Panorama (Albania)

Dinamo “djersin” ndaj Skënderbeu­t, gol në shtesë

Gol i anuluar padrejtësi­sht, Latifi nderon korçarët, Shehi hero

-

Skënderbe madhështor në Zagreb. Ndodh shumë rrallë që një barazim si ai i djeshmi, mos të të kënaq.

Por kështu ngjau me korçarët, të cilët me gjithë atë lojë të mirë që zhvilluar në stadiumin "Maksimir", u ndëshkuan në limit. Ishin vetëm pak sekonda larg fitores së artë, e cila i jepte shansin e madh për të qenë një hap larg fazës së grupeve, por sa fati, aq edhe pakujdesia apo mungesa e eksperienc­ës, sollën atë barazim fatal. Por, pjesa e "faturës" i mbetet gjyqtarit, i cili në mënyrë krejt absurde dha 5 minuta shtesë, në një kohë kur nuk ndodhi asnjë vonesë. Ky 90 minutësh nuk mund të kthehet më pas. E megjithatë,

rezultati madhështor nuk do harrohet lehtë dhe mbi të gjitha fakti që Skënderbeu jo vetëm luajti si i barabartë, por e futi në kolaps Dinamon. Morën atë që shpresuan, paçka se mundësitë ishin për më shumë. Historia mund të përsëritet, por që kjo të ndodhë, bardhekuqv­e u mbetet për detyrë që të bëjnë "kampionin" edhe në Elbasan. AVANTAZHI I ARTË Dinamo zbret në fushë pa Sudanin dhe me një Çoriç të gjymtuar, ndërkaq Skënderbeu kishte luksin që në fushë të hidhte më të mirët. Daja guxon, ndërsa i beson majën e sulmit Soues, një lojtar që ka vetëm një javë që stërvitet. Ngacmimet e para vijnë nga Dinamo, por as Hoxhiç dhe as Moro, nuk krijojnë rrezikshmë­ri. Skënderbeu tregon veten në të 14- n dhe me një kroat te Radas, i cili shkarkon të djathtën me një goditje dënimi, por grushtimi i Livakoviçi­t shpëton portën. Ky rast i jep më shumë besim korçarëve, që arrijnë të bllokojnë më së miri manovrën sulmuese të vendësve. Në të 29n Gavazaj humb topin në zonë, por gjuajtja e Lecjaks përplasjet në trupin e Radasit. Atëherë kur nuk pritej, Skënderbeu "trondit" stadiumin. Në të 37- n Gavazaj ndërmerr një kundërsulm të shpejtë nga e djathta dhe shërben për Latifin në zonë, gjuajtja e mesfushori­t përplaset në trupin e portierit, por për fat topi rikthehet sërish në këmbët e kosovarit, që nuk gabon dhe e shtyn në rrjetë. 0- 1 për Skënderbeu­n. Pjesa e parë mbyllet me një tjetër rast të Latifit, por këtë herë nuk e mposht dot Livakoviçi­n. BARAZIMI DRAMATIK

Ndeshja rinis pa ndryshime në formacione, por me Skënderbe agresiv. Soue tregon veten në të 46- n, ndërsa në të parin rast serioz që kishte, shënoi. Festa mbetet në tentativë, pasi vijërojtës­i sinjalizon pozicion jashtë loje dhe këtë herë vendimi është i drejtë. Pak sekonda më pas është Dinamo që rrezikon me anë të Hoxhiç, por Shehi është i pakalueshë­m. Vendasit e zhvendosin lojën në të djath- të, ku Mici has vështirësi i lënë i vetëm nga Latifi. Kroatët fitojnë terren dhe sulmojnë pambarimis­ht, por finalizimi lë për të dëshiruar. Në të 51ën Fernandes godet me kokë, por topi përfundon mbi tra. Minuta paniku në të 54- n. Gjuajtja e Stojanoviç, nuk kontrollon dot nga Shehi, por për fatin e Skënderbeu­t, Hernandez nuk arrin të devijojë. Skënderbeu është më i tërhequr dhe në këtë moment futet në lojë, Daja, i cili bën disa lëvizje. Nxjerr Osmanin për Xhejmsin, duke këmbëngulu­r për fitoren. Afrikani i sapofutur në fushë nuk arrin që të japë si duhet topin te Latifi. Dinamo kërkon golin, por janë të pasaktë. Minutat kalojnë dhe presioni rritet, e megjithatë Shehi bën mrekullinë, jo vetëm në të 80- n pas një gjuajtjeje të Moros, por edhe më pas të Hernikes, me një superpritj­e. Megjithatë, e pabesueshm­ja ndodh në sekondat e fundit të minutës së 94- t. Një goditje dënimi e Fernandes devijohet nga Henrikez, Shehi nuk e bllokon dot topin. Ndërhyrja e Jashanicës ishte e vonuar, pasi "sfera" e kishte kaluar vijën fatale. Ndeshja në Zagreb mbyllet me shifrat 1- 1 dhe tashmë verdikti final do të jepet të enjten tjetër në "Elbasan Arena".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania