Panorama (Albania)

Gjobë 10 mijë euro argjendari­t, dy në pranga e një në kërkim

Arrestimi kur po dorëzohej çanta me para e bizhuteri

- ETLEVA DELIA

Një argjendar në zonën e Yrshekut është grabitur e më pas është kërcënuar nga 3 persona, të cilët i kanë kërkuar një shumë të konsiderue­shme parash në formë gjobe.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ndërsa brenda 24 orëve është zbardhur nga Policia që ka bërë të mundur arrestimin e dy prej autorëve të dyshuar. Autori i tretë është shpallur në kërkim, ndërsa mësohet se është sekuestrua­r shuma e parave që argjendari do t'u dorëzonte të dyshuarve. Burime nga Policia e Tiranës thanë se tre të dyshuarit akuzohen për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie dhe vjedhje me dhunë të kryer në bashkëpuni­m. Pasi i kanë grabitur një çantë me para dhe bizhuteri me diamante, autorët i kanë vënë gjobë 10 mijë euro të dëmtuarit, duke e kërcënuar që të mos e denonconte ngjarjen në Polici. Megjithatë, i dëmtuari me iniciale R. S. ka vendosur ta kallëzojë ngjarjen në Komisariat­in nr. 6 dhe menjëherë kanë nisur hetimet. Burimet thanë se është vendosur që për operacioni­n të përdorej metoda e dorëzimit të kontrollua­r, në mënyrë që autorët të arrestohes­hin në flagrancë. Në këtë formë është arritur arrestimi i dy prej të dyshuarve, në momentin që argjendari po u dorëzonte çantën me para e bizhuteri. Por njëri prej tyre ka arritur të largohet dhe është shpallur në kërkim nga Policia.

OPERACIONI Policia e Tiranës tha dje se gjatë operacioni­t të koduar "Diamantet" është bërë i mundur arrestimi i dy personave që i kishin vënë gjobë një tregtari. Të arrestuari­t janë Enea Duraj, 26 vjeç, nga Kuçova, dhe Renato Toska, 28 vjeç, nga Ballshi. Ndërsa bashkëpunë­tori i tyre, që është shpallur në kërkim, është shtetasi me iniciale E. H., 31 vjeç. Operacioni për arrestimin e tyre është zhvilluar të dielën në mbrëmje nga shërbimet e Komisariat­it nr. 6, në bashkëpuni­m me oficerët e Krimeve të Rënda dhe ata të Forcës së Posaçme Operaciona­le të Policisë së Tiranës. Burimet thanë se operacioni u zhvillua pas hetimeve intensive lidhur me ngjarjen e ndodhur të shtunën në mbrëmje, kur të dyshuarit kanë grabitur me dhunë shtetasin me iniciale R. S. në fshatin Yrshek, duke i marrë një sasi parash dhe disa bizhuteri që kishte në çantë. Nga hetimi me metoda speciale rezultoi se këta persona më pas e kanë kanosur shtetasin R. S., me qëllim përfitimin e shumës monetare prej 10 mijë eurosh. Në momentin e ndërhyrjes nga Forca Operaciona­le, janë konstatuar shtetasit Enea Duraj dhe Renato Toska, të cilët janë arrestuar në kohën e dorëzimit të kësaj shume monetare. Gjatë kontrollit u janë gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale 5 mijë euro dhe 300 mijë lekë të rinj, të cilat ua kishte dhënë shtetasi R. S.

 ??  ?? Gjatë shoqërimit të autorëve të gjobëvënie­s
Gjatë shoqërimit të autorëve të gjobëvënie­s
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania