Panorama (Albania)

Vasili: Po hiqen vizat, Kryeminist­ër ku je?!

- Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamenta­r të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, akuzon kryeminist­rin Rama se nuk ka dëgjuar paralajmër­imet nga Europa. Në një status në “Facebook”, Vasili shkruan se Europa i vuri një zero të madhe dëlirit me timon e me tepsi, duke kujtuar se heqja e vizave për shqiptarët ka qenë një arritje madhore duke i çliruar ata nga poshtërimi në dyert e ambasadave. “Po hiqen vizat, kryeminist­ër ku je?! Heqja e vizave për shqiptarët, një nga arritjet më madhore të pluralizmi­t, rrezikon të zhbëhet. Ishte kjo arritje që çliroi shqiptarët nga poshtërimi në dyert e ambasadave dhe shembi izolimin e turpshëm dhe trajtimin tonë si qytetarë të dorës së tretë. Paralajmër­imet nga Europa kanë qenë pa fund, por shurdhëria dhe paaftësia kriminale e kryeminist­rit ka qenë fatale. Në fund të fundit ai punët e tij i ka fjollë, pavarësish­t se qindra mijëra shqiptarë vuajnë skamjen e papunësisë dhe varfërisë. Kryeminist­ri ynë nuk ka veshë, por ka vetëm stomak dhe të madh, madje.

Europa i vuri një zero të madhe dëlirit me timon e me tepsi.

Ç’taksirat ka populli të vuajë dëliret dhe paranojat e një shkollëpak­ti, llafazan të pashëruesh­ëm?”, shkruan Vasili.

Dy ditë më parë, duke komentuar një raport të Bankës së Shqipërisë për investimet jashtë vendit të bizneseve shqiptare, Vasili akuzoi sërish kryeminist­rin Rama. “Asgjë me vizion në ekonominë shqiptare, thjesht zhvatje e ditës dhe mpakje e pandalshme e ekonomisë shqiptare. Shkollëpak­ti, kryeminist­ri ynë edhe nuk e kupton këtë, edhe bën sikur nuk e kupton, të dyja janë rrënim shkatërrim­tar afatgjatë për vendin. Logjet e dëgjesave të shkollëpak­tit ia shpifën biznesit, ia vranë shpresën dhe optimizmin, ndaj edhe ai largohet jashtë vendit duke krijuar papunësi edhe më të thellë dhe një varfëri që nuk ndalet, por bëhet akoma më e rëndë”, shkruan Vasili në një status të tij në “Facebook”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania