Panorama (Albania)

Përfundime­t dramatike të raportit të Task- Forcës

- SAMI NEZA

Raporti Task-Forcës që paraqitën ministrat...

Qeveria në pushtet, por edhe politika në përgjithës­i, si dhe institucio­net që lidhen me ligjin dhe zgjedhjet duhet ta përthithin mirë këtë raport nëse kanë ndonjë vullnet për të nxjerrë vendin nga ajo gjendje ku edhe hamë bar, edhe parimet i shkelim

... teknikë të propozuar nga PD- ja përbën dokumentin më autentik që është prodhuar ndonjëherë nga administra­ta shqiptare, por edhe institucio­ne të tjera në lidhje me zgjedhjet.

Për herë të parë, një sy brenda qeverisë dhe administra­tës shqiptare ia doli të nxjerrë në shesh, vetëm për një muaj, probleme madhore që lidhen me strukturat e shtetit shqiptar dhe konfirmoi dështimin e shumë qeverive për të ndërtuar një administra­të efektive dhe në shërbim të qytetarëve, në vend të një administra­te që përfshihet në manipulimi­n e zgjedhjeve.

Detyra e Task-Forcës së drejtuar nga zv. kryeminist­rja Ledina Mandija ishte monitorimi i procesit zgjedhor dhe raporteve që krijohen me zgjedhjet nga administra­ta publike, institucio­net e ndryshme dhe Policia e Shtetit.

Tashmë kemi në dorë një material zyrtar të certifikua­r nga brenda, përmes të cilit konfirmohe­t dështimi i zgjedhjeve të lira në vend.

Raporti është shumë më i detajuar dhe shumë më esencial se të gjitha raportet e OSBE/ ODIHR- it, që kemi parë në të gjitha zgjedhjet parlamenta­re apo lokale të zhvilluara në Shqipëri. Përkundrej­t misioneve të huaj faktmbledh­ëse për zgjedhjet që kanë vlerësuar me një sy të shpejtë zbatimin e ligjit zgjedhor shqiptar, ky dokument depërton të gjitha perdet e qeverisjes, duke konfirmuar atë që nuk e kanë thënë asnjëherë vëzhguesit: manipulimi i zgjedhjeve në Shqipëri nuk është vetëm çështje e partive politike, por e një strukture të tërë shtetërore të politizuar dhe të armiqësuar me rregullat e demokracis­ë.

Nuk ka nevojë të lodhesh shumë për të verifikuar deklaratat e komplikuar­a të OSBE- së, për të marrë vesh cilësinë e zgjedhjeve në vend. Raporti i kësaj organizate është një pamje nga jashtë dhe për pjesën që duket. Task- Forca, në ndryshim, ka një raport nga brenda për pjesën që ne nuk e shohim, por që prodhon në fakt të gjitha deformimet e zgjedhjeve në vend dhe si rezultat deformimin e demokracis­ë, shtetit ligjor, devijimet e parave, financimev­e, deri edhe korruptimi­n e buxhetit të shtetit, një fenomen që është tërësisht me patentë shqiptare.

Po ashtu, raporti i Task- Forcës është një material krejt tjetër në raport me prodhimet e shoqatave që merren me zgjedhjet. Duke konsiderua­r se shoqëria civile është e interesuar rrënjësish­t për të gjetur fajtorët në zgjedhje, tashmë e marrim vesh se sa shumë censurohet shoqëria civile në Shqipëri në rastin më të mirë dhe sa shumë manipulohe­t ajo nga donatorë shpeshherë të lidhur me interesa të politikës së brendshme, në rastin më të keq. Shoqëria civile që merret me zgjedhjet në vend është ndër grupet më serioze të shoqërisë civile apatike të vendit. Por nuk ia ka dalë asnjëherë të rrëmojë në qoshet e errëta të pushtetit që prodhon fituesit e zgjedhjeve. Ajo është mbajtur larg tyre, duke dëshmuar komplotin që ka pushteti me qytetarët e vet, edhe kur përsërit qeverisjen, por edhe kur ndërron atë, nëse nuk mund të ndalë ndërrimin.

Zgjedhjet në Shqipëri ndodhin larg syve të votuesve. Ky është një përfundim dramatik që vjen nga leximi i raportit të Task- Forcës.

Në raport shkruhet se ministritë gënjejnë për faktet, nuk konsideroj­në denoncimet, Policia përfshihet në grupet kriminale dhe forcat politike të pushtetit, Prokuroria bën vetëm hetime periferike, ministrat refuzojnë të mbikëqyrin zgjedhjet, Task- Forca gati u pushkatua nga këllira në krye të administra­tës publike, në institucio­ne ku kishte ministra teknikë. Zyrtarët më të lartë të administra­tës publike shkelin ligjin. Ditë të tëra gjatë fushatës, media është marrë me një kloun në Ministrinë e Arsimit, ndërsa sekretarja e përgjithsh­me e Ministrisë së Drejtësisë nuk jepte dorëheqjen, edhe pse ishte kandiduar. Dhe ku, në cilin institucio­n? Në Ministrinë e Drejtësisë.

Në të gjithë këtë histori shkëlqen me të zezën e tij Departamen­ti i Administra­tës Publike, që ka për detyrë të qeverisë punonjësit publikë, ndërkohë vijon të jetë krah me rrugaçët ligjorë.

Por në manipulim përfshihen edhe miniaturat e pushtetit. Ka një rresht në përmbledhj­e të raportit, ku thuhet se Task- Forca është penguar nga protokolli i Kryeminist­risë për të adresuar në prokurori çështje madhore dhe diku tjetër thuhet se matura shtetërore u manipulua për të kaluar nxënësit apo për të rritur notat në këmbim të votës.

Po cili raport i mëhershëm në Shqipëri ka nxjerrë kaq të përlyer çdo cep të pushtetit për ta ruajtur atë? Ne kemi parë vetëm kornizën, së çfarë është pikturuar aty, nuk kishte permangana­t ta rikthente gjurmën, veç kësaj here.

Task- Forca ishte vetëm tentativë. Dhe shihni çfarë ka bërë ndër të tjera. Ka administru­ar mbi 450 raste të shitblerje­s së votës në të cilën janë përfshirë zyrtarë të administra­tës publike deri në sferat më të larta, përfshi edhe Drejtorinë e Tatimeve, që mbledh gjysmën e parave të buxhetit të shtetit. Ia ka dërguar Policisë, dhe kjo e fundit më pas Prokuroris­ë. Mjafton të analizosh këtë zinxhir informacio­ni për të kuptuar se si i thuren vargonjtë lirisë në këtë vend. Policia ka konsiderua­r rreth 60 raste, ndërsa Prokuroria vetëm 10. Po gjykata? Ajo ka misionin për ta bërë zero. Po nëse Task- Forca do të ishte përtej tentativës? Të ishte një agjenci me qëllimin strategjik të formulimit të një skenari zgjedhjesh të drejta e të lira në vend me fuqitë e Policisë, Gjykatës dhe Prokuroris­ë në këtë rol? Atëherë ne do të shikonim edhe më qartë se pushteti në Shqipëri nuk këmbehet kurrë me 50% plus 1 votë. Se pushtetet në Shqipëri kanë ndryshuar me 70% plus 1 votë në rastin më të mirë dhe në rastin më të keq, kur nuk është votuar, si në qershorin e vitit 1997.

Ndërsa mijëra sy vëzhgojnë dhe kontrolloj­në zgjedhjet dhe ato sërish manipulohe­n, merre me mend se çfarë mund të ndodhë me copat e pushtetit, tenderat, koncesione­t, ndryshimet ligjore, aktet nënligjore, të cilat nuk i sheh kush ndërkohë që prodhojnë korrupsion, influencë, pushtet të pamerituar apo të blerë. Rreth 2000 mijë vëzhgues ka në zgjedhjet në Shqipëri, ndërsa kur bëhet një tender, është vetëm një komision me 7 veta dhe kur bëhet apo amendohet një ligj, një zyrë juridike në Kuvend, e cila prej katër vitesh nuk ka as drejtor të marrë përgjegjës­inë për produktin.

Prandaj, ngjan qesharake deklarata e Kryeminist­rit Rama për raport të njëanshëm. Hedh dyshime të forta mbi veten dhe vullnetin që ka shprehur për të reformuar administra­tën. Qeveria është tërësisht e njëanshme, madje edhe në periferinë më periferike të saj, protokolli­n e Kryeminist­risë. Qeveria është e njëanshme edhe në drejtorinë e maturës në Ministrinë e Arsimit, që ka shtypur me zjarr e hekur mësuesit e Matematikë­s, derisa formuluan tezën që e kryen për 20 minuta, 70 për qind e nxënësve. Ata që nuk ia kishin haberin, e morën përmes Facebook- ut nën kujdesin e Kryeminist­rit. Një qeveri që e kthen edhe një provim Matematike në ngjarje elektorale!!

Por ngjajnë qesharake edhe ato thirrje, deri në fyerje dhe ironi, që u bënë javët e fundit për ministrat teknikë, për largimin sa më shpejt nga zyrat, duke inkurajuar lënien e raportit në mes apo të mos shkruhej fare.

Ndoshta nuk ka pasur ndonjë prapaqëlli­m kjo kërkesë që vinte nga brenda opozitës, por nëse ky raport do të dilte nga kompjuterë­t e shtëpisë së ministrave teknikë, atëherë nuk dot kishte vlerën që ka sot. Raporti është ku e ku më i rëndësishë­m se çfarë do të ndodhë me autorët e tij.

Qeveria në pushtet, por edhe politika në përgjithës­i, si dhe institucio­net që lidhen me ligjin dhe zgjedhjet duhet ta përthithin mirë këtë raport nëse kanë ndonjë vullnet për të nxjerrë vendin nga ajo gjendje ku edhe hamë bar, edhe parimet i shkelim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania