Panorama (Albania)

"Do t'ju gjejmë dhe do t'ju nxjerrim para drejtësisë"

-

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shkruar një mesazh në "Twitter" pas sulmit se, "SHBA e dënon sulmin terrorist në Barcelonë, Spanjë dhe do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të ndihmuar. Qëndroni të fortë. Ne ju duam!". Sapo doli lajmi për sulmin, Zonja e Parë e SHBA, Melania Trump ka shkruar: "Mendimet dhe lutjet për Barcelonën". Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes,, Jim Mattis, kanë deklaruar në një konferencë të përbashkët me homologët përkatës japonezë se "Terroristë­t rreth botës duhet ta dinë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë janë të përkushtua­r t'ju gjejnë dhe t'ju nxjerrin para drejtësisë". Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka shprehur ngushëllim­e për Mbretin e Spanjës, Felipe VI. "Ne e dënojmë me rezolutë këtë krim mizor dhe cinik të kryer kundër civilëve. Ajo që ka ndodhur, edhe një herë konfirmon nevojën për një unifikim të përpjekjev­e të të gjithë komuniteti­t botëror për përpjekje pa kompromis kundër forcave të terrorit", ka shkruar ai në telegramin e tij të ngushëllim­eve. "Britania qëndron përkrah Spanjës kundër terrorit", kështu ka shkruar kryeminist­rja britanike Theresa May, pas sulmit me viktima në Barcelonë. "Mendimet e mia janë me viktimat e sulmit të tmerrshëm në Barcelonë dhe me shërbimet e emergjencë­s që po i japin përgjigjen incidentit. Mbretëria e Bashkuar qëndron përkrah Spanjës kundër terrorit", ka shkruar kryeminist­rja May në "Twitter". Kreu i bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, ka shkruar: "Mendoj për viktimat e këtij sulmi barbar terrorist në qytetin madhështor të Barcelonës dhe për shërbimet e guximshme të emergjencë­s. Londra qëndron me Barcelonën kundër ligësisë së terrorizmi­t". Zyra e Kancelares gjermane, Angela Merkel, të enjten e dënoi sulmin revoltues në Barcelonë. "Po mendojmë me trishtim të thellë për viktimat e këtij sulmi revoltues në Barcelonë. Me solidarite­t dhe miqësi, përkrah popullit spanjoll", ka shkruar zëdhënësi, Steffen Seibert. Presidenti francez, Emmanuel Macron ka shfaqur solidarite­t me Spanjën. "Ne mbetemi të bashkuar dhe të vendosur", ka shkruar Macron në "Twitter", duke e përshkruar incidentin si sulm tragjik. Ai ka shtuar se mendimet e tij janë me viktimat.

 ??  ?? Pas sulmit në Las Ramblas
Pas sulmit në Las Ramblas

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania