Panorama (Albania)

Tare: Dervishi gabon kur e quan kriminal gjithë ish- Sigurimin

"Enveri homoseksua­l? Sigurimi organizatë kriminale? Shpjegoni kontekstin historik”

- AURON TARE Auron Tare

Studiuesi Auron Tare ka reaguar me një shkrim ndaj Kastriot Dervishit, në lidhje me një postim që ky i fundit ka bërë për strukturat kriminale të ish- Sigurimit. Bashkë me shkrimin, Dervishi ka

Më bëri përshtypje një postim i Kastriot Dervishit, punonjës i palodhur i arkivave. Në fakt, më kanë tërhequr vëmendjen edhe disa postime të tjera për të cilat kam disa sugjerime. Duke qenë se me z. Dervishi ndajmë pasionin e kërkimeve nëpër arkiva, mendoj se kemi njëlloj përgjegjës­ie ndaj lexuesve, si dhe ndaj atyre që do të vijnë pas nesh që të jemi sa më të kujdesshëm në analizat e dokumentac­ionit që kërkojmë të botojmë.

Si njohës modest arkivash dhe si person që kam punuar në arkivat britanike dhe amerikane, mund të them edhe unë disa fjalë se nxjerrja e dokumentev­e jashtë kontekstit historik lë vend shumë për interpreti­me.

Postimi i fundit i z. Dervishi ishte mbi themelimin e strukturës së shërbimit sekret, apo i njohur në fillim si "Divizionit Mbrojtjes së Popullit" e më vonë Sigurimi , si dhe krahasimi i këtij institucio­ni me një "organizatë kriminale" ( në fund të këtij shënimi është dhe pjesa e z. Dervishi mbi themelimin e strukturav­e të Sigurimit të Shtetit në 1945, duke e quajtur këtë institucio­n si një "organizatë kriminale" etj.)

Mendoj se epitete të tilla, pa shpjeguar kontekstin historik të dokumentit apo të ngjarjes, janë të ekzagjerua­ra. Në radhë të parë, Shërbimi Informativ ishte aktiv gjatë periudhës së Luftës Nacionalçl­irimtare dhe në ' 45- n mori një formë më zyrtare. A ishte ky Shërbim një kopje e OZNA-s, apo jo? Nuk di të them, pasi mungon ende një analizë profesiona­le mbi këtë shërbim, por mund të them se deri më sot unë nuk kam dëgjuar ndonjë shtet, sado demokratik, përfshirë edhe vendet skandinave, që të mos kenë shërbimet e tyre të fshehta si pjesë e rëndësishm­e e funksionim­it të një shteti. Sigurisht, në shumë vende ishkomunis­te, por edhe në disa demokratik­e, shërbimet e fshehta apo personazhe të këtyre shërbimeve, për interesa shtetërore, janë përfshirë në veprimtari joligjore e deri në grushte shteti, në vende të cilat me zgjedhje të lira kanë sjellë në fuqi qeveri demokratik­e dhe legjitime.

Analistët seriozë apo historianë­t e fushës kanë meritën në analizën sa më të saktë të këtyre veprimeve, por cilësimi si "organizata krimina- botuar edhe dokumente në lidhje me themelimin e këtij institucio­ni. Por Auron Tare e kundërshto­n studiuesin duke e kritikuar për kontekstin historik të dokumentev­e që boton. le" e ish- shërbimeve të fshehta mendoj se është një epitet i tepruar. Aq më shumë që pas Luftës së Dytë Botërore, në shumë vende, si në Lindje, ashtu edhe në Perëndim, këto shërbime gjurmonin në përgjithës­i bashkëpunë­torët e fashizmit, por sigurisht edhe elementë kundërshta­rë. Mund të përmend Italinë, Francën, Greqinë, ku mund të sjellim shembuj pa fund të kapjes dhe gjurmimit të elementëve profashist­ë.

Shërbimi i fshehtë shqiptar, i cili ekzistonte edhe në kohën e Mbretit Zog, i përfshirë në eliminimin e kundërshta­rëve politikë, vazhdoi si rrjedhim logjik edhe me ardhjen në fuqi të komunistev­e. ( Shërbimin e fshehtë të Zogut deri me sot, si z. Dervishi e si historianë të tjerë, nuk e kanë quajtur organizatë kriminale, edhe pse dihet mirë që Zogu eliminoi një sërë kundërshta­rësh personalë politikë, si Gurakuqin, ishkryemin­istrin Hasan Prishtina, Bajram Currin, Ceno Beg Kryeziun e plot të tjerë.

Në historikun e Shërbimit Sekret shqiptar, ende i pashkruar dhe i paanalizua­r nga historiogr­afia shqiptare, ka shumë faqe për të cilat ky institucio­n duhet të turpërohet, por ka edhe mjaft faqe të tjera për të cilat duhet të jetë krenar si një institucio­n, i cili eliminoi çdo përpjekje të fqinjëve për rrëzimin e shtetit dhe copëtimin e vendit.

Prandaj mendoj se studiues si z. Dervishi duhet të jenë më të matur në etiketimin e institucio­neve shtetërore si "organizata kriminale", pa shpjeguar periudhat dhe kontekstin historik të tyre.

E dyta, më ka bërë përshtypje botimi i disa fotove të Enver Hoxhës nga z. Dervishi ku aludohej për devijime seksuale të ish- liderit shqiptar bazuar në këto foto. Më është dukur një lajthitje paksa fëminore për të nxituar në përfundime të tilla bazuar në disa foto ku Enver Hoxha ishte kapur në momente relaksuese apo mes bashkëpunë­torësh të tij.

Enver Hoxhën e kanë gjykuar dhe do ta gjykojnë historianë­t në vazhdim për shumë nga veprimet dhe krimet e tij gjatë pushtetit të gjatë që pati në dorë. Por të gjykosh devijime seksuale të tij bazuar në disa foto, më duket joprofesio­nale dhe joserioze. Aq më tepër kur z. Dervishi, i cili e ka jetuar periudhën e aksioneve zboreve apo aktivitete­ve të tilla kur kultura jonë e asaj kohe mes miqsh ka qenë mjaft e afërt dhe ndoshta me sytë e brezave të ardhshëm do të duket e çudit- shme. Prandaj, analiza e kontekstit historik është e domosdoshm­e për të shpjeguar periudha të cilat nuk ekzistojnë më. P. sh., nëse brezat e rinj do të shikonin dokumentar­ë të periudhës komuniste të bulevardit të Tiranës ku burra apo gra shëtisin dorë për dore apo krah për krah, me siguri ( bazuar në konceptin e z. Dervishi) do të skandalizo­heshin me këtë afërsi të seksit të njëjtë, duke menduar se gjyshërit e tyre kanë qenë të prekur nga deviacione seksuale në mënyrë kolektive.

Të tilla gjykime qesharake duhet t'u jepet fund pasi rrezikojmë që çdo analist i këtij lloji, me një apo disa dokumente jashtë kontekstit historik, të marrë nëpër gojë gjithkënd dhe gjithçka për hir të skupit mediatik. Më poshtë pjesa nga postimi i z. Dervishi: "Drejtuesit e parë të shërbimit sekret komunist në vitin 1945. Nga jugosllavë­t, sipas formulave që ata sillnin, nën modelin e OZN- s ( Organizaci­ja Zabranja Naroda), u ngrit më 14 dhjetor 1944 struktura kriminale me emër humanitar, e quajtur Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit ( DMP), në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, në krye të së cilës ishte Koçi Xoxe. DMP përbëhej në qendër nga 4 - 5 seksione të ndarë sipas profileve.

Nën këta vepronin tri SEMP-e ( Seksioni i Mbrojtjes së Popullit) si vijon:

- SEMP- i i Tiranës ( me Durrësin e Elbasanin) me drejtues Bako Dervishin.

- SEMP- i i Beratit ( me Korçën, Gjirokastr­ën e Vlorën) me drejtues Niko Cetën.

- SEMP- i i Shkodrës ( me Kukësin e Peshkopinë) me drejtues Zoi Themelin.

Drejtimi i punës kishte të bënte me zbulimin politik, mbrojtjen e pushtetit, mbrojtjen e ekonomisë, kundërspiu­nazhin dhe mbrojtjen e ushtrisë. DMP funksionoi deri në prill 1946, kohë kur u formua Drejtoria e Sigurimit të Shtetit në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Përgjatë dy viteve të ekzistencë­s së saj, DMP ishte në krye të operacione­ve agjenturia­le- operative për goditjen e "elementit reaksionar", misioneve të huaja në Tiranë, etj."

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania