Panorama (Albania)

Maqedonia na sfidon me katër shqiptarë

Nga yjet e Shkëndijës, te shoku i Sadikut dhe një "katalanas"

-

Trajneri i përfaqësue­ses maqedonase të futbollit, Igor Angelovski, ka shpallur ditën e hënë listën me 23 futbollist­ët që do të grumbulloj­ë për ndeshjet kualifikue­se të Botërorit "Rusi 2018", muajin e ardhshëm, kundër Izraelit që luhet në Haifa ( 2 shtator ora 20: 45) dhe Shqipërisë që luhet në Strumicë, tri ditë më vonë, në të njëjtën orë.

SHQIPTARËT

Ashtu siç pritej, nuk kanë munguar në listë emra të njohur për publikun shqiptar, duke filluar nga dyshja e Shkëndijës së Tetovës, HasaniRade­ski, apo edhe talenti i ri Enis Bardhi, i cili u transferua pak kohë më parë te Levante në Spanjë. Nuk mund të mungonte në listë një nga yjet e momentit të futbollit maqedonas, Ezgjan Alioski. Ish- shoku i skuadrës së Armando Sadikut te Lugano, sot shok skuadre me Ekubanin te Lidsi në Championsh­ip, shënoi golin e vetëm për maqedonasi­t në ndeshjen e parë në Shkodër.

NJË LOJTAR I KANTERËS

Në listë është edhe dyshja e sulmit të Palermos, Nesterovsk­i- Trajkovski, si dhe sulmuesi Goran Pandev. Ndërkohë, është ftuar edhe 23- vjeçari David Babunski, i rritur si futbollist në akademinë e Barcelonës, por që nuk kishte fat në eksperienc­ën e tij të shkurtër në Serbi dhe tashmë është pjesë e Jokohama Marinos në Japoni. Maqedonia renditet në vend të pestë në Grupin G, në kuotën e 3 pikëve. Ballkanasi­t lënë pas vetëm Lihtenshte­jnin, ndërsa përpara kanë Izraelin dhe Shqipërinë me 9 pikë. Grupi kryesohet nga Spanja dhe Italia me 16 pikë pas 6 ndeshjesh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania