Panorama (Albania)

“Ishim 24 krushq, pjatat e higjiena na u dukën të rregullta”

-

Elton Jaupllari, njëri prej dasmorëve, tregon se si përfunduan krushqit dhe një pjesë e dasmorëve në spital. Sipas tij, gjithçka ka nisur pak orë pas përfundimi­t të banketit, i cili u zhvillua në një lokal në zonën e Shijakut. Ai shprehet se nga ana higjienike, si edhe nga paraqitja e ushqimit, nuk pati asnjë dyshim se mund të përfundoni­n të helmuar. Elton, nga dasma në spital. Si ndodhi? Nuk i çfarë të them. Ishim në dasmë ditën e diel dhe pasi përfundoi banketi, një pjesë e mirë e dasmorëve përfunduan në spital me probleme shëndetëso­re. Juve ishit krushq? Po. Ishim rreth 24 krushq dhe thuajse të gjithë përfunduam në spital. Pra ne, siç thuhet, e kthyem vizitën. Ne jemi njerëzit e nuses dhe kishim shkuar te dasma e dhëndrit. Në fakt nuk ndjemë shqetësime shëndetëso­re vetëm ne krushqit, por edhe një pjesë e dasmorëve të tjerë.

Si mendoni, çfarë mund ta ketë përkeqësua­r shëndetin tuaj?

Nuk di çfarë të them, ndoshta ushqimi. Lokali ishte shumë i pastër dhe ushqimi shumë i mirë, por tani nuk di çfarë të them. Ndoshta ushqimi, ose ndonjë pije. Prej tri ditësh ndodhemi në spital. Ishim në gjendje të rëndë, por falë ndihmës së mjekëve duket sikur jemi pak më mirë sot ( dje). Me çfarë simptomash u paraqitët në spital? Pak orë pasi përfundoi banketi, nisën shqetësime­t e para. Fillimisht temperatur­ë, diarre dhe të vjella. Kur pamë se kjo simptomë po i prekte të gjithë krushqit që ishin, ne iu drejtuam menjëherë spitalit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania