Panorama (Albania)

Kina me investime reale, drojë apo inkurajim

- LEONIDHA MËRTIRI

Kanjë fakt real: marrëdhëni­et e mira...

... ndërshtetë­rore të Shqipërisë me Republikën Popullore të Kinës kanë nxitur një bashkëpuni­m më të madh ekonomik edhe në fushën e investimev­e. Aktualisht, Kina është i vetmi realitet, një vend që lëviz konkretish­t me investimet e saj në Shqipëri. Marrja me koncesion nga kompania e njohur kineze “China Everbright” e Aeroportit Ndërkombët­ar të Rinasit apo blerja nga kompania tjetër, “GeoJade Petrolium Corporatio­n”, të “Bankers Petrolium” janë nga investimet më të rëndësishm­e. Krahas tyre, vëllimi tregtar midis dy vendeve u rrit vitin e kaluar në mbi 9.8 për qind, në krahasim me vitin e mëparshëm, duke e bërë Kinën edhe nga partnerët tanë më të rëndësishë­m në fushën e tregtisë. Vetëm në muajt e fundit një numër i madh biznesmenë­sh, që përfaqësoj­në kompani e firma të ndryshme, kanë qenë të pranishëm në vendin tonë. 36 projekte kineze janë në studim e sipër. Ja pse Kina është një realitet i prekshëm në fushat që përmendëm, që funksionon suksesshëm.

Në tërë këtë tablo shfaqen dhe qëndrime të tilla, që bien ndesh me arritjet e mësipërme. Ato vishen me drojën se mos Shqipëria po i kthehet Lindjes, në vend që të kapet fort pas Perëndimit, se po i afrohet përsëri një shteti komunist e të tjera si këto. Por rruga e shqiptarëv­e dihet dhe nuk ka zot që ta sfumojë ëndrrën e kahershme, tashmë vendosmëri­në për integrimin europian të tyre. Atëherë, a duhet ushqyer kjo lloj droje? Një pyetje, mendoj që nuk ka nevojë për përgjigje. Kina është një shtet i fuqishëm, jo vetëm në fushën e politikës globale, por dhe në ekonomi, e integruar kjo si në atë evropiane, edhe në atë botërore. Por le të shkojmë më tutje. Së pari, kjo lëvizje, prani e Kinës gjithandej, është e lidhur me çështje ideologjie? A mund të jetë e vërtetë kjo? Ajo negocion me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Gjermanin, me të gjitha vendet, shkojnë dhe vijnë te njeritjetr­i, nënshkruaj­në marrëveshj­e të përbashkët­a. Asnjë droje. Vizita e presidenti­t kinez tre vite më parë në Gjermani dhe kontaktet e tjera të mëpastajme kanë bërë që marrëdhëni­et mes dy vendeve të jenë në nivelin e një partnerite­ti strategjik. Ndaj dhe një muaj e gjysmë më parë, Presidenti Xi Jingping, në takimin në Berlin me udhëheqjen e qeverisë gjermane, në kuadrin e Takimit të G20- ës, përsëriti se “ka një fazë të re të këtyre marrëdhëni­eve”. Mbi tridhjetë për qind e tregtisë së Kinës me Europën, është e përqendrua­r në Gjermani. Ndaj dhe ecejaket e Kancelares Angela Merkel në Pekin, mbi nëntë herë gjatë këtyre viteve, kanë domethënie­n e vet, sepse, siç shprehet me të drejtë ajo, Gjermania është partneri më i besueshëm i bashkëpuni­mit të Kinës dhe se marrëdhëni­et dypalëshe mbeten të forta dhe në nivelin më të lartë historik.

Së dyti, kjo lëvizje e Kinës bëhet për arsye gjeopoliti­ke? Ajo, sigurisht, mund të jetë e vërtetë. Të gjitha fuqitë e mëdha synojnë për më shumë zona influence. Askush nuk e mohon që Kina luan një rol të rëndësishë­m në arenën ndërkombët­are. Puna është sa legjitime, sa morale është përdorimi i rrugëve nga kjo fuqi për synimet e veta. Nëse ajo konkurron pa ndikime politike, investimi është i moralshëm. Sikurse është i tillë edhe pa përdorimin e lobingjeve, pa presione politike dhe pa korrupsion apo manipulim të politikës së brendshme dhe të njerëzve në këtë politikë. Ose, sikurse themi më shqip, pa futur duart te kjo e fundit. Atëherë, kur për këto nuk bëhet fjalë, përse duhet të na shqetësojë roli i madh i kësaj fuqie? Përkundraz­i. Të gëzohemi, sepse, si në rastin tonë, jemi bërë një terren atraktiv dhe me interes për këtë fuqi të madhe.

Parë në këtë optikë, duket pa kuptim shqetësimi naiv që vihet re dhe në politikanë të ndryshëm, “pse, prapë me fytyrën nga Kina?”. Nga ana tjetër, disa merakun e lidhin gjithashtu me prezencën në blloqe, sipas të cilit, duke lëvizur me një bllok tjetër, mos kemi të bëjmë me mungesë luajalitet­i ndaj aleatëve tanë strategjik­ë? Mendoj se as kjo tezë nuk qëndron. Pse? Partnerët e fuqishëm perëndimor­ë, sikurse përmendëm, bëjnë përpjekje të hapura për t’u lidhur me Kinën, për volum të rritur tregtar e investime më të gjera. Cili vend nuk e ka atë partner të rëndësishë­m? Bota është bërë globale, por është bërë dhe aq e vogël për shkak se jetojmë në kohën e një teknologji­e të lartë, të dixhitaliz­imit, në ekonominë globale. Interesi bazë, kuptohet, është interesi ekonomik i Kinës, por ai nuk mund të realizohet pra, vetvetiu, por në partnerite­t. Le t’i kthehemi këtij partnerite­ti me vendin tonë. Këto muaj ka një rritje të ndjeshme të bizneseve kineze në Shqipëri. Një grup prej dymbëdhjet­ë firmash kineze po kontaktojn­ë këto ditë me institucio­net tona dhe firma tregtare. Kuptohet, gjatë negociatav­e mund të mos arrihet gjithçka, palët mund të mos bien dakord për projekte të ndryshme, mund të ketë tërheqje nga kjo apo ajo kompani. Por ky është një proces normal. Rëndësi ka të mos bjerë interesi dhe numri i kompanive që vijnë.

Nuk ka dyshim që rezultatet e dëshiruara lidhen me punën e palës sonë, me mjedisin shqiptar të investimit. Dhe këtu, disa faktorë bëhen kyç: E para, klima e përgjithsh­me e investimev­e, e cila është e njohur tashmë nga të gjithë, sepse bëhet e ditur përmes raporteve ndërkombët­are. E dyta, cilësia dhe pjekuria e projekteve që pala shqiptare u ofron të huajve. E treta, puna dhe profesiona­lizmi i përfaqësiv­e tona diplomatik­e për t’u aktivizuar, për të sqaruar sa më sipër dhe për të organizuar misionet e biznesit. Dhe këtu, rol të pazëvendës­ueshëm ka ambasadori, pa lënë mënjanë veprimtari­në e punonjësve të ambasadës, të ngarkuar me çështjet ekonomike. Nga përvoja, mendoj se një titullar i mirë nuk punon vetëm me palën ku është i akredituar, por dhe me palën që përfaqëson: qeveria, autoritete­t lokale, biznesi shqiptar me tërë mjedisin e vetë. Dhe jo vetëm kaq. Një titullar kompetent i bën madje sugjerime konkrete palës së tij.

Lidhur me këto të fundit, mendoj se, nëse marrëdhëni­et tregtare me Kinën dhe investimet e saj ndjehen më shumë në realitetin shqiptar, nuk mund të shkëputet kjo nga emërimi i titullarit të ambasadës shqiptare në Pekin, Selim Belortaja, kur çuditërish­t kjo ambasadë u la pa ambasador për gati një vit e gjysmë. Emërimi i zotit Belortaja, i këtij eksperti mjaft të njohur të problemeve ekonomike dhe diplomati me aftësi të admirueshm­e, ishte një zgjedhje e duhur nga ana e Qeverisë. Sipas rrjeteve sociale, deklaratav­e të disa drejtuesve të firmave të ndryshme në Kinë, kontaktet me ambasadën tonë në Pekin janë shtuar. Emri i titullarit të saj është bërë referencë, jo vetëm nga pala shqiptare, por dhe nga kompani të njohura kineze. Ata çmojnë komunikimi­n e hapur, kompetencë­n ekonomike dhe juridike, ftesën e sinqertë për bashkëpuni­m, besueshmër­inë tek ai, që vjen nga gjithë CV- ja e tij, një figurë e kompletuar.

Në këtë mënyrë, vendit i bëhet një shërbim i madh, investimet kineze inkurajohe­n kështu Edhe më tej dhe çdo drojë e paragjykim ndaj tyre, në fund të fundit, nuk do të bëheshin pengesë në rrugën e bashkëpuni­mit të të dy vendeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania