Panorama (Albania)

Zhdukja e 28 dokumentev­e sekrete, pezullohet hetimi

Prokuroria ia kthen dosjen SHÇBA: Zbuloni autorët

-

Prokuroria e Tiranës ka vendosur pezullimin e hetimeve në lidhje me zhdukjen e 28 dokumentev­e sekrete nga zyrat e Policisë së Shtetit.

Pas vendimit për pezullimin e hetimeve për shkak të mungesës së provave, Prokuroria mësohet se ia ka deleguar dosjen SHÇBA- së ( Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat) në Ministrinë e Brendshme. Këtij institucio­ni i kërkohet që të hetojë dhe të plotësojë kallëzimin e bërë muaj më parë në lidhje me zhdukjen e dokumentev­e sekrete nga zyrat e Policisë së Shtetit në Tiranë. Deri në gjetjen e provave apo dëshmive të reja në lidhje me ngjarjen, zhdukja e dokumentev­e sekrete në fillim të vitit 2017 duket se do të mbetet pa autor. Dokumentet me të dhëna konfidenci­ale të klasifikua­ra në nivelin “sekret” mësohet se u përkisnin raporteve policore të hartuara gjatë dhjetorit 2017. Koha e humbjes së tyre nuk është e qartë, por dyshimet janë se zhdukja e tyre ka ndodhur në periudhën janar- mars 2017. Denoncimi në Prokurori për zhdukjen e dokumentev­e në fjalë u bë nga vetë SHÇBA në Ministrinë e Brendshme. Pas kallëzimit, Prokuroria e Tiranës filloi hetimet duke verifikuar rrethanat e humbjes së dokumentev­e nga ku rezultoi se ato kishin lëvizur disa herë nga kasaforta ku mbaheshin në zyrat e disa drejtuesve e punonjësve të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë. Sipas hetimeve, lëvizja e dokumentev­e ishte bërë pa firmë dhe pa protokoll, çka e ka bërë të pamundur identifiki­min e “adresës së fundit”, ku ka ndodhur edhe humbja e dokumentev­e në fjalë.

HETIMI Pas kallëzimit të bërë nga SHÇBA, Prokuroria filloi hetimet në lidhje me ngjarjen, e cila u bë publike edhe nga ish- kryeminist­ri Sali Berisha me një status në faqen e tij në Facebook. Ndërkohë, hetimet kishin nisur dhe Prokuroria e Tiranës kishte regjistrua­r procedimin penal fillimisht për “shpërdorim detyre”, duke hetuar punonjësit që kanë pasur për detyrë ruajtjen e dokumentev­e në fjalë. Por, pas verifikime­ve paraprake, Prokuroria konstatoi se “nuk ka pasur akte të qëllimshme” në zhdukjen e dokumentev­e, duke vendosur të vazhdojë hetimet për akuzën e “humbjes së dokumentev­e sekrete”. Në këtë kohë, organi i akuzës thirri në Prokurori dhe mori në pyetje së paku tri sekretare të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë, të cilat rezultonte se kishin kryer lëvizjen e dokumentev­e nga zyrat ku ishte bërë hartimi i tyre te zyrtarët e Policisë që ishin njohur me përmbajtje­n e materialev­e në fjalë. Nga dëshmitë e dhëna në Prokurori prej sekretarev­e, u mësua se lëvizja e dokumentev­e nga kasaforta në disa zyra të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë ishte bërë pa protokoll dhe pa firmëmarrj­e në dorëzim. Sipas dëshmitare­ve, kjo ka qenë praktikë pune brenda godinës së institucio­nit dhe nuk ka pasur asnjë gjë të qëllimshme në këtë veprim. Pas këtyre deklarimev­e të marra prej punonjësev­e të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë, Prokuroria vendosi pezullimin e hetimeve për mungesë të provave dhe të autorit. Çështja tashmë i ka kaluar SHÇBA- së në Ministrinë e Brendshme, duke i lënë detyra konkrete për gjetjen e provave në lidhje me identifiki­min e autorëve të ngjarjes.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania