Panorama (Albania)

AVOKATJA: VUAN NGA DEPRESIONI

-

Tajar Kazanxhi, 70vjeçari nga Plugu i Lushnjës, i akuzuar për vrasjen e bashkëshor­tes, nuk mundi t'i mbante lotët dje në Gjykatën për Krimet e Rënda.

Ai u paraqit para gjykatës në seancën e caktimit të masës së sigurisë në një gjendje të rënduar mendore, i penduar thellë për krimin e kryer pak ditë më parë pranë banesës së tij në fshatin Plug. I moshuari nuk diti të shpjegojë momentin e krimit, duke thënë se s'e kuptonte as vetë se si i ishte errësuar arsyeja. Ai tha se e donte bashkëshor­ten, së cilës i referohej si "Tasha ime" dhe se tani që e vrau atë, nuk donte të jetonte më. Për gjykatën mjaftuan shpjegimet e dhëna prej tij dhe leximi i aktakuzës nga ana e prokurorit Ened Nakuci për të vendosur caktimin e masës së sigurimit personal "arrest në burg" për të. Ai do të qëndrojë i izoluar në paraburgim gjatë kohës që do të hetohet për akuzën e "vrasjes për shkak të marrëdhëni­eve familjare" në dëm të bashkëshor­tes së tij, Natasha Kazanxhi. Nëse dek- larohet fajtor nga gjykata, i moshuari rrezikon deri në burgim të përjetshëm.

DESHMIA NE GJYQ

Të arrestuari­t Tajar Kazanxhi iu njomën sytë në momentin kur gjyqtarja e gatshme, Irena Gjoka, po e pyeste për gjeneralit­etet. "Jam një fatkeq. Gjithë jetën kam punuar dhe nuk kam pirë as duhan e as alkool. Pa Tashën time nuk e dua më jetën. Dua të vras veten", tha ai. Teksa jepte shpjegime, herë pas here gjyqtarja i kërkoi të qetësohet. Më tej i moshuari shpjegoi se Natasha ishte bashkëshor­tja e tij e dytë. Në martesën e parë ai nuk kishte pasur fëmijë. "Një vit kisha i martuar me Natashën. Gjithë jeta ime ishte ndërtimi i një shtëpie, por shkatërrov­a gjithçka në një moment. Unë e doja Natashën dhe shkonim mirë. I vetmi debat me të ishte kur ajo më thoshte që shtëpinë t'ia lija djalit të saj", tha Kazanxhi mes lotësh. Ai shtoi se ditën e ngjarjes, ishte po ky debat që kishte përfunduar me krimin brenda familjes. Ai tha se ishte duke pastruar shtëpinë e vajzës së Natashës, Mbrojtësja ligjore e 70- vjeçarit Tajar Kazanxhi, avokatja Megi Zonja, pretendoi dje se klienti i saj vuante nga probleme të spektrit mendor. Pas përfundimi­t të seancës, ajo tha për mediat se do ta ankimojë masën e sigurisë "arrest në burg" në Apelin e Krimeve të Rënda. "Do ta apelojmë dhe do të kërkojmë një akt për gjendjen e tij mentale. Ai vuan nga depresioni. Unë kërkova një ekspertim psikik. Ai ka vuajtur më parë nga depresioni. Gjatë seancës ai ishte shumë i tronditur dhe vetëm qante. Ai pranoi se nuk kishte vënë kurrë dorë mbi bashkëshor­ten, por nuk e dinte se si kishte ndodhur ngjarja", u shpreh avokatja Zonja pas përfundimi­t të seancës. që jetonte në Greqi, kur bashkëshor­tja i kishte këmbëngulu­r që ai t'ia kalonte shtëpinë të birit të saj. "Më tha që do më nxirrte nga shtëpia nëse s'firmosja letrat. Unë nuk e di si m'u errën sytë në atë moment, se si më kërceu gjaku dhe i lëshova sqeparin me të cilin po pastroja", rrëfeu ai.

DESHIRA E FUNDIT

I penduar për krimin, i dyshuari Kazanxhi tha dje se do t'ia plotësonte dëshirën Natashës. "Dua t'ia fal shtëpinë time djalit të Tashës. Dua që t'ia plotësoj dëshirën asaj", tha ai. Gjatë seancës, përfaqësue­si i prokuroris­ë i tha trupit gjykues që pas ngjarjes kriminale 70- vjeçari e kishte lajmëruar vetë policinë për atë që kishte ndodhur.

 ??  ?? Tajar Kazanxhi në gjyq
Tajar Kazanxhi në gjyq

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania