Panorama (Albania)

SHEFJA E INFEKTIVIT: KISHIN TË NJËJTAT SHENJA

-

Një dasmë në Shijak për pak sa nuk është kthyer në tragjedi, pas një helmimi masiv të pjesëmarrë­sve.

Pronari i lokalit po ndiqet penalisht në gjendje të lirë, ndërsa për marrjen e masave të tjera do të priten përfundime­t e analizave përkatëse. Bëhet fjalë për rreth 50 persona, mes tyre edhe fëmijë, që kanë shfaqur probleme dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit pas konsumimit të ushqimit gjatë ceremonisë festive. Pasi kanë marrë ndihmën e parë, 38 prej tyre mësohet të jenë larguar menjëherë, ndërsa 12 të tjerë u shtruan pasi ndodheshin në gjendje më të rënduar shëndetëso­re. Me kalimin e orëve gjashtë prej tyre u larguan pasi shëndeti i tyre u përmirësua, ndërsa gjashtë dasmorët e tjerë vijojnë të qëndrojnë në repartin e infektivit. Mësohet se, pjesa më e madhe e dasmorëve që ishin të pranishëm në banket janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar në lokalin ku zhvillohej dasma, por nuk dihet konkretish­t se nga cili produkt ka ardhur helmimi. Personat e helmuar kanë shfaqur probleme shëndetëso­re pak orë pasi kishte përfunduar ceremonia. Sipas dasmorëve që pësuan helmim ushqimi, ata kanë shfaqur probleme shëndetëso­re duke nisur nga pasditja e së hënës. Pacientët shprehen se kanë qenë në dasmë dhe ushqimi u është dukur i mirë, gjithashtu ata nuk shprehin rezerva as për kushtet higjienike të restoranti­t, por shumë shpejt janë ndierë keq nga gjendja shëndetëso­re. “Nuk e dimë se çfarë ndodhi. Ushqimi na u duk i mirë. Pas disa orësh filluan problemet shëndetëso­re: diarre dhe të vjella. Kemi dytri ditë këtu dhe tani jemi pak më mirë nga ana shëndetëso­re”, u shprehën dasmorët Shefja e Repartit Infektiv, Nadire Jani, shprehet se situata është nën kontroll të plotë, ndërsa tregon se pacientët janë shfaqur me diarre dhe temperatur­ë të lartë dhe aktualisht situata e tyre është më e mirë. “Pacienti i parë që ka ardhur është paraqitur duke u gdhirë dita e martë. Ka qenë me shqetësime gastrointe­stinale, pra bark, të vjella, temperatur­ë të lartë dhe mbasi ka marrë ndihmën e parë në repartin e urgjencës, është paraqitur në spital pasi gjendja nuk është përmirësua­r. Këtu është pranuar si intoksikac­ionoliment­ar pasi gjatë historisë së marrjes së sëmundjes, pacienti e referonte vetë se mbas ushqimit në një dasmë ka pasur këto shqetësime­t. Të gjithë kanë qenë me të njëjtat shenja”, shprehet Jani. e shtruar në Spitalin Rajonal të Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore pas helmimit nga ushqimi në restoranti­n e ndodhur në Shijak. Në lidhje me rastin në fjalë, Drejtoria e Shëndetit Publik ka nisur inspektimi­n e lokalit ku është zhvilluar dasma. Autoritete­t shëndetëso­re kanë kërkuar mostra të ushqimit që kanë konsumuar dasmorët, por nga kuzhinieri i restoranti­t në fjalë është bërë e ditur se mbetjet e ushqimeve të konsumuara gjatë dasmës janë hedhur në plehra. Në këto kushte, AKU ka bllokuar aktiviteti­n deri në daljen e rezultatit të analizave toksikolog­jike. Nëse do të vërtetohet se helmimi është shkaktuar nga ushqimi në ceremoninë festive, pritet që të merren masa administra­tive ndëshkuese ndaj pronarit të lokalit, i cili aktualisht po procedohet në gjendje të lirë. Gjithashtu, lidhur me këtë ngjarje autoritete­t e Spitalit të Durrësit kanë lajmëruar edhe Drejtorinë e Higjienës për të parandalua­r përsëritje­n e një ngjarjeje të tillë. “Më datë 13.08.2017, në Shijak, në një lokal, në pronësi të shtetasit Dh. K., 57 vjeç, banues në Shijak, në një dasmë janë helmuar shtetasit E. J., E. J., Dh. J., T. J., Q. K. e B. C., 55, 32, 42, 49, 57 e 43 vjeç, banues në Durrës, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Durrës për vlerësim, e cila po zhvillon hetime intensive për të zbardhur ngjarjen e rëndë”, sqaroi zyrtarisht Policia lidhur me ngjarjen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania