Panorama (Albania)

Nga deponimet e marra nga Rrokaj, pronar i automjetit tip “Audi Q7”, ky i fundit ka konfirmuar para grupit hetimor se nuk ka patur probleme apo grindje me persona të caktuar

- VLORE

Automjeti i pronarit të linjës së autobusëve Vlorë- Itali është djegur gjatë natës.

Nga hetimet dyshohet për zjarrvënie të qëllimtë, e cila mund të ketë ardhur për shkak të konkurrenc­ës. Ngjarja është regjistrua­r rreth orës 02: 55 minuta të ditës së enjte, ndërsa automjeti tip “Audi Q7”, me targa AA 494 AD, ndodhej i parkuar pranë zonës së Skelës në qytetin e Vlorës. Automjeti i përket shtetasit Arben Rrokaj, pronar i shoqërisë së autobusëve “Hermes”, i cili prej gati 15 vitesh kryen itinerarin VlorëItali. Nga hetimet e policisë pas mbërritjes në vendngjarj­e, ka rezultuar se automjeti është djegur plotësisht në pjesën e përparme të tij. Sipas burimeve nga policia dhe grupit hetimor rezulton se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, ndërsa nuk janë identifiku­ar ende autorët e ngjarjes. 46- vjeçari Rrokaj njihet në qytetin e Vlorës si një person pa probleme, ndërsa ushtron prej shumë vitesh biznesin e tij në linjën e autobusëve drejt qyteteve të Italisë. Sipas policisë, ky i fundit nuk rezulton të ketë patur precedent penal, ndërsa pista kryesore në të cilën po hetojnë uniformat blu është ajo e konkurrenc­ës. Sipas burimeve nga policia, nga deponimet e marra nga Rrokaj, pronar i automjetit tip “Audi Q7”, ky i fundit ka konfirmuar para grupit hetimor se nuk ka patur probleme apo grindje me persona të caktuar, që mund të çonin deri në djegien e autom- jetit, i cili qëndronte i parkuar në zonën ku u përfshi nga flakët edhe herë të tjera. Rrokaj ka saktësuar se nuk ka patur shqetësime, ndërsa ka kërkuar nga policia zbardhjen e plotë të ngjarjes. Prej vitesh ai ushtron aktivi- tetin e tij, ndërsa ka pranuar se gjatë këtyre viteve nuk ka patur ndonjë kërcënim, ndërsa nuk e di se kush mund ta ketë shkaktuar zjarrvënie­n. Grupi hetimor është ndalur pikërisht në pistën kryesore të hetimit, ajo që lidhet për shkak të konkurrenc­ës. Nga ana tjetër është kryer edhe ekspertiza e automjetit për të bërë të mundur gjetjen e ndonjë gjurme të dyshimtë që mund të çojë drejt identifiki­mit të autorëve dhe më pas arrestimin e tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania