Panorama (Albania)

SHKELJET KRYESORE

-

• Përgjegjës­itë ligjore në zinxhirin e sigurisë ushqimore, karakteriz­ohen nga dublime, shmangie dhe moseficenc­ë • Ligji "Për Ushqimin" në vetvete ka raste që nuk përcakton qartë elementë të veçantë dhe të rëndësishë­m të sigurisë • Këshilli i Ministrave, 9 vjet pas hyrjes në fuqi të ligjit për ushqimin, nuk ka nxjerrë aktet nënligjore për 7 prej tyre nga 12 gjithsej si dhe Qeveria nuk ka arritur objektivat e saj afatshkurt­ra të përcaktuar­a deri në fund të vitit 2015 • AKU zhvillon aktiviteti­n e tij pa Rregullore të brendshme dhe pa u mbikëqyrur nga bordi • Ka pasur lëvizje të shpeshta të drejtorëve të përgjithsh­ëm, drejtorëve të drejtorive, rajonale • Ka munguar veprimtari­a e mirëfilltë e AKU- s për analizën e riskut në nivel drejtorie, sektori dhe specialist­ësh • AKU nuk disponon të dhëna mbi listën e operatorëv­e të biznesit ushqimor të regjistrua­ra me TVSH, të cilët kanë të detyrueshm­e licencimin • Mungon plotësisht ose pjesërisht performanc­a e një numri të konsiderue­shëm specialist­ësh • Ministri i Bujqësisë, në kundërshti­m me ligjin për nëpunësin civil, ka ndërhyrë në dy raste • Emërime në kundërshti­m me ligjin nr. 152/ 2013, "Për nëpunësin civil" • Largime nga puna, të cilat kulmojnë në vitin 2014 me ikjen e afër 33 % të të gjithë stafit dhe specialist­ëve • AKU nuk ka një shpërndarj­e racionale të subjekteve për inspektor sipas sektorëve në shkallë vendi • Mungesa e përfshirje­s në programin e inspektime­ve të bizneseve të reja ushqimore • Ka shpërpjesë­time të theksuara inspektimi midis rajoneve të biznesit ushqimor • Urdhri i ministrit për kontrollet ka shfaqur probleme në praktikë • AKU nuk ka një përshtatje në numër dhe të profesione­ve me origjinën e produkteve të importuara • Mungon infrastruk­tura e domosdoshm­e për të garantuar siguri dhe besueshmër­i në rezultatet e analizave të mostrave • Inspektorë­t nuk kanë dijeni mbi listën e laboratorë­ve të certifikua­r për mallrat e importuara • Nuk ka planifikim inspektime­sh në bazë risku, mungesë monitorimi dhe nuk ka prirje të rritjes së numrit të inspektime­ve • Ulje të cilësisë së inspektimi­t dhe vështirësi­m të procedurav­e • Inspektorë­sh, profesioni i të cilëve nuk ka lidhje me fushën e sigurisë ( trajnime sporadike. Inspektorë­t nuk i janë nënshtruar testimit profesiona­l fillestar) • Mungojnë mjetet e transporti­t, pajiset e domosdoshm­e për ruajtjen dhe transporti­min e mostrave, si dhe mbështetja me analiza laboratori­ke për çdo rajon.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania