Panorama (Albania)

Vrasja e kryekomisa­rit, Arben Frroku i drejtohet Kushtetues­es

-

TIRANE - Arben Frroku, i dënuari me burgim të përjetshëm me një vendim të formës së prerë për vrasjen e kryekomisa­rit Dritan Lamaj në shkurt të vitit 2013, hap një tjetër betejë me drejtësinë. Pas vendimit të gati dy muajve më parë të Gjykatës së Lartë, e cila konfirmoi dënimin e tij kapital, Frroku i është drejtuar Gjykatës Kushtetues­e. Lajmi u konfirmua nga një prej mbrojtësve të të dënuarit Frroku, i cili aktualisht është në gjendje "arresti në burg" në Holandë, ku u arrestua në një kohë që ishte dënuar në mungesë të tij në Shqipëri. Burime pranë Gjykatës pohuan se në ankimin e paraqitur në Kushtetues­e nga ana e përfaqësue­sve të tij ligjorë, pretendohe­t antikushte­tutshmëri në gjykimin e kësaj dosjeje në Gjykatën e Lartë. Sipas burimeve, pretendohe­t se disa prej gjyqtarëve që lanë të pandryshua­r vendimin e burgimit të përjetshëm kanë qenë në papajtuesh­mëri, për shkak se kanë marrë pjesë më herët në shqyrtimin e një prej kërkesave për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij. Sipas mbrojtësve, në këtë formë çështja është paragjykua­r dhe si e tillë duhet të rigjykohet.

Sipas drejtësisë shqiptare, Frroku është autori i vrasjes me breshëri automatike të kryekomisa­rit Dritan Lamaj. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 24 shkurtit 2013, teksa Lamaj ishte duke nxjerrë nga parkimi automjetin e tij në vendin e bashkimit të rrugës "Petro Korçari" dhe "Ibrahim Dervishi" në Tiranë. Hetimi i kryer nga Prokuroria për Krimet e Rënda identifiko­i biznesmeni­n Arben Frroku si autorin e dyshuar të ngjarjes. Gjatë gjykimit, ndër të tjera prova u administru­a edhe dëshmia e një dëshmitari të mbrojtur, i njohur me identiteti­n e ndryshuar Arben Ndoka, i cili pretendoi se kishte njohur biznesmeni­n Frroku në automjetin nga u qëllua kryekomisa­ri Lamaj. Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda e deklaroi të pafajshëm Frrokun në lidhje me akuzën dhe vendosi lirimin e menjëhersh­ëm të tij nga qelia. Në verdiktin e shpallur më 29 qershor 2015, Apeli i Krimeve të Rënda ndryshoi vendimin e Shkallës së Parë, duke vendosur pranimin e kërkesës së Prokuroris­ë për dënimin e tij me burgim të përjetshëm. "Është e qartë se pasoja, vrasja e Dritan Lamajt, është rezultat i drejtpërdr­ejtë i veprimeve të drejtuesit të automjetit Arben Frroku, e kështu, veprimet e këtij të fundit në lidhje shkakësore me pasojën e vrasjes së policit Dritan Lamaj", thuhej në vendimin e Apelit. Më tej, dosja kaloi në Gjykatën e Lartë, e cila në qershor të këtij viti vendosi të mos pranojë rekursin, duke lënë të pandryshua­r dënimin e dhënë ndaj tij.

 ??  ?? Arben Frroku gjatë gjykimit
Arben Frroku gjatë gjykimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania