Panorama (Albania)

Emigrantit i grabisin 15 mijë euro: M’i morën nga dora

Sapo ishte kthyer nga Greqia, do t’i konvertont­e në lekë

- KORÇE/ DHORJELA ÇULE

Emigranti i sapokthyer nga Greqia në atdhe për të kaluar pushimet bie viktimë e grabitjes ndërsa po i drejtohej një pike për këmbim valute.

Ai është grabitur mesditën e së hënës në qendër të qytetit të Korçës ndërsa autorët kanë mundur të përvetësoj­në një shumë të konsiderue­shme kartëmoned­hash. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 17 të qytetit, teksa emigranti nga fshati Selenicë i Ersekës, ishte nisur për të shkuar në një pikë këmbimi valutor për të konvertuar kartëmoned­hat nga euro në lekë, por është grabitur nga persona ende të paidentifi­kuar. A. G., 51 vjeç, kishte ardhur prej pak ditësh në vend për të kaluar pushimet e verës dhe ka përfituar nga kjo gjë për të konvertuar kursimet e tij. Mëngjesin e së hënës, ai është nisur nga banesa ku jetonte në Ersekë në drejtim të qytetit të Korçës. 51-vjeçari ka marrë shumën prej 15.000 eurosh me vete dhe ka udhëtuar në drejtim të qytetit të Korçës me qëllim për t'iu drejtuar një pike këmbimi për t'i konvertuar ato. Por, pa mundur ende të mbërrijë te pika e këmbimit valutor atij i është afruar një per- son ende i paidentifi­kuar, i cili i ka marrë çantën dhe është larguar në drejtim të paditur. I alarmuar nga ajo çfarë i kishte ndodhur emigranti ka shkuar menjëherë në komisariat­in e qytetit juglindor për të kërkuar ndihmë dhe për të denoncuar atë që i kishte ngjarë. Në deponimin e tij para oficerëve të policisë, 51vjeçari ka deklaruar se paratë ishin kursimet e familjes. Ndërkohë duke rrëfyer momentin e grabitjes, ai është shprehur se në një moment shpërqendr­imi dikush i ka marrë çantën me forcë nga dora dhe më pas është larguar me shpejtësi pa mundur të identifiko­jë. "Ishin kursimet e mia, të cilat do t'i përdorja për arsye familjare. Nuk arrita të shoh se kush m'i mori. Më rrëmbyen çantën nga dora", mësohet të jetë shprehur 51vjeçari në Polici. Pasi ka deklaruar se ai ishte rezident në shtetin grek dhe punonte atje prej vitesh së bashku me familjen, emigranti mësohet se nuk ka qenë në gjendje të identifiko­jë personin që i ka marrë çantën dhe as të japë detaje për pamjen e tij çka do të ndihmonte policinë për të zbardhur identiteti­n e autorit. Ndërkohë, policia e qytetit të Korçës ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania