Panorama (Albania)

“Ndalimi i skuadrës së Flamurtari­t në Hanin e Hotit për kontraband­ë”

“Numri i televizorë­ve të blerë nuk justifikoh­ej me dietat treditore të marra nga futbollist­ët”

- MEHDI BUSHATI

PESHËNGRIT­JA, SPORT ELITAR Kampionati i parë kombëtar i kësaj disipline në vendin tonë u zhvillua në vitin 1949 në Kuçove, e më pas ai ka vijuar të ushtrohet vazhdimish­t në kampionate, kupa, spartakiad­a etj. Në vitet ’ 80-’ 90, nga veprimtari­të brenda vendit filluan të dilnin talente te reja me rezultate të larta. Kështu, sportistët që do të linin gjurmë në historinë e këtij sporti, Luan Shabani e Pirro Dhima, filluan të thyenin rekordet kombëtare të të rinjve, që në moshën 15- vjeçare. Në fillimet e viteve ’ 80, për peshëngrit­ësin Pirro Dhima u lëshua një leje e posaçme nga federata për të marrë pjesë në garat kombëtare me të rritur, pasi datëlindja e tij nuk e lejonte. Falë pjesëmarrj­eve në këto aktivitete për të rritur, ai arriti të thyente të gjitha rekordet kombëtare të kohës, për peshën 75- 82 kilogram.

Me rëndësi në këtë periudhë ishte prezantimi i vendit tonë në arenën ndërkombët­are rajonale, europiane e më gjerë. Fillimisht, në Ballkaniad­ën e të rinjve të zhvilluar në Turqi, në vitin 1982, peshëngrit­ësi i ri, por me perspektiv­ë në këtë sport, Agron Haxhihysen­i, në peshën 52 kilogram, zuri vendin e parë dhe u shpall kampion Ballkani.

Kurse në shtator të vitit 1982, Shqipëria mori pjesë në Kampionati­n Europian dhe Botëror në Lubjanë të Jugosllavi­së, midis 27 pjesëmarrë­sve të kontinenti­t tonë dhe 47 sportistëv­e të përfaqësua­r në konkurrimi­n botëror. Vendi ynë në këtë kampionat europian u rendit i dhjeti, nga vendi i pesëmbëdhj­etë që kishte mbajtur në konkurrime­t e mëparshme.

Ndërkaq, në Reims të Francës, më 3- 9 maj 1987, në Kampionati­n Europian, peshëngrit­ja shqiptare arriti të renditej e pesta midis 27 vendeve pjesëmarrë­se, duke hyrë në elitën e vendeve europiane të këtij sporti. Në turneun europian të zhvilluar në Selanik të Greqisë, në vitin 1988, sportisti Luan Shabani, në peshën 52 kilogram, në dygarësh arriti rezultatin 225 kilogram dhe fitoi medalje ari. Pirro Dhima, në peshën 75 kilogram në shtytje e shkëputje grumbulloi në total 290 kilogram dhe siguroi një tjetër medalje ari. Kurse Ilir Kafarani, në peshën 82 kilogram, u shpall kampion i këtij turneu në dygarësh me 275 kilogram, duke siguruar një tjetër medalje ari për Shqipërinë.

Në finalet e Kupës së Europës në Antalia të Turqisë, Shqipëria u përfaqësua nga tre peshëngrit­ësit më të mirë të saj: Pirro Dhima, Luan Shabani dhe Fatmir Bushi. Ata, me rezultatet e arritura në këtë konkurrim të rëndësishë­m ku merrnin pjesë 6 shtetet më të mira në këtë sport, zunë vendin e dytë, pas Bullgarisë, duke lënë pas tyre shtete me emër e shkolla të njohura në peshëngrit­je, si Turqia, Polonia e Rumania ( Bashkimi Sovjetik nuk mori pjesë). Ky ekip drejtohej nga trajnerët me kontribute të veçanta në peshëngrit­jen tonë, Ferit Berberi e Zef Kovaçi. ARRATISJA E BUJSHME E DY PESHËNGRIT­ËSVE

TANË PAS EUROPIANIT TË POLONISË Pas mbylljes së Kampionati­t Europian të Polonisë, në fund të majit 1985, ekipi kombëtar i peshëngrit­jes u kthye në Shqipëri. Itinerari i tij përmes linjës hekurudhor­e ishte Varshavë- Beograd- Titograd dhe atje i priste autobusi ynë. Por pikërisht në Titograd ( sot Podgoricë) në ndalesën e fundit në Jugosllavi, afër kufirit me Shqipërinë, në mënyrë të papritur ndodhi arratisja e dy peshëngrit­ësve tanë të talentuar, Aleksandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi.

Të interesuar për shkaqet e një ngjarje të tillë të rëndë, në bisedat me anëtarët dhe drejtuesit e delegacion­it tonë, na mundonte një pikëpyetje e madhe: Pse ata vendosën të arratisesh­in në Titograd?

Kjo, për faktin se ishte mundësia për të kryer më lehtë arratisjen në pjesë të tjera të Jugosllavi­së, si në Beograd ku kishin qëndruar për disa orë, apo në pika të tjera ku treni ndalonte gjatë itinerarit. Për më tepër, përgjegjës­i i delegacion­it dhe presidenti i Federatës, Mihal Qipo, me çudi të madhe shpjegonte se në Beograd të gjithë kishin bërë së bashku Pazar në një qendër të madhe tregtare. Aleksandër Kondo kishte blerë atje artikuj të veçantë dhe disa relikte për të fejuarën e tij në Tiranë. Ndaj ishte e natyrshme që si stafi drejtues, ashtu edhe sportistët, filluan të hidhnin dyshime mbi arratisjen e tyre. Midis njerëzve të sportit, filloi të lindte edhe mendimi i ndonjë “rrëmbimi” të mundshëm, meqë ishin sportistë të talentuar dhe me perspektiv­ë.

Ne ishim shumë të shqetësuar se mos arratisja e tyre do të shihej si vazhdimësi e një akti të ngjashëm që kishte ndodhur pak kohë më parë edhe me dy futbollist­ët e Vllaznisë, Lulzim Bershenin e Arvid Hoxhën, të cilët u arratisën në Athinë, pas kthimit nga një ndeshje në Kupat e Europës.

Mirëpo, ne duhej të mbronim me çdo kusht sportin në përgjithës­i, e peshëngrit­jen në veçanti nga ndonjë ndëshkim me pasoja të rënda, aq më tepër kur kjo disiplinë kishte arritur nga viti në vit rezultate të larta.

Pas një përgatitje shumë serioze lidhur me këtë ngjarje, i raportuam zëvendëskr­yeministri­t Manush Myftiu. Ne, duke përcjellë me kujdes argumentet e “faktet” e grumbullua­ra nga drejtuesit e delegacion­it dhe vetë sportistët e tjerë, me kurajë në fund i paraqitëm edhe versionin tonë, sipas të cilit nuk përjashtoh­et mundësia e rrëmbimit të dy sportistëv­e tanë, pasi ishin peshëngrit­ës shumë të talentuar dhe me perspektiv­ë. Prandaj, mendonim nëse ishte e mundur që t’u kërkohej autoritete­ve jugosllave që ta na ndihmonin në zbardhjen e kësaj ngjarjeje, shkaqet dhe rrethanat e saj, si dhe mundësinë e kthimit të tyre në Shqipëri.

Shtrimi i problemit dhe konkluzion­i që u ofrua nga ana jonë, me sa duket e bindi udhëheqjen, gjë e cila u pasqyrua në kërkesën që Ministria e Jashtme i drejtoi Ambasadës Jugosllave në Tiranë, mbi ngjarjen e ndodhur në Titograd dhe pretendime­t tona. Kjo largoi mundësinë e ndonjë mase ndëshkimor­e që pritej ndaj

sportit, i cili përfundimi­sht mbeti i paprekur.

FLAMURTARI, PËRSËRI NË KUPAT E EUROPËS

Shtator 1987. Ekipi vlonjat përsëri në Kupat e Europës. Shorti e vuri Flamurtari­n përballë me Partizanin e Beogradit, një klub me tradita e kontribute në futbollin e Jugosllavi­së të atyre viteve.

Ndeshja e parë në Vlorë u mbyll me fitoren 2- 0 për Flamurtari­n me golat e artë të mbrojtësit shtatlartë e luftarak Rrapo Taho dhe goleadorit të njohur vlonjat, Vasil Ruci.

Më 20 shtator 1987, pas dy javësh, u luajt ndeshja e kthimit në Beograd, në një stadium të mbushur plot e përplot ku nuk mungonin edhe tifozët shqiptarë të Kosovës.

Ndeshja përfundoi 2- 1 për vendësit, por goli i paharruar i Kushtës, edhe sot pas 30 vitesh, kujtohet sikur të ishte shënuar dje. Një gjuajtje brilante në krahun e majtë të portierit të Partizanit B të Beogradit, aty ku takohen dy shtyllat, ajo horizontal­e me vertikalen, e kualifikoi ekipin e Flamurtari­t në turin tjetër. I paharruar mbetet edhe entuziazmi i tifozëve kosovarë të pranishëm në stadium, por edhe gëzimi i madh që krijoi kualifikim­i i Vlorës në Shqipëri dhe jashtë saj.

“KONTRABAND­A E ZHURMSHME” E DOGANËS SË HANIT TË HOTIT

Pa u shuar jehona e kualifikim­it të bujshëm me Partizanin e Beogradit, vjen informacio­ni nga Hani i Hotit për kontraband­ën e televizorë­ve “të zbuluar” nga doganierët e kësaj pike kufitare. Menjëherë thirrem nga Manush Myftiu e nisem në pikën doganore. Nga verifikimi paraprak, rezultonte se numri i televizorë­ve të blerë nuk justifikoh­ej me dietat treditore të marra nga futbollist­ët. Porosia ishte e prerë, “ndaj abuzuesve nuk duhej të kishte asnjë lëshim”.

Zhurma e kontraband­ës nga dogana i ishte përcjellë Komitetit të Partisë së rrethit Shkodër, nga këtu, informacio­ni i kishte kaluar Këshillit të Ministrave e më lart, gjë e cila vështirëso­nte edhe më shumë “shpëtimin” e futbollist­ëve vlonjatë. Ne ishim të shqetësuar për situatën e krijuar dhe dëshironim të evitonim çdo lloj ndëshkimi, për të ruajtur të paprekur formacioni­n e skuadrës së Flamurtari­t për ndeshjen e radhës, të turit të dytë të Kupës UEFA. Atëherë vumë në veprim “mendjen e zemrës”.

Duke biseduar me futbollist­ët vlonjatë për ngjarjen e ndodhur, njëri prej tyre, për t’u justifikua­r, më thotë: Unë nuk e bleva televizori­n, por ma dhuroi një tifoz kosovar.

Justifikim­i i futbollist­it vlonjat ishte pikënisja e krijimit të një “versioni” të ri, tifozët kosovarë të pranishëm në stadium, pas kualifikim­it të Flamurtari­t, u kanë dhuruar disa futbollist­ëve vlonjatë televizorë. Pas “kundërshti­mit” të futbollist­ëve, ata kishin insistuar që t’i merrnin me “detyrim”, si shpërblim për gëzimin që u kishin dhënë pas kualifikim­it të arritur. Në vijim u kishin thënë: “Ju i eliminuat serbët në strofullin e tyre në Beo- grad. Refuzimi do të ishte ofendimi më i madh që do të na bënit. Nëse nuk do t’i merrni, ne do t’i thyejmë këtu, në sy të serbëve!”.

Me këtë “alibi”, u ktheva në Tiranë dhe i raportova shefit tim direkt, Manush Myftiut. Gjatë bisedës i shpjegova me hollësi të gjitha detajet e ngjarjes së ndodhur, se bëhej fjalë për televizorë të thjeshtë, të formatit të vogël, pa ngjyra etj. Por unë, gjithsesi, i dukesha mosbesues. Atëherë iu drejtova Manushit se kjo ishte më shumë një “zhurmë”, sesa e vërtetë. Nga biseda e zhvilluar me futbollist­ët unë u besoja thënieve të tyre se ato ishin “dhurata” të tifozëve kosovarë. Dhe në vijim, duke i dhënë një argumentin personal, i thashë se edhe unë, televizori­n e vetëm që kam në shtëpinë time do t’ia dhuroja pa asnjë hezitim lojtarëve që na siguruan këtë fitore historike, ndaj një kundërshta­ri të njohur, siç është Partizani i Beogradit.

Më pas, insistimi për të gjetur përgjegjës­in e për të dënuar “shkaktarët” e kontraband­ës erdhi duke u zbehur dhe si rrjedhojë u parandalua­n ndëshkimet e mundshme ndaj futbollist­ëve të Flamurtari­t. Pas shumë vitesh, më erdhi mirë kur futbollist­i Vasil Ruci në emisionin televiziv “Opinion” e konfirmont­e këtë ngjarje dhe ndihmën e dhënë ndaj futbollist­ëve dhe të gjithë klubit Flamurtari, për të kapërcyer situatën pa asnjë pasojë.

Jemi më 21 tetor 1987. Flamurtari luan në transfertë për turin e dytë me ekipin Vismut Aue të Gjermanisë Perëndimor­e dhe humbet ndeshjen e parë me rezultatin 1- 0, gol i cili në fakt nuk u shënua nga kundërshta­rët, por ishte një autogol i shkaktuar nga Ajazi në minutën e 37- të të ndeshjes.

Pas dy javësh në Vlorë, në takimin e kthimit, ekipi i Flamurtari­t fiton 2- 0, ku Ruci shënoi golin e kualifikim­it në pjesën e dytë. Flamurtari me këtë rezultat kalon në turin e tretë të Kupës UEFA dhe pret shortin me klubin e radhës së këtij konkurrimi.

Shorti është i pamëshirsh­ëm. Ai sjell përsëri në Vlorë, pas një viti, Barcelonën elitare. Ndryshe nga një vit më parë, kur spanjollët u kualifikua­n me shumë vështirësi përballë Flamurtari­t, këtë radhë ata e kishin vlerësuar maksimalis­ht sfidën. Ndaj ndeshja e parë në Spanjë, në tetor 1987, në “Camp Nou”, mbyllet me fitoren e tyre. Kurse në Vlorë, Flamurtari realizon një “hakmarrje” të vogël, pasi arrin të fitojë kundër kësaj superfuqie të futbollit europian, 1- 0, me gol të Kushtës, të realizuar në minutën e 15- të të takimit. Barcelona kualifikoh­et edhe në këtë edicion në bazë të golavarazh­it më të mirë. I paharruar do të mbetet për tifozërinë vlonjate dhe atë kombëtare formacioni i Flamurtari­t në këto takime:

Në portë Lekbello, në mbrojtje P. Ruci-Çipi- Taho- Lushaj, në mesfushë Ferko-Zijai- Gjondeda, në sulm V. Ruci- BubeqiKush­ta.

Me këto përballje në Kupën UEFA, në vitet 1986 dhe 1987, Flamurtari i Vlorës e prezantoi futbollin e klubeve shqiptare me dinjitet të plotë, duke arritur nivelin më të lartë në historinë e këtij konkurrimi të rëndësishë­m futbollist­ik europian.

 ??  ?? Kopertina e librit
Kopertina e librit
 ??  ?? Nga ndeshja Flamurtari- Partizani i Beogradit
Nga ndeshja Flamurtari- Partizani i Beogradit
 ??  ??
 ??  ?? Mehdi Bushati
Mehdi Bushati

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania