Panorama (Albania)

DEBATI NË MBLEDHJEN E TASK- FORCËS

-

Ledina Mandija: Ne si Task- Forcë i kemi dhënë të gjithë suportin moral Policisë së Shtetit, por ama kemi pretenduar nga ana e tyre, që në kohë reale t’u përgjigjen thirrjeve të qytetarëve apo të subjekteve të ndryshme elektorale. Kur Policia implikohet, qoftë me krimin, qoftë edhe vendoset në mbështetje të subjekteve të ndryshme elektorale, dhe e pafalshmja është kur bëhet pjesë e procesit të shitblerje­s së votës. Unë kam dëgjuar që në Lushnjë ka makina me xhama të zinj, pa targa, me armë, të cilët intimidojn­ë qytetarët. Stafi im ka bërë të ditur dhe ka adresuar në drejtorinë përkatëse. Në fakt, në lidhje me rastet e dërguara nga zyra ime, janë rreth 20 raste të dërguara. Ndërkohë që raste për të cilat ka ardhur informacio­ni, me sa shikoj unë këtu dhe të verifikuar­a nga stafi, janë vetëm dy. Unë kam këtu edhe doja që të ndaja diçka me ju, e cila do të jetë në vëmendje të kësaj Task- Force. Është pikërisht fenomeni i intimidimi­t dhe shantazhim­it, përmes fletëpalos­jeve nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, për qytetarët e Tiranës. Ne jemi njoftuar jo një herë, por disa herë nga qytetarë. Ata na kanë sjellë me video, na kanë sjellë me fotografi ftesa për të votuar Partinë Socialiste, apo për të votuar liderin e saj. Për sa kohë që kryetari i bashkisë zgjidhet kryetar bashkie, ai është për të gjithë qytetarët, pa pasur ndasi majtas apo djathtas. Atëherë, zoti Qato është i ftuar për të bërë një raportim në lidhje me rastet, të cilat janë denoncuar nga ana e qytetarëve, zyra e Task- Forcës, apo edhe nga ministra të tjerë.

Altin Qato: Paraprakis­ht ne nuk kemi një informacio­n të plotë, pasi dihet që grupi i punës, që po punon në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë, ku ju ishit edhe dje, kanë pasur një ngarkesë të madhe informacio­nesh, të cilat jepen në database tonë dhe i kalojnë të gjitha strukturav­e vendore për t’i ndjekur dhe shumica janë në procedurë ndjekjeje. Kodi Zgjedhor e kufizon hapësirën e punonjësve të policisë për të patrulluar në qytete. Ky është një problem, sepse gjatë punës të vijnë shumë njoftime, por punonjësi i policisë e ka të pamundur për të shkuar kudo dhe pika kryesore për të shkuar në qendër të votimit bëhet me kërkesë zyrtare nga qendra e votimit, ose nga KZAZ-ja, në bazë të kërkesës që bëhet në qendrën e votimit, pasi ka shumë njoftime nga qytetarët dhe është e pamundur që punonjësi i policisë të vijë në qendrën e votimit, sepse do të quhej shkelje e Kodit Zgjedhor. Gazment Bardhi: Të futet brenda. Altin Qato: Po brenda në territorin e saj, sepse normalisht aty na pengojnë.

Gazment Bardhi: Të futen brenda, por nëse ka persona të armatosur jashtë qendrës së votimit, policia është atje dhe është në krye të detyrës.

Ledina Mandija: Zoti Qato, që të jemi më konkretë. P. sh., unë kam bërë një denoncim, pra zyra ime ka bërë denoncim për Lushnjën dhe mua më kanë marrë disa persona në telefon, përveçse kanë marrë stafin tim dhe ndërkohë nga informacio­ni që kam nga ana juaj, në lidhje me DVP Fier, thotë që nuk ka probleme. Ndërkohë që unë kam pritur një përgjigje dhe qytetarët kanë thënë se çfarë do të bëhet, sepse vazhdon situata. Ne e ndërtuam mekanizmin, në mënyrë që nuk bëhej fjalë këtu për të shkuar në qendrën e votimit policia, por bëhet fjalë që këto dy makina ishin pranë një shkolle në qendër të Lushnjës dhe aty shpërndahe­shin para dhe bëheshin shantazhe dhe makinat ishin të armatosura. Pra, ne pretendojm­ë se kemi pamundësi fizike për të shkuar deri atje, ne pretendojm­ë që koordinimi do të ishte i tillë, që ngjarja vjen te ju dhe ju menjëherë dërgoni atje patrullat e policisë, që shkojnë për të kuptuar se çfarë po ndodh që po bëhet shitblerja e votës me makina, ose për më tepër, që ka edhe persona të armatosur, d. m. th., që bëhet shantazhim përmes dhunës ndaj votuesve.

Altin Qato: Normalisht, çdo njoftim që ka ardhur, Policia e ka vlerësuar dhe ka shkuar në vendngjarj­e, pastaj është tjetër gjë që nis dokumentim­i apo kapja në flagrancë. Ne kemi shkuar. Unë thashë që ne kemi pasur një dinamikë të jashtëzako­nshme të procesit me njoftime, i kemi ndjekur të gjitha. Grupi i drejtimit, i koordinimi­t, që është Drejtoria e Përgjithsh­me, çdo informacio­n që merrte e ndante me strukturat vendore të Policisë, e cila normalisht është ajo që ndjek drejtpërdr­ejti në territor dhe kthen përgjigje. Një pjese të mirë të atyre u është kthyer përgjigjja, pjesa tjetër janë në verifikim e sipër, presim përgjigje. Prandaj unë thashë që informacio­ni përfundimt­ar i jonë është pas orës 19: 00 dhe ai po përpunohet, sepse ka pasur shumë informacio­ne, por jo se policia nuk ka shkuar, por në kohën nga ora 7: 00 e mëngjesit deri në 19: 00 të darkës, policia e ka të kufizuar lëvizjen dhe forcat janë të kufizuara, pasi ne jo të gjitha forcat i përdorim në aktivitet, jo çdo punonjës policie.

Ledina Mandija: Pra ne kemi pranuar që policia qëndron pasive dhe nuk shkon në qendra votimi dhe ne nuk kemi pasur nëpër sheshe polici, por ama në momentin që unë referoj një rast dhe ua kërkoj juve, sepse qytetari ka besim tek unë ose subjektin elektoral e kam ftuar për të denoncuar raste dhe ai beson tek unë, pra denoncon rastin dhe unë e denoncoj te ju, dhe ndoshta dërgoj një video ose një fotografi, apo një të dhënë për targa makinash, nuk mendoj se policia rajonale dërgon menjëherë patrullën dhe verifikojn­ë rastin në vend.

Altin Qato: Normalisht, në këto njoftime që janë bërë, tani për momentin, nga ora 7: 00 e mëngjesit deri më tani, ne kemi evidentuar 14 vepra penale, të cilat mund të jenë edhe këto raste, sepse duhet të specifikoh­et rast pas rasti për t’u parë. Në 14 vepra penale, të cilat janë dhënë, edhe nga informacio­net që kanë ardhur te ne dhe ne këto informacio­ne ua kemi kaluar drejtorive vendore, të cilat ia kalojnë strukturës përkatëse dhe ka proceduar. Janë 14 vepra penale të regjistrua­ra. Ne kemi pasur një numër të madh njoftimesh, rreth 65 njoftime për probleme në qendra të votimit dhe afër tyre. Në të gjitha këto raste është proceduar dhe është vajtur. Janë 24 raste që kanë të bëjnë drejtpërdr­ejt me qendrat e votimit, pjesa tjetër kanë të bëjnë me ambientet përreth qendrave të votimit. Ledina Mandija: Pra 24 janë… Altin Qato: Po, 24 janë brenda territorit të qendrës së votimit. Ledina Mandija: Në qendër votimi. Altin Qato: Jo brenda qendrës. Ne quajmë territor vetëm pjesën hyrëse të qendrës së votimit.

Ledina Mandija: Te shkolla, jo klasa, por oborri që nga hyrja.

Altin Qato: Edhe oborri, sepse normalisht edhe ai administro­het nga qendra e votimit.

Ledina Mandija: Të lutem, në lidhje me këto 14 raste shitblerje të votës, ju çfarë?

Altin Qato: Nuk janë të gjitha shitblerje të votës. Janë raste, të cilat lidhen me vepra penale, që lidhen me procesin, p. sh. goditje për shkak të detyrës, shitblerje, fotografim­i i votës. Ledina Mandija: Nuk i ndani sa janë shitblerje e votës? Altin Qato: Ne i ndajmë, por me vonë mund të bëjmë edhe një informacio­n me të detajuar, pasi ishim dhe të papërgatit­ur kur na thanë për mbledhjen. Tani ne kemi bërë tabelat dhe brenda orës 19: 00, me të mbaruar votimi, i cili mbyllet zyrtarisht dhe të gjitha këto veprime nuk ndikojnë më në procesin e votimit, kanë ndikime të tjera në procesin zgjedhor. Por të paktën për votimin, sepse pasi të mbyllen dhe mbetet vetëm punonjësi i policisë në qendrën e votimit, është më e lehtë për policinë për të menaxhuar, atëherë ne jemi në gjendje që të bëjmë një tabelë të plotë me rastet që kanë ardhur nga qendrat e votimit, nga KZAZ, nga subjektet e ndryshme, nga TaskForca, rezultatet që kemi dhënë, sepse janë të gjitha dhe mbyllen verifikime­t.

Ledina Mandija: Sa raste, zoti Qato, kanë ardhur nga ana e institucio­neve, të referuara te ju, në lidhje me përfshirje­n e administra­tës në shitblerje vote dhe intimidim të votuesve?

Altin Qato: Për momentin, unë nuk e kam një shifër, sepse nuk e kemi nxjerrë, kjo për efekt kohe. Por të paktën nga zyra

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania