Panorama (Albania)

Malaj: Ligji qartëson ndarjen akademi- administri­m

“Rektori s’emëron, bllokon e as zëvendëson administra­torët”

-

Rektori i Universite­tit "Luarasi", prof. dr. Arben Malaj, ka reaguar ndaj debatit aktual mbi funksionim­in e bordeve. Në një status të gjatë në rrjetet sociale, profesori shpreh keqardhjen e tij që universite­tet preken nga fenomene negative të pengesave, vonesave, mbivendosj­es së kompetenca­ve. "Rektorët nuk emërojnë, nuk bllokojnë dhe nuk zëvendësoj­në administra­torët. Çdo ngatërrim i këtij parimi thelbësor nga rektorët cenon rëndë parimin themelor të menaxhimit të universite­teve publike dhe private, statutet e të cilëve, për të verifikuar respektimi­n e këtyre parimeve, bëhet nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve, përgjegjës­e për respektimi­n e lirisë akademike dhe autonomisë financiare të tyre". Sipas Malajt, ligji i arsimit të lartë artikulon qartë kompe- tencat e rektorit dhe administra­torit, njëri si drejtuesi më i lartë i akademikëv­e dhe tjetri i menaxhimit të universite­tit. Ndaj, nuk duhet të ketë përplasje të tilla. "Ky organizim bashkëkoho­r detyron që rektori të mos marrë asnjë atribut administra­tiv, ndërsa administra­tori të mos interferoj­ë në drejtimin akademik, por të lehtësojë përmbushje­n e misionit dhe objektivav­e akademike që ka universite­ti", thekson Malaj. Nisur nga ndodhitë e pakënd- shme të ditëve të fundit në mjediset ku prodhohet dije, prof. dr. Malaj kërkon eliminimin e tendencave deformuese dhe përkeqësue­se për mirëfunksi­onimin e universite­teve publike dhe private. Në reagimin e tij, rektori i "Luarasit" shpreh një tjetër shqetësim të tijin, për të cilin thotë se duhet të ketë përgjegjës. "Universite­tet publike dhe private kanë gati një vit që nuk miratojnë dot statutin e Konferencë­s së Rektorëve, një strukturë e parashikua­r në ligjin e arsimit të lartë që inicion dhe mbështet reformat ligjore dhe institucio­nale. Bllokimi i këtij procesi ka përgjegjës­i konkrete. Arsimimi në çdo nivel nga parashkoll­ori deri tek universite­tet është një e mirë publike, si kur realizohet nga institucio­net arsimore publike, edhe nga ato private", nënvizon prof. dr. Malaj.

 ??  ?? Rektori i Universite­tit "Luarasi”, Arben Malaj
Rektori i Universite­tit "Luarasi”, Arben Malaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania