Panorama (Albania)

Mashtrimi me sulmuesin turk, Takaj: Nuk di asgjë

-

Gjatë ditës së djeshme, në media të ndryshme, si dhe në portalet turke ka qarkulluar lajmi se një sulmues, i cili luante në kategorinë e dytë në vendin e tij, do të bëhej pjesë e korçarëve. Fjala është për Batuhan Karadeniz. Madje, u bë me dije se ky i fundit mund të paguante vetë klauzolën e largimit nga ekipi i tij. Por, menjëherë sapo përfaqësue­sit e medias kanë mbërritur në stadium, Takaj ka kërkuar informacio­n shtesë rreth këtij njoftimi që, sipas tij, është i rremë dhe më pas, ka theksuar se nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me këtë çështje. "Nuk e di, nuk më rezulton të jetë e vërtetë. Nuk e kam idenë se kush është ky lojtar, është hera e parë që e shoh dhe e dëgjoj. Nuk ka asgjë të vërtetë në këtë lajm, madje çuditem se kush e ka shitur si lajm të vërtetë këtë informacio­n që nuk ka bazë. Nuk kemi arritur asn- jë akord me këtë lojtar dhe madje, as kemi kontaktuar ndonjëherë. Më besoni, është hera e parë që e dëgjoj si lojtar dhe s'e kam idenë se kush është", theksoi Takaj për sa i përket kësaj çështjeje, ndërsa edhe zv/ presi- denti Boshku ishte në një gjatësi vale me presidenti­n Takaj. Nga ana tjetër, i pyetur për çështjen "Sahiti", Takaj zyrtarizoi afrimin e tij. "Po kjo është e vërtetë, kemi arritur akordin me Sahitin dhe shumë shpejt do të jetë pjesë e ekipit. Të kalojmë ndeshjen me Dinamon dhe, më pas, do të bëhet edhe prezantimi, kur lojtari të vijë në Korçë", përfundoi Ardjan Takaj.

GRUMBULLIM NË DARDHË

Skënderbeu është duke pritur takimin ndaj Dinamos në kushte perfekte për të pasur sa më shumë produktivi­tet në ndeshjen e së enjtes. Si kurrë më parë, për këtë takim, ekipi është grumbullua­r që dje, por jo nga hoteli në qytetin juglindor, por nga fshati turistik i Dardhës. Një gjë të tillë e ka zbuluar vetë Takaj dhe ekipi pas stërvitjes është nisur menjëherë drejt Dardhës, ku klima e freskët, ajri i pastër ofrojnë kushte më të mira për ekipin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania