Panorama (Albania)

Orë e bizhuteri floriri, vidhet si në filma kasaforta e hotelit

Kapen dy autorët, Policia gjen objektet e grabitura në banesën e njërit prejt të dyshuarve në Tiranë

-

Kasaforta e një hoteli, brenda së cilës ndodheshin ora e bizhuteri floriri me një vlere prej afro 100 mijë eurosh, u grabit mbrëmjen e së martës nga dy persona të akomoduar si klientë.

Por, brenda 24 orësh nga momenti i ngjarjes, Policia e Tiranës arriti të arrestojë autorët dhe t’i kthejë hotelit sendet e vjedhura. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e datës 15 gusht, në një hotel që ndodhet te Rruga e Dibrës, përballë Qendrës Spitalore Universita­re “Nënë Tereza”, në kryeqytet. Megjithatë, u deshën të kalonin disa orë që personeli i hotelit të zbulonte ngjarjen e më pas ta denonconte në Polici. Kjo për shkak se dy autorët kishin marrë kasafortën duke e futur në një çantë dhe pasi e kishin zbrazur, duke marrë paratë, orët e bizhuterit­ë që kishte brenda, e kishin kthyer sërish në vendin ku ishte, për të mos rënë në sy. Pasi kishin qëndruar një natë aty, dy të dyshuarit ishin larguar, por gjithçka është zbuluar nga kamerat e sigurisë, në momentin që punonjësit kanë hapur kasafortën dhe e kanë parë të boshatisur. Burimet thanë se objektet që ndodheshin brenda saj u përkisnin klientëve të ndryshëm që i kishin harruar aty në periudha të ndryshme. Personeli i hotelit i siguronte këto objekte në kasafortë, në pritje që klientët që i kishin harruar, të ktheheshin për t’i marrë.

VJEDHJA Policia e Tiranës tha dje se ka finalizuar me 2 të arrestuar e një në kërkim operacioni­n e koduar “Rolexi”, të kryer nga oficerët e Krimeve të Rënda dhe ata të Komisariat­it nr. 4. Në pranga kanë rënë Eduart Ngota, 32 vjeç, dhe Zenel Dama, 27 vjeç. Ndërsa është shpallur në kërkim 36vjeçarja Rajmonda Bruçi, e punësuar si pastruese në hotel, e cila njëkohësis­ht është motra e njërit prej autorëve, Eduart Ngotës. Policia tha dje se janë sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale 3 ora me vlerë rreth 80 mijë euro, 3 byzylykë e një varëse floriri me vlerë rreth 9 mijë euro, si dhe 9500 euro kesh. Të gjitha këto u gjetën në shtëpinë e njërit prej autorëve. Orët e vjedhura ishin 2 të markave “Rolex Day-Data”, njëra me ngjyrë gri metalizato, tjetra me ngjyrë floriri dhe një “Jaeger Lecoultre”, me ngjyrë floriri. Policia tha dje se ka shpallur në kërkim bashkëpunë­toren e dy të arrestuarv­e dhe po punohet për arrestimin e saj.

 ??  ?? Zenel Dama, i arrestuar
Zenel Dama, i arrestuar
 ??  ?? Eduart Ngota, i arrestuar
Eduart Ngota, i arrestuar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania