Panorama (Albania)

Loloçi i nxjerr dosjen e babait sigurims, Demaliaj: Duan të më mbyllin gojën

“Për arrestimin e Binakut, mund të flasë publikimi i plotë i dosjes, që mundësohet edhe nga Autoriteti”

- ÇERÇIZ LOLOÇI

Këtë herë, në vazhdën e debatit mes Kastriot Dervishit dhe Ilir Demaliajt, ka ndërhyrë edhe Çerçiz Loloçi. Fillimisht ka qenë shkasë letra e Kadaresë drejtuar Hoxhës për të motrën, Kakunë, por tashmë përplasja është kthyer në planin personal. Publicisti Loloçi ka publikuar një foto të babait të Demaliajt, duke e cilësuar si anëtar të Sigurimit të Shtetit dhe Ilir Demaliajn, bir të një sigurimsi. Ai ka publikuar edhe një shkrim për këtë.

Ilir Demaliaj i është përgjigjur sërish ish- drejtorit të Arkivave të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi, por nuk ka thënë asgjë për babain e vet, Binak Haxhia Demalia, oficer i Sigurimit të Shtetit, ( sektori i Kundërzbul­imit), në vitet 1950- 1970.

Binak Haxhia Damaliaj kishte mbaruar studimet e larta në San Petersburg dhe ka punuar shef sektori në Tregtinë e Jashtme deri më 7 mars 1975, kur u arrestua dhe u dënua me 4 vjet ( 3 vjet për "Agjitacion e Propagandë" dhe 1 vit "Për shpërdorim detyre").

Natyrisht që për punën e të atit, s'mund të jetë përgjegjës askush tjetër në moshë madhore, pra mbi 18 vjeç, megjithëse në rastin e familjes Demaliaj, pas dënimit të kryefamilj­arit, kanë vuajtur edhe gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes, përfshi edhe vetë Ilirin.

Ka mundësi që edhe arrestimi i Binakut, për shoqërimin e vetëm të dy shqiptarëv­e nga Kosova, të ketë qenë një gjyq i montuar, por më saktë për këtë mund të flasë publikimi i plotë i dosjes, që mundësohet edhe nga autoriteti përkatës.

Nga ana tjetër, janë plot 15- 20 vjet veprimtari të Binak Haxhia Demaliajt në Sigurimin e Shtetit, madje në një sektor shumë delikat dhe shumë të besueshëm, Kundërzbul­im, çka nuk mund të shkonte kushdo dhe vështirë të mos përziheshe në punët kriminale që bënte "arma e dashur" e diktaturës së proletaria­tit.

Shoqëria shqiptare do të përfitonte mjaft nëse do të hapeshin dosjet e kësaj periudhe, të cilat do të ndriçonin më mirë atë kohë të periudhës diktatoria­le, por edhe do të shërbenin si mësim për pushtetet e sotme dhe të ardhme, pavarësish­t se janë sisteme diametrali­sht të kundërta dhe kanë tjetër qasje ndaj jetës njerëzore.

Sipas një prej themeluesv­e të Sigurimit të Shtetit, Vaskë Kolecit, në letërkëmbi­min me Enver Hoxhën, më 26.11.1948, thuhet tekstualis­ht se "organet e Sigurimit ishin organe kriminale, të arrestuari­t trajtohesh­in keq, kundër tyre ishin përdorur torturat si rrahje me dru, kamxhik, litar të lagur, telefon, jelek, lënia pa bukë, pa ujë, pa gjumë, përdorimi i pincave, etj".

Duhet thënë se pas viteve nëntëdhjet­ë janë botuar disa monografi për raportet e shkrimtari­t me diktaturën, akoma më saktë për raportet e Kadaresë me regjimin që lamë pas. Të gjitha së bashku, apo edhe ato që mund të botohen në të ardhmen, as e ulin dhe as e ngrenë krijimtari­në e Kadaresë, të njohur botërisht në mbi 50 gjuhë të huaja, por tregojnë gjithsesi për marrëdhëni­et tepër të vështira të krijuesit nën diktaturë.

Ndërkaq, duhet shtuar se madhorë të Sigurimit të Shtetit, pinjollë të tyre apo të emërtesës së lartë, kanë shpifur sa kanë mundur në mënyrë konsekuent­e, të pandërprer­ë, duke dashur të denigrojnë figura që janë shumë përfaqësue­se për kombin dhe shtetin shqiptar. Islamikë, fundamenta­listë, ishdrejtue­s të lartë të emërtesës komuniste që u ra "kalaja buzë Adriatikut" rrëmbyen kartën e nacionaliz­mit dhe u bënë flamurtarë të gjërave të paqena.

Kadaresë i tundët kohë pas kohe dy letra të vetme në Komitetin Qendror dhe qëllimisht, lihet në hije ditari sekret i Enver Hoxhës, që shkruante më 20 tetor 1975 "ky poet borgjez atakon gjithë ndërtimin e socializmi­t në vendin tonë, gjithë direktivat e Partisë, gjithë politikën e strukturës dhe të su- perstruktu­rës dhe e quan një blof të madh që bëhet me qëllim për të mbuluar ' kalbëzimin dhe burokracin­ë'. Me keqardhje ky poet korbash thotë se "Topa, himne e valle ka kundër armiqve' por ' kundër burokracis­ë s'ka konsuj'. Me fjalë të tjera, s'ka parti që të luftojë burokracin­ë dhe Partinë tonë marksistel­eniniste, e quan ' konsuj' ose ' prokonsuj' si në Republikën e Romës antike, që u rrënua. Kështu do të rrënohet për Ismail Kadare edhe socializmi te ne dhe këtë predikim e bën në vargjet e pjesës nr. 3. Për këtë poet reaksionar, rendi ynë socialist është një rend burokratik dhe burokratët i kanë ' duart të lyera deri në bërryl me gjak', ' rrëmojnë themelet, lajnë gjakun e dëshmorëve etj. etj'. Të gjithë këta përbindësh­a të veshur ' si pashallarë të kuq me dekorata etj, kanë zyrat, ministritë, Komitetin Qendror dhe çojnë trupin e revolucion­it në varr'"…

Unë, i biri i sigurimit të shtetit, nuk kam qenë asnjë ditë në jetën time në asnjë organizate rinie, partie, bashkimesh profesiona­le, në asnjë lloj grupimi dhe bashkëpuni­mi në jetën time me regjimin e kaluar dhe vazhdimësi­në e regjimit që mbrojnë shërbëtorë­t e regjimit dje dhe sot, dhe me asnjë grupim në ketë rruzull, përveç se me lirinë time. Lirinë time e kam të shenjtë dhe nuk mund të ma blejnë as lolocët as dervishët, as kushdo tjetër në mbrojtje të padronëve të tyre si shërbëtore të demagogëve propagandi­stike të regjimit komunist

 ??  ??
 ??  ?? Babai i Demaliajt, Binak Haxhia Demaliaj, me uniformën e Sigurimit
Babai i Demaliajt, Binak Haxhia Demaliaj, me uniformën e Sigurimit
 ??  ?? Ilir Demaliaj
Ilir Demaliaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania