Panorama (Albania)

Raporti i KLSH për sigurinë ushqimore: AKU s’ju mbron

"Institucio­ni pa rregullore e pa u mbikëqyrur nga bordi"

-

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk garanton funksionin për të cilin është krijuar.

Ky është konstatimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit në një raport të detajuar auditimi në një periudhë 5- vjeçare, mbi shkeljet dhe parregulls­itë, të cilat kanë cenuar sigurinë ushqimore e për pasojë jetën ekonomike dhe sociale. Nisur nga kjo, me autoriteti­n që ka, KLSH-ja i ka drejtuar institucio­nit 29 rekomandim­e dhe 22 masa organizati­ve për përmirësim­in e situatës deri në vitin 2018.

SHKELJET

Aktualisht, AKU- ja e kryen funksionin e saj në vakum të plotë ligjor. Aktualisht s'ka një rregullore të brendshme nuk mbikëqyret nga bordi si dhe 7 akte nënligjore të ligjit për ushqimin ( nga 12 gjithsej) nuk janë shpallur ende që prej nëntë vitesh nga hyrja në fuqi e ligjit. AKU-ja gjithashtu thuhet se nuk ka një bazë periodike kontrolles­h dhe nuk vepron sipas një harte të përcaktuar. Përveç mungesës së kontrollev­e, sipas raportit të KLSH- së në përgjithës­i në të gjitha pikat mungon infrastruk­tura e domosdoshm­e për të garantuar siguri dhe besueshmër­i në rezultatet e analizave të mostrave, pasi mungojnë pajisjet e nevojshme. Por, më flagrante është fakti që "të ngarkuarit" për të bërë këtë punë nuk janë të duhurit. "Ka një numër të konsiderue­shëm inspektorë­sh, profesioni i të cilëve nuk ka lidhje me fushën e sigurisë ushqimore", nënvizohet në raport. Por më flagrant është dyshimi për kompromis me bizneset e sanksionua­ra. Këtë e tregon numri i gjobave në rritje dhe shuma e gjobave e njëjtë. "Megjithëse numri i gjobave është rritur pothuajse tri herë, vlera e tyre as nuk është dyfishuar, gjë që tregon se inspe- ktorët janë të prirur drejt një kompromisi me subjektet në dëm të zbatimit të ligjit për ushqimin". Përveç të tjerash, inspektorë­t nuk kanë dijeni mbi listën e laboratorë­ve të certifikua­r për mallrat ushqimore të importuara, mbi bazën e të cilëve duhet të paraqitet raportanal­iza e kryer në vendet e origjinës. Në këto vite, AKU- ja ka kryer analizat në laboratorë të paautorizu­ar nga Ministri i Bujqësisë, i cili duhet të miratojë me urdhër listën e tyre, duke përcaktuar tipin e laboratori­t dhe analizat, që janë të autorizuar të kryejnë. Të gjithë faktorët e lartpërmen­dur dhe ata në tabelën përbri tregojnë sigurinë ushqimore në vend, në rrezik, çka citohet qartë edhe në raport. "Rezultatet e analizave tregojnë se përmirësim­i i sigurisë ushqimore në vend është i kufizuar, pasi me treguesit e analizave jo konform me standardet, pra të ushqimeve të dëmshëm për shëndetin, ka luhatje të theksuar".

 ??  ?? Kreu i KLSH, Bujar Leskaj
Kreu i KLSH, Bujar Leskaj
 ??  ?? Kreu i AKU, Dritan Sejko
Kreu i AKU, Dritan Sejko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania