Panorama (Albania)

Prona, tenton t'i djegë shtëpinë xhaxhait

I riu e dhunoi familjaris­ht, kërkonte pjesë në banesë

-

ELBASAN - Një konflikt për pronën gati është kthyer në tragjedi, i riu godet xhaxhain me thikë dhe tenton t'i vërë flakën shtëpisë. Bëhet fjalë për një sherr mes një 26-vjeçari dhe xhaxhait të tij, ndodhur në Librazhd. Besnik Zika, 26 vjeç, shkoi në shtëpinë e xhaxhait të tij në fshatin Prevallë të Librazhdit për të zgjidhur konfliktin e vjetër sa i takon ndarjes së shtëpisë. Por, gjithçka degjeneroi në konflikt, duke bërë që 26-vjeçari të arrestohet në flagrancë për "dhunë në familje" dhe "shkatërrim të pronës me zjarr, mbetur në tentativë". E gjitha kjo erdhi pasi Zika, me banim në Durrës, shkoi në fshatin e babait të tij, dhe pas një debati me xhaxhain e tij 70 vjeç, ka tentuar t'i vërë zjarrin banesës, si edhe ka goditur me thikë në dorë xhaxhain. Sipas Policisë, mes 26- vjeçarit dhe xhaxhait të tij vijon të mbetet i pazgjidhur një sherr i vjetër për shkak të pronësisë së shtëpisë. 26vjeçari pretendon se gëzon të drejtën e pronësisë së një pjese të banesës ku jeton xhaxhai i tij. Por, ky fakt asnjëherë nuk është pranuar nga 70- vjeçari me iniciale M. Z., i cili ka pohuar se prona është e tij, dhe se djali i vëllait të tij, 26- vjeçari Besnik Zika, nuk ka pasuri në fshat. Duket se ky ka qenë edhe shkaku që i riu është nxehur dhe ka pohuar se do t'i djegë shtëpinë. Ai ka spërkatur me benzinë oborrin e banesës, si edhe muret, por fatmirësis­ht nuk e ka ndezur shkrepësen. I riu nga Durrësi është ndaluar nga xhaxhai i tij, si edhe bashkëshor­tja dhe nusja e djalit të xhaxhait, të cilët ai i ka qëlluar me grushte, ndërsa xhaxhain ka tentuar ta godasë edhe me thikë, por fatmirësis­ht thjesht e ka lënduar në dorë. Pas kësaj, në vendin e ngjarjes ka mbërritur Policia, e cila ka bërë të mundur arrestimin e 26- vjeçarit, si edhe transporti­min për në spital të 70vjeçarit, i cili pasi është mjekuar, është larguar sërish për në banesën e tij. m. s.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania