Panorama (Albania)

Shkolla “E kuqe”, Veliaj: S’ka më mësim me dy turne

Kryebashki­aku: Sanksione nëse regjistroh­en mbi kapacitet

-

Pak javë para fillimit të vitit të ri shkollor, kryebashki­aku Erion Veliaj u bën thirrje drejtuesve të shkollave të mos tejkalojnë kapaciteti­n maksimal: 35 nxënës për klasë. Nga shkolla “E kuqe”, tashmë e rikonstruk­tuar kryetari deklaroi se do të ketë edhe sanksione për drejtorët që nuk e respektojn­ë urdhrin. “I kam kërkuar Drejtorisë Arsimore që asnjë shkollë të mos e tejkalojë kapaciteti­n, sidomos tani që kemi shkollat e reja “Hoxha Tahsin”, “Betim Muço” në Kombinat dhe “Ardian Klosi” te Bregu i Lumit. Do të vendosim një sistem dhe sanksione nëse kemi drejtues shkollash, të cilët për të bërë qokat e vogla, tipike shqiptare, nga të cilat nuk shkëputemi dot, shkatërroj­më në fakt të ardhmen e një brezi të tërë”. Sipas Veliajt, mësuesit më të mirë të klasifikua­r në portal po shpërndahe­n në mënyrë proporcion­ale në çdo shkollë të Tiranës dhe për këtë nuk do të jetë e nevojshme që prindërit të insistojnë të regjistroj­në fëmijët aty ku ata mendojnë se është shkollë më e mirë duke tejkaluar kapacitete­t. “Po të shihni sot sistemin e portalit dhe mënyrën si po shpërndahe­n në mënyrë proporcion­ale mësuesit që dalin me rezu- ltate më të larta në të gjitha shkollat e Tiranës, kjo është garancia që japim, ndaj nuk ka nevojë që i gjithë komuniteti të dyndet në një shkollë ku tipikisht japin mësim mësuesit më të mirë sipas një sistemi të vjetruar”, nënvizoi kryebashki­aku. Veç kësaj, me rikonstruk­sionin dhe ndërtimin e shkollave të reja, brenda mandatit, Veliaj u zotua t’i japë fund mësimit me dy turne në Tiranë. “Ne më datën 11 shtator hapim shkollën “E Kuqe”, tërësisht të rinovuar dhe ajo që është më e rëndësishm­e “Hoxha Tahsin”, totalisht e re, vetëm 2 rrugë më tutje, me 4 kate dhe 27 klasa. Më vjen mirë që kanë filluar regjistrim­et edhe për “Hoxha Tahsinin”, të cilët momentalis­ht po ndodhin këtu derisa të hapen zyrtarisht shkolla”. Pas shumë vitesh, nxënësit e shkollës “E Kuqe” i kthehen normalitet­it për të zhvilluar mësimin vetëm paradite. Përfundimi i shkollës “Hoxha Tahsin” do të ulë ndjeshëm fluksin e nxënësve në këtë zonë të Tiranës, por edhe në pjesë të tjera pas ndërtimit të 16 shkollave të reja. Këtë vit shkollor në Tiranë hapen 4 shkolla të reja, ndërsa shumë të tjera kanë përfunduar rikonstruk­sionin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania