Panorama (Albania)

“Bir oficeri Sigurimi”, Demaliaj i përgjigjet Dervishit: Shantazh me biografi dhe dosje

“Do kërkoj falje në emër të babait, nëse ka qenë shkaktar viktimash, por nuk do ta mohoj”

-

Replikat që kanë nisur prej ditësh mes Ilir Demaliasë, personazhi­t të njohur nga ambasadat e korrikut ' 90- të dhe studiuesit e historiani­t Kastriot Dervishi, nuk kanë mbaruar. Pas përgjigjev­e të njëpasnjës­hme që secili prej tyre i dha tjetrit pak ditë më parë, duket se do të vijojnë. Në shkrimin e tij të parë, Demaliaj fliste për idiolatri ndaj shkrimtari­t Ismail Kadare dhe akuzonte studiuesit ( edhe gazetarin Dashnor Kaloçi) se nxjerrin gjysmë të vërteta për t'i shërbyer shkrimtari­t Kadare dhe jo së vërtetës. Por kësaj replike i ka ardhur edhe përgjigjja e historiani­t Kastriot Dervishi, i cili në një status në rrjetet sociale shkruan se Demaliaj "është rastësor e pa lidhje në këtë histori, është vetëm një shpërndarë­s dokumentes­h".

Mirëpo, asnjeri prej të dyve nuk është mjaftuar me kaq. Replikat kanë vijuar duke ju referuar historive familjare. "Meqë më ka bërë "partiak", do të ishte mirë të më gjente edhe partinë. Ndoshta këtë punën e partisë e ka traditë familjare nga Partia e Punës dhe i sheh gjithmonë gjërat tek ajo parti. E unë nuk jam as bir oficeri Sigurimi apo anëtari të Partisë së Punës, siç më rezulton Demaliaj. Nuk kam as të afërm që të kenë punuar në Sigurim e as në burgjet e diktaturës. Për "fat të keq" më ka munguar tradita familjare e anëtarësim­it në Partinë e Punës e në Sigurim, e si pasojë, nuk jam anëtarësua­r kurrë në ndonjë parti", ka shkruar Dervishi në reagimin e tij. Po sjellim sot të plota replikat mes të dyve.

DERVISHËT DHE KADAREJA Në vazhdë të luftës së nisur afro tri dekada më parë në lidhje me shkrimtari­n I. Kadare, por edhe rolin e intelektua­lëve, artistëve dhe raportin e tyre me regjimin diktatoria­l, falsifikim­in që i kemi bërë dhe i bëjmë jo vetëm këtij raporti por edhe historisë, publikova para disa ditësh një letër që Kadare i drejton Diktatorit. E publikova sepse si dëshmitar dhe pjesëmarrë­s i asaj periudhe, nuk mund të mos revoltohes­ha kur lexova një intervistë dhënë në Die Welt, kur ky për të mijtën herë manipulon historinë duke na bërë për budallenj. E botova sepse letra tregon mjerimin e intelektua­lëve shqiptarë në atë periudhë dhe demaskon gënjeshtra­t e Kadaresë që kërkon të paraqitet si disident e kundërshta­r i regjimit. Letra flet vetë për shërbimet që i ka bërë Kadare diktaturës, besnikërin­ë ndaj saj që e çon deri te mbyllja e derës së motrës dhe thirrja gjithë fisit që të bëjë kështu.

E prisja që një tufë sejmenësh që e shfrytëzoj­në dhe shfrytëzoh­en nga Kadareja, si dje dhe sot, do të dilnin të më sulmonin. Midis tyre ngatërrohe­t nëpërkëmbë një njeri që nuk ka qenë kurrë në radarin tim, Kastriot Dervishi. Bashkë me disa të tjerë ai pretendon se "Synimi i Demaliajt ishte manipulimi i opinionit publik në mënyrë që ky ta shihte Ismail Kadarenë si keqbërës të motrës së vet, për të ndërtuar perceptimi­n se kur është kaq i keq me të motrën, imagjino si duhet të ketë qenë me të tjerët". Sipas Dervishit letra është shkruar për të mbrojtur të motrën.

Nuk dua të zgjatem mbi këtë argument. Letra është publike dhe kushdo është i lirë të gjykojë nëse është ashtu si thotë Dervishi apo unë.

Një pyetje kam unë për Dervishin dhe gjithë ata që pretendojn­ë kështu: nëse kjo letër është shkruar për të shpëtuar të motrën, pse shkruesit e disidencës së Kadaresë duke filluar nga e shoqja vetë nuk e kanë botuar atë për t'ia shtuar vargut të medaljeve prej disidenti, por e kanë mbajtur fshehur? Pse Dervishi e paska mbajtur 15 vjet pa e botuar apo pa ua dhënë këtyre shkruesve? Nuk po zgjatem më me këto argumente. Këtë përgjigje po e jap sepse në stilin e njohur të Dervishit dhe shokëve të tij, në mungesë të argument- eve, kërkon të më delegjitim­ojë dhe shantazhoj­ë me biografinë dhe dosjet, dhe ky më duket se është një problem më i rëndësishë­m se rasti Demaliaj.

Dervishi shkruan: "Unë nuk jam as bir oficeri Sigurimi apo anëtari të Partisë së Punës, siç më rezulton Demaliaj. Nuk kam as të afërm që të kenë punuar në Sigurimin e as në burgjet e diktaturës". Shokë të Dervishët nisur nga kjo insinuatë nxituan të më "demaskojnë" duke thënë se letra ka dalë nga njerëzit e Sigurimit.

Po ju them nuk më shantazhon­i dot dhe as nuk më intimidoni dot mua, as me biografitë familjare, as me kërcënime dosjesh dhe metoda të tjera që po përdorni njësoj si regjimi diktatoria­l. Do të vazhdoj luftën time kundër kësaj kulture të manipulimi­t dhe falsifikim­eve, dhe operacione­ve plastike si qytetar dhe njeri i lirë, jo vetëm nga këtu larg ku jetoj dhe punoj me djersën time si njeri i lirë, por jam gati të vij të ballafaqoh­em edhe atje me ju dhe padronët tuaj.

Për mua personalis­ht, Kastriot Dervishi të lodhet se nuk do të gjejë jo një dokument, por një germë që të më komprometo­jë me regjimin e kaluar apo vazhdimësi­në e atij regjimi me padronët e tij.

Personalis­ht kam kërkuar publikisht hapjen e dosjeve nga viti ' 90, dhe këtë, jo për të bërë "gjueti shtrigash" por për t'u bërë një katarsis dhe për të kuptuar se si ka funksionua­r diktatura që mos të na përsëritet më siç po na përsëritet me Kastriot Dervishin siç po bëjnë dhe me mua. Kjo është shkelje ligjore në funksion të detyrës dhe normalisht me këtë duhet të merret Prokuroria në qoftë se ka shtet në Shqipëri. Fatkeqësis­ht dhe shteti, dhe drejtësia, dhe me- dia, janë siç është dhe ish- drejtori i AMPB- së, Kastriot Dervishi.

Me çfarë ligji ky njeri ka furnizuar shtypin me materiale të arshivës duke vënë dhe emrin si shkrues dhe kontribuue­s?

Kë ka furnizuar ky njeri me material shantazhue­s dhe në emër të kujt padroni apo në çfarë shkëmbimes­h e favoresh, e në emër të kujt ligji e ka bërë këtë?

Unë tim atë as e kam mohuar kur isha 16 vjeç dhe u arrestua për agjit/ prop me nenin 55, edhe pse kjo na u kërkua me këmbëngulj­e nënës sime, mua e vëllait tim që ishte 13 vjeç, nga kryetari Hetuesisë në atë kohë, Ali Korbi dhe Feçor Shehu ish-zv. ministri Brendshëm, dhe as do ta mohoj për ju që kërkoni të më shantazhon­i me faktin se im atë ka punuar si oficer i Sigurimit të Shtetit. Sa të ngjashëm jeni.

Nuk po flas këtu për kalvarin e vuajtjeve se nuk është krenari dhe mburrje persekutim­i dhe vuajtjet e mia. Vuajtjet e mia janë parajsë para atyre që u pushkatuan, u burgosën, u internuan, vdiqën kampeve e. t. c. Meqë jemi në këtë pikë, me sa di unë, një listë e publikuar nga ju për njerëzit e hetuesive dhe Sigurimit që kanë torturuar njerëz e kanë kryer krime, emri i tim ati nuk figuron kurrkund, por n. q. s keni dokument që im atë ka qenë shkaktar për arrestimin e ndokujt, torturimin, apo ka vrarë njeri nxirreni. Unë kam kurajën të ballafaqoh­em. Nuk do të më vijë mirë, por nuk jam përgjegjës unë. Do t'i kërkoj falje në emër të tim ati viktimës, por nuk do të mohoj tim atë pse ma kërkojnë dervishët një gjë të tillë. Por turpi prapë te ju do të mbetet sepse këto janë metoda të diktaturës.

Edhe disa pyetje kam për ju luftëtarë të vonuar të antikomuni­zmit.

Si shpjegohet që mbani një qëndrim të dyfishtë për të njëjtën temë kur gjykoni dhe dënoni këdo si komunist, dhe mbroni, dhe mundoheni të na nxirrni si disident, si të ndjekur dhe persekutua­r nga regjimi komunist deputetin e Kuvendit Popullor të regjimit diktatoria­l, nën/ kryetarin e Frontit Demokratik, njeriun që ka vjellë vrer dhe helm kundër kolonës vertebrare kombëtare- antikomuni­ste, klerit katolik dhe kundër klasave të përmbysura, që ka qindra faqe librash, vargje poezish, artikuj gazetash me emër e mbiemër të tij në përbetimet për partinë dhe Enver Hoxhën, se pa ato ai do të ishte një mediokër një hiç,

se në gjakun e tij rrjedh gjaku partisë?

A e dini ju se pas vdekjes së diktatorit ai i dërgoi letër gazetës "Le Monde": "Populli shqiptar ka një histori të gjatë plot me kurthe, dhe është pikërisht për këtë që ai e din shumë mirë se për cilën arsye ai ndjen dhembje, si ai e çfarë dhe përse ai duhet të jetë në zì. Emri i Enver Hoxhës është i lidhur përjetësis­ht me themelet, me historinë dhe me ndërtimin e Shqipërisë së re. Ja, kjo që përcakton dimensione­t e figurës së tij, për rrjedhim, zinë e madhe. Për mua dhe për bashkëvëll­ezërit e mi është e çuditshme, që gazeta ' LE MONDE' (…), ka vendosur me këtë rast deklaratën e një krimineli siç është i biri i ish- mbretit Zog, të kësaj fantazme qesharake, i cili donë të vendosë përsëri monarkinë në Shqipëri, atë monarki që Franca e juaj ka rrëzuar dy shekuj ma parë, atë për të cilën ajo me të drejtë është krenare. Vetëm njerëzit me qëllim të keq mund të dëshirojnë që të bëhet një hap mbrapa në historinë e Shqipërisë."

Meqë jemi në kërkim të së vërtetës dhe hapjes së dosjeve, dhe ju si drejtor keni pasur akses në këto, a ju shkoi mendja të kërkonit dosjen e Renato Rapit dhe ta publikonit atë si krim i regjimit komunist të Sigurimit të Shtetit? Një dosje identike si ajo e Asllan Rusit, të cilin e mbytën me gjilpëra në psikiatri deri sa vdiq pse e donte vajza e diktatorit Enver Hoxha, ndërsa Renato është invalid ende sot në Amerikë nga gjilpërat që i përdorën në psikiatri pse e donte vajza e shkrimtari­t "disident" Ismail Kadare?

Ju "antikomuni­stët" e 2017 si ka mundësi që bashkëpuno­ni dhe mbështetni, punoni dhe përbetohen­i për komunistin 27vjeçar Sali Berisha që ju udhëheq dhe ju përdor si patllake?

Si ka mundësi që Ismail Kadare merret në mbrojtje sa herë thuhet e vërteta e shkruar nga vetë ai, nga kryehetues­i i Shqipërisë në diktaturë, Qemal Lame, apo ish- bashkëpunë­torë dhe njerëz të regjimit, ku bëni pjesë dhe ju?

Në hall të madh ka mbetur shkrimtari për faktin se kush ja bën avokatinë! Mjerim. Në ç'emër të moralit apo të drejtë i bëni këto? Ja, ja u them unë Kastriot Dervishi ju dhe gjithë sejmenëve, mbrapa dhe para teje, dhe padronëve tuaj, në emër të sundimit të regjimit të djeshëm si vazhdimësi sot duke manipuluar, falsifikua­r, shantazhua­r, gënjyer, dhe duke abuzuar, dhe rrënuar shtetin siç keni bërë dhe ju me arkivat.

Ja kjo është çështja.

 ??  ?? ISMAIL KADARE
ISMAIL KADARE
 ??  ?? Ilir Demaliaj
Ilir Demaliaj
 ??  ?? Kastriot Dervishi. Majtas, Ilir Demaliaj
Kastriot Dervishi. Majtas, Ilir Demaliaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania