Panorama (Albania)

Policë privatë me diploma false, 1 i ndaluar 3 në hetim

-

TIRANE - Një punonjës i një policie private është ndaluar dhe tre të tjerë po hetohen në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës, pasi dyshohen se kanë punësuar persona të ndryshëm me dokumente të falsifikua­ra. Bëhet fjalë për diploma false, me të cilat kanë qenë të pajisur 3 punonjës sigurie të një SHPSF, që ndodhet në Paskuqan, për të cilat sipas Policisë mund të ketë qenë në dijeni edhe administra­tori i kësaj shoqërie. Diplomat e shkollës së mesme dyshohet se janë falsifikua­r nga shtetasi me iniciale E. R., 35 vjeç, jurist i kësaj shoqërie, i cili është ndaluar nga Antikrimi Ekonomik i Tiranës, me akuzën e falsifikim­it të dokumentev­e. Ndërsa ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për tre punonjësit e sigurisë së SHPSF, shtetasit me iniciale Ç. K., 37 vjeç, E. G., 44 vjeç dhe A. B., 46 vjeç, në emër të të cilëve figuronin diplomat e falsifikua­ra. Nga ana tjetër, oficerët e Policisë kanë sekues- truar për verifikim edhe gjithë dokumentac­ionin e shoqërisë private të sigurisë fizike, që tashmë po verifikohe­t nëse ka parregulls­i të tjera. Gjithashtu, po verifikohe­t edhe administra­tori i kësaj shoqërie, nëse ka pasur dijeni për punësimet e paligjshme, apo nëse i ka plotësuar kriteret e kërkuara me ligj për shoqëritë private të sigurisë fizike. “U ndalua një person dhe u shoqëruan 3 të tjerë, pasi dyshohet se gjatë verifikimi­t të dokumentac­ionit për SHPSF, iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 3 diploma të shkollave të mesme, të dyshuara të falsifikua­ra”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania