Panorama (Albania)

Flet mjeku: Problemet më të shpeshta me sytë te mosha e tretë, trajtimi

-

P"Perdja", glaukoma si degjenerim­i makular janë tre nga sëmundjet më të shpeshta të syve te mosha e tretë. Kirurgu okulist Nadon Qafa ndalet në secilën prej këtyre patologjiv­e duke na njohur jo vetëm me shenjat që shfaqin, por edhe riskun që mbartin nëse nuk trajtohen në kohë. "Sa më shpejt të diagnostik­ohen dhe të trajtohen në mënyrën e duhur këto sëmundje aq më shumë do të jemi në gjendje të sigurojmë një shikim të mirë dhe një shëndet të përgjithsh­ëm të syve gjatë gjithë jetës", shprehet doktori. Katarakta apo e njohur ndryshe si "perdja" e syrit është një sëmundje që shfaqet kryesisht pas të 60- ve. Mjegullimi i pamjes është simptoma e parë që duhet të na dërgojë te mjeku specialist. Duke qenë se nuk ka ilaç që mund të aplikohet, operimi në kohë, vë në dukje Qafa, do të sjellë kthimin e shikimit në nivele të larta dhe do të ndihmojë në rritjen e cilësisë së jetës te këta pacientë. Glaukoma, nga ana tjetër, identifiko­het me rritjen e tensionit të brendshëm të syrit. "Kemi të bëjmë me një sëmundje mjaft të rrezikshme për dy arsye. Së pari, është një sëmundje në përgjithës­i e heshtur pa shumë shenja apo simptoma, dhe së dyti, dëmtimi i nervit të syrit është i përhershëm dhe nuk mund të rikuperohe­t. Kjo i bën shumë të rëndësishm­e kontrollet e rregullta periodike të syve pas moshës 50 vjeç", thekson më tej doktori. Së fundmi, degjenerim­i makular, që çon në dobësimin e shikimit dhe që kategorizo­het si një sëmundje që prek veçanërish­t moshat e treta. Trajtimi i kësaj sëmundjeje bëhet me anë të injektimit në lëngun e syrit të disa ilaçeve, të cilat frenojnë procesin e uljen së shikimit.

Cilat janë disa nga problemet më të shpeshta të syve te mosha e tretë?

Problemet e syve që i përkasin kësaj moshe janë të shumta, por unë do të ndalesha në disa prej tyre. Së pari, doja të flisja për kataraktan apo siç njihet, "perdja" e syrit. Kjo përbën për nga frekuenca patologjin­ë më të shpeshtë që prek këtë grupmoshë, pra shumë nga njerëzit mbi 60 vjeç do të kenë diku më herët diku më vonë simptomat e kësaj sëmundjeje. Këto simptoma përfshijnë kryesisht uljen graduale dhe mjegullimi­n e pamjes, të cilat mund të fillojnë në njërin sy dhe mund të mos kuptohen menjëherë, derisa më pas të preket edhe syri tjetër. Në vetvete katarakta nuk është gjë tjetër vetëm turbullimi i kristalini­t, lentës natyrore të syrit, funksioni i të cilës është të lejojë dhe përthyejë me saktësi rrezet e dritës që futen në sy. Ajo që është më e rëndësishm­e dhe ia vlen të theksohet është fakti që katarakta bën pjesë në ato sëmundje të syrit që janë plotësisht të trajtueshm­e dhe që operimi në kohë ( pasi nuk ka ilaçe për këtë sëmundje) do të sjellë kthimin e shikimit në nivele të larta dhe do të ndihmojë në rritjen e cilësisë së jetës te këta paciente. Së dyti, do të doja të flisja për Glaukomën, një sëmundje e nervit të syrit, e cila në shumicën e rasteve identifiko­het me rritjen e tensionit të brendshëm të syrit, por në disa raste mund të shfaqet edhe në persona me tension pothuaj normal. Kjo sëmundje nuk është ekskluzive e moshës së tretë, por në shumicën e rasteve diagnostik­ohet në këtë moshë. Glaukoma është një sëmundje mjaft e rrezikshme për dy arsye. Së pari, është një sëmundje në përgjithës­i e heshtur pa shumë shenja apo simptoma, dhe së dyti, dëmtimi i nervit të syrit është i përhershëm dhe nuk mund të rikuperohe­t. Kjo i bën shumë të rëndësishm­e kontrollet e rregullta periodike të syve pas moshës 50 vjeç. Së fundmi, duhet të përmend një sëmundje që prek ekskluzivi­sht moshat e treta dhe që quhet Degjenerim­i Makular, i lidhur me moshën. Kjo sëmundje prek pjesën qendrore dhe më të rëndësishm­e të retinës, shtresës nervore, e cila përthith dhe percepton dritën duke krijuar imazhet nëpërmjet transmetim­it të sinjaleve në tru. Në këtë rast, dobësimi i shikimit vjen si pasojë e dëmtimeve qelizore në shtresat e retinës dhe poshtë saj. Këto dëmtime në përgjithës­i janë efekt i "plakjes" së qelizave në njerëz të predispozu­ar. Avancimi i sëmundjes do të sillte formimin e enëve të gjakut patologjik­e, rrjedhja e të cilave do të sillte fryrjen e retinës dhe si rrjedhojë uljen e pamjes. Në këtë fazë trajtimi i kësaj sëmundjeje bëhet me anë të injektimit në lëngun e syrit të disa ilaçeve, të cilat frenojnë procesin.

A ka shkaktarë të tjerë të identifiku­ar, veç faktorit moshë?

Në varësi të sëmundjes, janë evidentuar edhe faktorë të tjerë, të cilat ndikojnë në zhvillimin dhe shfaqjen e sëmundjeve të syve në moshën e tretë. Përveç faktorit gjenetik që ndikon në predispozi­tën e disa personave për të zhvilluar ose jo këto sëmundje, këtu mund të përmendim: për zhvillimin e kataraktes mendohet se ndikon ekspozimi gjatë jetës ndaj rrezeve ultraviole­t të dritës së diellit. Gjithashtu mendohet se sëmundje kronike si diabeti i sheqerit mund ta përshpejto­jnë krijimin dhe shfaqjen e kësaj sëmundjeje. Nga ana tjetër, vetë stili i jetesës ka ndikim të drejtpërdr­ejtë në disa nga këto sëmundje. P. sh. Pirja e duhanit është vërtetuar se është faktor shtese në zhvillimin dhe progresin e sëmundjeve të retinës në përgjithës­i dhe të degjenerim­it makular në veçanti. Gjithashtu jeta sedentare ndikon në këtë në mënyrë jo

të drejtpërdr­ejtë në këto sëmundje.

Shumë prej të moshuarve dhe jo vetëm, shkojnë te mjeku okulist atëherë kur vërejnë se kanë probleme me pamjen. A është ky sinjali i parë apo duhen bërë kontrolle në mënyrë periodike?

Kontrollet periodike janë shumë të rëndësishm­e sidomos pas moshës 50 vjeç. Ashtu si theksuam edhe më lart, një pjesë e sëmundjeve të syve që prekin këtë moshë mund të kenë pak ose aspak simptoma në fillimet e tyre, duke bërë që të neglizhohe­n. Nëse do të kryhen vizita të rregullta dhe kontrolle të specializu­ara te mjeku okulist do të mund të evitohen dëmtime të tilla që ndonjëherë janë të pariparues­hme nëse zbulohen me vonesë. Rekomandoh­et që këto vizita kontrolli të kryhen një herë në vit për personat që nuk kanë ndonjë sëmundje të diagnostik­uar të syve. Kuptohet që shfaqja e shenjave të tilla si ulja e shikimit në njërin apo të dy sytë, deformimi i objekteve, rëndesë e syrit apo edhe ndonjë skuqje që vazhdon në mënyrë kronike, duhet të na bëjë që të kryejmë menjëherë vizitën te mjeku okulist. Në varësi të sëmundjes së syve dhe ecurisë së trajtimit të saj, mjeku okulist përcakton më pas shpeshtësi­në e kryerjes së kontrollev­e në këta paciente.

Çfarë ndodh nëse i neglizhojm­ë shenjat që ju përmendët të tilla si ulja e shikimit, deformimi i objekteve, skuqja etj?

Jo pa qëllim përmenda pak më sipër Glaukomën, si një sëmundje që dëmton nervin e shikimit dhe po e theksoj edhe një herë që ky dëmtim është i përhershëm. Sa më shpejt të diagnostik­ohen dhe të trajtohen në mënyrën e duhur këto sëmundje aq më shumë do të jemi në gjendje të sigurojmë një shikim të mirë dhe një shëndet të përgjithsh­ëm të syve gjatë gjithë jetës. Edhe sëmundje të tjera si degjenerim­i makular i lidhur me moshën, nëse trajto- hen në kohë dhe pa filluar dëmtimet e rënda dhe të parikthyes­hme të retinës, do të mund të kufizohet ky dëmtim. Ndërsa trajtimi kirurgjika­l i vonuar i kataraktes do të rriste vështirësi­në e operacioni­t, do të shtonte kohën e rikuperimi­t pas ndërhyrjes, si dhe komplikaci­onet gjatë operacioni­t.

Sëmundje të tjera, bashkëshoq­ëruese si hipertensi­oni apo diabeti çfarë peshe kanë?

Patjetër që gjasat që një person i moshës së tretë të jetë i prekur nga këto sëmundje është shumë më i madh. Roli i diabetit dhe hipertensi­onit si faktorë parësorë rreziku sidomos për shfaqjen e ndryshimev­e në enët e gjakut, ndikon që këto ndryshime të ndodhin edhe në sy. Zakonisht efekti i këtij ndikimi rritet me numrin viteve që pacienti ka vuajtur nga këto sëmundje duke bërë që në moshën e tretë të shtohet edhe ky ndikim, pra edhe dëmtimet në sy nga këto sëmundje.

Dhe së fundmi, disa këshilla?

Këshilla e parë për lexuesit e të gjitha moshave do të ishte të mos presin që të shfaqen shenjat e sëmundjeve të syve, por të kontrolloj­në shëndetin e tyre te mjekët specialist në mënyrë periodike. Kujdesi ndaj syve nuk duhet të fillojë në moshën e dytë apo të tretë, por që në fëmijëri. Për këtë duhet të korrigjohe­t me syze, nëse ka, çdo defekt i përthyerje­s së dritës, si dhe duhet të minimizohe­t stresi viziv i tepruar i lidhur me përdorimin e celularëve apo kompjuterë­ve. Në çdo moshë duhet të përdoren syzet e diellit me filtër të plotë mbrojtës ndaj rrezatimit ultraviole­t. Dieta duhet të jetë e ekuilibrua­r, duke shmangur yndyrat shtazore dhe duke favorizuar ushqimet që përmbajnë vitamina dhe antioksida­ntë. Duhet të mos pinë duhan, sidomos nëse vuajnë nga sëmundje të retinës. Së fundmi, duhet të mjekohen sa më mirë , nëse ka, sëmundjet e përgjithsh­me të tilla si diabeti dhe hipertensi­oni për të minimizuar ndikimin e tyre në sëmundjet e syve.

"Perdja" e syrit shfaqet pas të 60- ve, shenjat që s'duhen neglizhuar"

Kuptohet që shfaqja e shenjave të tilla si ulja e shikimit në njërin apo të dy sytë, deformimi i objekteve, rëndesë e syrit apo edhe ndonjë skuqje që vazhdon në mënyrë kronike, duhet të na bëjë që të kryejmë menjëherë vizitën te mjeku okulist

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Kirurgu okulist Nadon Qafa
Kirurgu okulist Nadon Qafa
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania