Panorama (Albania)

Tronditet natën Vlora, shpërthim tritoli në makinën e 35- vjeçarit

-

VLORE- Një tjetër shpërthim automjeti ndodhi në Vlorë duke e kthyer tashmë në kryeqyteti­n e tritolit. Ngjarja është regjistrua­r në orën 03: 40 minuta të së dielës, në lagjen "Isa Boletini". Automjetit tip "Ford Focus", me targa AA 818 KF, i është vendosur një sasi eksplozivi dhe për pasojë është dëmtuar kryesisht në pjesën e përparme nga shpërthimi. Sipas Policisë, sasia e lëndës eksplozive e llojit tritol ka qenë e vogël dhe është dëmtuar te goma e përparme dhe motori. Mësohet se makina i përket shtetasit Platon Sinanaj, 35 vjeç, banues në Vlorë. Në momentin e shpërthimi­t, makina ka qenë e parkuar pranë banesës së tij. Policia ka nisur hetimet për shkaqet dhe identifiki­min e autorëve, ndërkohë nga deponimi i 35vjeçarit, ai ka mohuar të ketë konflikte. Sinanaj ka dëshmuar se kohë më parë ka administru­ar një lokal në qytetin e Vlorës, të cilin aktualisht e ka dhënë me qira. Sipas burimeve të Policisë, pas hetimeve të para, mësohet se 35- vjeçari nuk ka pasur precedentë të mëparshëm. Po hetohet në disa pista, një prej të cilave ajo e ndonjë konflikti të mundshëm, por edhe e kaluara e tij apo puna që ka kryer në administri­min e lokalit pranë banesës së tij. Ndërkohë, policia ende nuk ka ndonjë person të dyshuar apo të shoqëruar për ngjarjen, ndërsa në pyetje janë marrë edhe banorë të zonës, prej të cilëve mund të nxirren informacio­ne të vlefshme që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifiki­min e autorëve. Në vetëm pak ditë, ky është automjeti i tretë në Vlorë që përfshihet nga flakët. Për asnjërën nga ngjarjet policia nuk ka persona të identifiku­ar apo shkaqet që kanë çuar në ngjarje të tilla. Më datë 17 gusht, automjeti tip "AUDI Q7", i shtetasit Arben Rrokaj, pronar i një sho- qërie autobusësh u përfshi nga flakët nga zjarrvënia e qëllimshme. Dy ditë më vonë dhe pikërisht më datë 19 gusht, nga flakët u përfshi edhe automjeti i shefit të stacionit të policisë kufitare në Triport, Sadi Ceka. Makina u dëmtua thuajse plotësisht nga shpërthimi i një sasie lënde e dyshuar tritol, ndërsa ngjarja edhe në këtë rast, sipas Policisë ka qenë e qëllimshme. 49- vjeçari Ceka tri ditë para kësaj ngjarjeje u dhunua barbarisht nga tre persona pranë banesës së tij. Rasti i tretë i përket orëve të para të ditës së diel, më datë 20 gusht, kur automjetit tip "Ford Fokus" iu vendos eksploziv, ndërsa në të tre rastet flitet për ngjarje të qëllimshme, por ende nga Policia, për asnjë nga rastet në fjalë, nuk ka persona të arrestuar apo identifiku­ar, apo pista konkrete të hetimit dhe zbardhje të ngjarjeve në fjalë. Tre ngjarje që kanë ngjallur panik në Vlorë.

 ??  ?? Makina e dëmtuar nga shpërthimi
Makina e dëmtuar nga shpërthimi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania