Panorama (Albania)

Lavazhi pa leje te Liqeni, pezullohet shefi i Komisariat­it

-

TIRANE - Pronarja e një lavazhi të ndërtuar pa leje në zonën e Liqenit Artificial është arrestuar dje nga Policia e Tiranës. Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë dy inspektorë të Kontrollit në terren të Policisë Bashkiake të Tiranës. Nga ana tjetër është pezulluar nga detyra shefi i Komisariat­it nr. 1, shefi i Seksionit të Policimit në Komunitet dhe Patrulla që mbulonte territorin ku po kryhej punimi, si dhe është përjashtua­r nga Policia ndihmësspe­cialisti i Policimit në Komunitet të asaj zone. Policia e Tiranës tha dje se nga ana e Sektorit për Krimin Ekonomiko- Financiar, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë, u bë arrestimi i shtetases Shiqere Hakaj, 51 vjeçe, lindur në Tropojë dhe banuese në Tiranë, pronare e aktiviteti­t privat. U proceduan në gjendje të lirë A. G., 45 vjeç, me detyrë specialist pranë Inspektora­tit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Tiranë dhe G. P., 29 vjeç, me detyrë inspektor i kontrollit në terren i Policisë Bashkiake Tiranë. Procedimi i këtyre shtetasve u bë për veprën penale "ndërtim pa leje" e "shpërdorim detyre", pasi Parkut të Liqenit Artificial, shtetasja Shiqere Hakaj ka kryer ndërtimin e një lavazhi pa lejen e organeve kompetente, në një sipërfaqe ndërti- mi prej 150 metrash katrorë. Sipas Policisë, inspektorë­t, edhe pse morën dijeni për këtë ndërtim pa leje, e kanë lejuar duke sjellë pasoja ndaj interesave të ligjshme të shtetasve, në kundërshti­m me ligjet në fuqi. Në vijim të veprimeve në lidhje me këtë ndërtim pa leje, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe Drejtoria e Standardev­e Profesiona­le në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë u morën masa administra­tive për punonjësit e Policisë. "Përjashtim nga Policia i ndihmësspe­cialistit të Policimit në Komunitet që mbulon zonën; pezullimin nga detyra i Patrullës së Policisë që mbulon këtë sektor pranë Komisariat­it të Policisë nr. 1; pezullimin nga detyra i shefit të Seksionit të Policimit në Komunitet pranë Komisariat­it të Policisë nr. 1; pezullimin nga detyra i shefit të Komisariat­it të Policisë nr. 1.". Këto janë masat që ka marrë Drejtoria e Standardev­e Profesiona­le. Nga ana tjetër, Policia tha dje se, po në lidhje me këtë vepër penale, nga ana e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat janë kryer veprime procedural­e penale dhe po vazhdojnë të kryhen veprime të tjera mbi dyshimet për implikim të punonjësve të Policisë, të cilët kanë marrë dijeni apo nuk kanë kryer detyrat funksional­e, sipas procedurav­e standarde të punës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania