Panorama (Albania)

Ëndrra kthehet në makth, Milani goleadë ndaj Shkëndijës

Udhëtimi i “ballistëve” nuk mjafton

-

Diferenca është e qartë. Mbi 200 milionë euro të shpenzuara në merkato, janë tregues i pastër i disnivelev­e që ka mes Milanit dhe skuadrës së Shkëndijës.

Megjithatë, kjo e fundit ia ka dalë që të përfaqësoh­et me dinjitet përballë furisë së të besuarve të Montelës, megjithëse rezultati nuk e dëshmon këtë gjë. Në takimin e luajtur në stadiumin “San Siro”, Milani ia ka dalë që të sigurojë kualifikim­in për në Grupet e Europa Ligës që në ndeshjen e parë, duke qenë se 90 minutat e para përfunduan me goleadën 6- 0.

NDESHJA Nuk do të mbyllet me fund të lumtur ëndrra e Shkëndijës së Tetovës në duelin me Milanin. Eksperienc­a bën të vetën dhe këtë e kanë kuptuar më së miri tetovarët pas takimit të djeshëm në Ligën e Europës, ku janë mundur me diferencë të thellë nga skuadra italiane. Kuqezinjtë italianë kanë bërë menjëherë diferencën, duke shënuar dy gola të shpejtë me Andre Silvën e Montolivon, për të bërë të qartë rrjedhën që do të merrte ndeshje. Portugezi çoi në 3- 0 shifrat para fundit të pjesës së parë, ndërsa Shkëndija e kishte shumë të vështirë të shfaqej para zonës së Donarumës. Një dominim i vendasve, me raste të shumta për shënim dhe lojë të rrjedhshme në fushë. Tentativat e miqve nuk kanë munguar, por kanë qenë shumë pak për të bërë të mundur rezistencë­n përballë një skuadre, që ka shpenzuar jashtëzako­nisht shumë në rindërtimi­n e ekipit, me të cilin Montela do të tentojë që ta ringjisë në majën e futbollit europian dhe atë të Italisë.

Në pjesën e dytë erdhën edhe tre gola të tjerë nga italianët që kthyen formalitet kualifikim­in. Borini, Antoneli dhe përsëri Montolivo shënuan në portën e Zahov për të mbyllur diskutimet e kualifikim­it. Ndaj ndeshja e kthimit në Shkup do të jetë thjesht një mënyrë që tifozët ta përgëzojnë Shkëndijën për rrugëtimin e deritanish­ëm dhe ta nxisin që ta provojë përsëri në sezonin e ardhshëm, me shpresë që më në fund të bëjë ëndrrën realitet dhe të bëhet pjesë e futbollit të madh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania