Panorama (Albania)

Dëshmitarë­t e sulmit: Britma, kaos dhe histeri në shëtitore

Kishte familje me fëmijë në shëtitoren e sulmuar, furgoni nuk ndalonte, “ecte si të ishte në fushë me misra”

-

Dëshmitarë të shumtë në “Las Ramblas” në Barcelonë kanë treguar tmerrin që kanë parë kur furgoni shtoi shpejtësin­ë dhe po kalonte mbi trupat e njerëzve si të ishte duke ecur në një fushë me misra.

Ishte kaos. Në shëtitore ishin të pranishëm shumë familje me fëmijë. Tom Gueller, i cili jeton afër zonës ku ndodhi sulmi, u detyrua të largohej nga vendi i ngjarjes kur pa furgonin që hynte nëpër turmë. Ai i tha BBC- së: “Dëgjova britma dhe një përplasje dhe pastaj pashë që turma u nda dhe ky furgon kalonte në mes të “Ramblas” dhe e kuptova se ishte një sulm terrorist apo diçka e tillë. Unë u largova, dua të them se unë jetoj afër, rreth 50 metra më larg. Shkova në banesën time dhe natyrisht po shihja çfarë po ndodhte në rrugë nga ballkoni im”. I pyetur për furgonin, ai tha: “Nuk po ngadalëson­te. Po shkonte drejt në mes të turmave, në mes të ‘ Ramblas’”. Gueller tha se shumë nga dyqanet kishin ulur qepenat dhe policia e armatosur ishte pozicionua­r në qoshet e rrugëve, duke vendosur kordonë në rrugë. Një dëshmitar i quajtur Angel tha se e kishte parë sulmuesin nga afër dhe e përshk- roi si një të ri, maksimumi 25 vjeç, me flokë gështenjë dhe të dobët. Të tjerë kanë raportuar se ai kishte veshur bluzë me vija bardhë e blu dhe kapele. Një dëshmitar tjetër, Isaac, ka thënë për mediat lokale se “Personi po shtonte shpejtësin­ë. Ai hipi në trotuar dhe po godiste njerëzit. Ne pamë kamionin që po ecte me shpejtësi rreth 80 km/ h dhe kalonte mbi njerëz. Lëvizte sikur ishte duke përshkruar një fushë me misra”. Një shofer taksie tha për TV3 se “furgoni po ecte zigzag, duke goditur kë të mundte. Ishte shokuese”. Policia raportohet të ketë gjetur një pasaportë spanjolle në furgon. Një dëshmitare tha për “Sky News”: “Ishte tmerruese. Gjithë ata njerëz u turrën drejt nesh në mënyrë histerike, me fëmijë histerikë... fillimisht thanë se dikush ishte qëlluar. Papritur një valë e dytë njerëzish zbriti në rrugë dhe ne thjesht vrapuam, në atë rrëmu- ja humba nga sytë tim shoq. Dyqanet brenda pak sekondash u mbyllën. Ne nuk e kishin idenë se çfarë po ndodhte, por dinim vetëm që duhet të largoheshi­m prej aty shumë shpejt... kishte qindra njerëz që vraponin për t’u larguar shumë shpejt”. Një tjetër dëshmitar tha: “Neve thjesht na thanë të vraponim, duhej të kishte qenë goxha afër pasi... ne ishim vetëm një minutë larg nga vendi ku ishin shtypur njerëzit”.

 ??  ?? Dëshmitarë në vendngjarj­e
Dëshmitarë në vendngjarj­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania