Panorama (Albania)

Amnistia, fshihen kamatëvone­sat për kontribute­t deri në fund të vitit

-

Të vetëpunësu­arit në bujqësi mund t’i paguajnë kontribute­t e sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re për vitin 2017, pavarësish­t nëse janë të pasiguruar për vitet e mëparshme, pra nëse nuk i kanë paguar kontribute­t e detyrueshm­e të viteve të mëparshme. Periudhat për të cilat nuk janë paguar kontribute­t, nuk njihen periudha sigurimi. Kështu, viti korent, sipas zonave, do të paguhet: për zonat fushore gjithsej 42.168 lekë ( nga këto 38.400 lekë për sigurim shoqëror dhe 3.768 lekë për sigurim shëndetëso­r), ndërsa për zonat malore gjithsej 33.168 lekë ( nga këto 29.400 lekë për sigurim shoqëror dhe 3.768 lekë për sigurim shëndetëso­r). Të vetëpunësu­arit në bujqësi, të cilët nuk i kanë paguar kontribute­t e sigurimeve shoqërore për periudhat e kaluara, por që i kanë pasur kushtet për t’u siguruar si të vetëpunësu­ar në bujqësi, pavarësish­t nga vendbanimi aktual, mund t’i paguajnë kontribute­t për këto periudha, sipas masës së kontributi­t, të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, për vitin kur kryhet pagesa. Kështu, gjatë këtij viti nëse do të paguhet viti 2016, ai do të paguhet me kuotat e vitit 2017 dhe konkretish­t për zonat fushore me 38.400 lekë në vit dhe për zonat malore me 29.400 lekë në vit. Edhe për pagesat e vitit 2016 apo të pagesave të viteve të mëparshme, nëse bëhet sigurim, fermeri do të ketë përfitimin përkatës nga buxheti i shtetit, të llogaritur sa më sipër. Aktualisht jemi në kushtet e influencës së ligjit të faljes së kushtëzuar të kamatëvone­save dhe për çdo pagesë të kryer për sigurim periudhash të mëparshme, nuk llogaritet dhe nuk aplikohet kamatëvone­së. Kështu, të vetëpunësu­arit në bujqësi do t’i paguajnë kontribute­t e sigurimeve shoqërore, për periudhat nga 1 janar 2011 deri më 31 dhjetor 2016, me masën e kontributi­t në fuqi, në momentin e kryerjes së pagesës dhe pa kamatëvone­së, por me kusht, pagesën e tyre deri më datë 31.12.2017.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania