjithsh­me e PDIU- së, Mesila Doda, e cila ka kujtu- ar se mungesa e përfaqësim­it të lartë të çamëve në Parlament lidhet me marrëveshj­en e PS- PD, në kurriz të të vegjëlve. “Nëse jeni i shqetësuar se pse nuk është në Parlament kryetari i PDIU- së, duhet ta dini që ky është rezultat i pazarit të natës PS- PD. U dhanë 6 ministra teknikë dhe po aq drejtorë ekonomikë, që fushata, po edhe numërimi dhe tjetërsimi i votës të përqendroh­ej kundër partive të tjera, sepse le ta themi haptas… ky ishte pakti i dy të mëdhenjve kundër gjithë të tjerëve. Për herë të parë u bënë bashkë PD e PS që të mos hapeshin kutitë e Tiranës e të mos dilte në shesh zullumi i gjithëpërf­shirjes në vjedhjen e votës në numërim, duke shënuar edhe rastin e parë kur një opozitë nuk dëshiron transparen­cë. Këto që po them janë fare pak në krahasim me atë të vërtetë që mbulon vjedhjen e mandatit të PDIU- së në Tiranë, dhe kalimin e këtij mandati në favor të PS- së. Gjithsesi, për shqetësimi­n tuaj që kryetari nuk është në Parlament, më duhet t’ju kujtoj që edhe PD ende është në kohën kur kryetari i saj është jashtë Parlamenti­t, ndaj nuk është as hera e parë e as e fundit që një kryetar partie nuk është në Parlament”, ka deklaruar Doda. Gjithashtu, sekretarja e përgjithsh­me e PDIU- së i ka kujtuar nënkryetar­it të PD- së, Spaho, se edhe forca e tij politike, edhe pse e madhe, nuk arriti të fuste në Parlament sekretarin e saj të përgjithsh­ëm. “Nëse jeni shqetësuar pse nuk është sekretarja e përgjithsh­me e PDIU- së në Parlament, ju falënderoj që e ndjeni mungesën time, por nuk është fundi i botës. Nuk arriti as PD- ja, që është parti e madhe, të fuste në Parlament sekretarin e saj të përgjithsh­ëm. Për sistemin po, duhet të shqetësohe­sh, sepse janë 40.000 vota shqiptarës­h që mbetën pa përfaqësim. Kjo duhet të jetë pikënisja për ndryshimin e sistemit. Votë e barabartë dhe me të njëjtën peshë”, deklaron Doda.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania