Panorama (Albania)

Që projekti TAP të kontribuoj­ë në ekonominë shqiptare...

- ZEF PREÇI

Me gjithë përparimin e shënuar në përdorimin e teknologji­ve bashkëkoho­re të komunikimi­t me publikun nga institucio­net shqiptare që kulmuan me qeverinë në ikje/ ardhje të z. Rama, në traditën tonë qeverisë ende nuk është arritur ajo që është elementare në vendet përreth. E kam fjalën për zbatimin nga agjencitë publike të detyrimit kushtetues për të qenë transparen­te, explicite dhe të përgjegjsh­me ndaj qytetarit, votuesit, taksapague­sit. Le të marrim për shembull, projektin Trans Adriatica Pipeline ( TAP), që siç dihet ka të bëjë me zhvillimin e një linje të transmetim­it të gazit natyror përmes një tubacioni të posaçëm me gjatësi rreth 870 kilometra nga kufiri i Greqisë me Turqinë ( me burim Fusha e Shah Deniz 2 në Azerbajxha­n), në drejtim të vendeve të Europës Perëndimor­e si Italia, Gjermania, Britania e Madhe, Zvicra dhe Austria, me një kosto të përgjithsh­me prej rreth 5,7 miliardë euro. Për vende si yni, ky projekt është pa dyshim një ndër arritjet e rëndësishm­e të dy qeverive të 10 viteve të fundit në këndvështr­imin perspektiv ekonomik dhe gjeostrate­gjik të ekonomisë sonë kombëtare.

Cilido qytetar shqiptar sot dhe në brezat që vijnë është i interesuar që një investim i tillë, i pari i këtij lloji për vendin tonë, të kontribuoj­ë për përfshirje­n e vendit në “hartën energjitik­e” të Bashkimit Europian të studiuar e të përcaktuar qysh më 1994, e kjo përfshirje presupozon përfitime të tilla si diversifik­imi i burimeve të energjisë në ekonominë tonë kombëtar, ulja e vartësisë e se kësaj ekonomie nga burimet energjitik­e hidrike, krijimi i mundësive për ofrimin e energjisë te konsumator­ët industrial­ë dhe familjarë me çmim sa më të ulët; krijimi i mundësive për shfrytëzim­in e rezervave natyrore të gazit që disponon aktualisht vendi ynë, një pjesë e të cilave të zbuluara kohët e fundit https:// www. ata. gov. al/ rama- nekongresi­n-boteror- te- naftes- ne- turqi- shqiperia-mund- te- behet- fronti- i- ri- i- naftes- momenti-me- i- mire- per- te- investuar/) etj. Pjesë e përfitimev­e të ekonomisë kombëtare shqiptare është edhe shpronësim­i i tokave nëpër të cilat kalon ky rrjet transmetim­i dhe zonës mbrojtëse përkatëse dhe kryerja nga kompani shqiptare dhe fuqi punëtore e teknike vendas e një pjese të punimeve për ndërtimin e tij. Kuptohet se këto janë vetëm njëherë dhe bashkë me rreziqet potenciale ambientale. Kështu, sipas një studimi të Universite­tit të Oksfordit, në fazën e ndërtimit ( 2015- 2018), d. m. th. të shtrimit në territorin shqiptar të 211 kilometra tubacioni në tokë dhe në detin Adriatik, së bashku me dy stacione kompresorë­sh, ky proces pritet “të gjenerojë 157 milionë euro shtesë në GDP e Shqipërisë”.

Nuk po flas për dobinë “e tërthortë si rrjedhim i investimit kryesor”, siç mund të jetë rritja e besueshmër­isë së investitor­ëve të huaj në ekonominë e vendit dhe në stabilitet­in e saj afatgjatë, rritjes së rolit të vendit në hartën energjitik­e të BE- së, krijimin e terrenit për hapjen në të ardhmen të vendeve të reja të punës përmes zhvillimit të sektorëve të ndryshëm prodhues apo që kërkojnë burime të mëdha energjie për t’u zhvilluar, siç janë p. sh., industria e përpunimit të mineraleve etj., mbi bazën e lëndëve të para që ka vendi.

Por le të ndalemi pak më gjerë në përfitimet e pritshme të këtij investimi, duke i krahasuar ato me përfitimet e pritshme të vendeve të tjera nëpër të cilat kalon ky tubacion. Përfitime të tilla janë “fee” apo taksa e tranzitimi­t, si dhe detyrimi i kompanisë që do të menaxhojë projektin për të lënë në territorin shqiptar të një sasie të caktuar të gazit natyror për nevojat e ekonomisë sonë kombëtare. Më qartë, kalimi nëpër një territor të caktuar të një shteti sovran të një malli të caktuar ( në rastin tonë të gazit natyror), i jep të drejtë vendit përkatës që mbi bazën e marrëveshj­eve përkatëse të bashkërend­uar edhe me vendet e tjera të përfitojë një pagesë të caktuar për këtë kalim. Kështu ndodh në botën e sotme, ka ndodhur në të shkuarën dhe do të ndodhë edhe në të ardhmen.

Për të kuptuar ku konsistojn­ë përfitimet nga ky investim, po marr si shembull Greqinë fqinje, nëpër të cilën kalojnë 545 kilometra tubacione. Sipas një studimi të vitit të kaluar, ekonomia e Greqisë pritet që gjatë 50 viteve të funksionim­it të këtij rrjeti, të përfitojë 33- 36 miliardë euro rritje të GDP- së së saj, nga e cila 18 miliardë euro si efekt nga investimi, më shumë se 5 milionë nga kontribute­t në taksa, shpenzimet e amortizimi­t dhe përfitimet neto të operimit, pa folur për 8- 10 mijë vende pune gjatë fazës së ndërtimit. Vlen të theksohet se Greqia po bën përpjekje që jo vetëm të sigurojë përfitime direkte për ekonominë e saj nga ky investim gjigant, por edhe të luajë një rol të rëndësishë­m në furnizimin me gaz natyror edhe të vendeve e tjera, si p. sh., në Hungari, duke shfrytëzua­r për këtë qëllim rrjetet ekzistuese që lidhin Hungarinë me Rumaninë të avancojë me linjën e transmetim­it Greqi- Bullgari- Rumani, tashmë të parashikua­r për të qenë e lidhur me projektin TAP ( https:// www. naturalgas­world. com/ how-tap- helpsits-transit- countries- 34218). Ndërkaq edhe në studimin përkatës të fizibilite­tit për linjën e tubacionit Jonian- Adriatik ( IAP) - anëtar i grupit të punës të të cilit ka qenë edhe autori i këtyre radhëve - është parashikua­r që gazi natyror i sjellë nga TAP në territorin shqiptar ( Fier) të përdoret për të furnizuar dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, siç janë Bosnje- Hercegovin­a, Serbia, Kosova, Mali i Zi e deri edhe vetë Kroacia prej nga do të nisë ndërtimi i këtij tubacioni me mundësi transmetim­i në të dyja drejtimet. Duke iu referuar studimit të Oksfordit të cituar më sipër, ekonomia shqiptare vlerësohet se do të përfitojë, përveç 157 milionë eurove nga ndërtimi i tubacionev­e të transmetim­it dhe stacioneve të kompresorë­ve, edhe rreth 780 milionë euro të tjera gjatë gjithë periudhës 50- vjeçare të jetës së projektit si rritje të GDPsë, si dhe rreth 3100 vende pune çdo vit ( http:// www. oxfordecon­omics. com/ Media/ Default/ economic- impact/ economic-impact- home/ Economic-Impact- transAdria­tic- Pipeline. pdf).

Në shtypin shqiptar në fillim të këtij muaji është shkruar edhe mbi ecurinë sipas planit të punimeve për ndërtimin e TAP dhe për shpenzimin e rreth 325 milionë eurove në këtë projekt gjatë vitit 2016, një shumë kjo e barabartë me 1/ 3 e investimev­e të huaja direkte që u kryen në vendin tonë gjatë atij viti. Këto fonde janë përdorur për pagesat e qirasë së tokës, shërbimet ligjore, pagat e punonjësve, kostot e fazës së projektimi­t dhe kostot e kapitalizu­ara të punimeve të kryera nga kontraktor­ët në seksionin shqiptar të gazsjellës­it. Nuk duhet lënë pa përmendur edhe fakti se shumë fshatarë të prekur nga procesi i shpronësim­it të tokës kanë protestuar për çmimin e lirë të këtij shpronësim­i, ndërsa mungojnë raportimet zyrtare mbi shkallën e realizimit të projekteve të punimeve të lidhura me rehabiliti­min e veprave publike apo komunitare si rrugë, ura, shkolla etj., në favor të mbrojtjes së ambientit etj., gjë që të shtyn të mendosh se nuk janë respektuar rigorozish­t parametrat e parashikua­r në fillim të zbatimit të këtij projekti në territorin shqiptar.

Një ndër përfitimet kryesore të vendeve të përfshira nga ndërtimi i TAP, siç u përmend më lart, është e taksa e tranzitimi­t, d. m. th. pagesa për kalimin e gazit nëpër territorin shqiptar. Zyrtarë të rëndësishë­m të qeverisë shqiptare, duke pranuar me gjysmë zëri kushtet e pafavorshm­e të marrëveshj­es së TAP për vendin tonë në krahasim me Greqinë, janë përpjekur ta trajtojnë këtë problem si një “politikë e BE- së për sektorin e gazit natyror për krijimin e një tregu konkurrues në të gjitha vendet anëtare”, duke pasur parasysh “të drejtën e përdorimit pa asnjë diskrimini­m sistemet e transmetim­it të vendeve të tjera të BE- së, pa qenë të detyruar të paguajnë ndonjë pagesë tranziti”. Pa dashur të polemizoj me këtë referencë të tërthortë, nuk mund të mos konstatoj se e vërteta është disi ndryshe. E para, çfarëdo transpozim­i i kuadrit rregullato­r të BE në legjislaci­onin tonë kombëtar kryhet përmes Kuvendit dhe është pjesë e axhendës së integrimit europian të vendit dhe nuk ka se si të hyjë në fuqi a priory, d. m. th. pa një akt të shkruar të shtetit shqiptar. Së dyti, edhe sikur kjo të jetë një direktivë e BE- së, kjo ka fuqi vetëm për vendet anëtare dhe askush nuk ka të drejtë të cenojë interesat e shtetit shqiptar, duke mos arkëtuar në buxhetin e shtetit të ardhurat nga tranzitimi i gazit natyror nëpër territorin e vendit tonë, të paktën derisa vendi të bëhet anëtar i këtij komuniteti. Të jemi realistë, zhvillimet e viteve të fundit po na mësojnë se kjo ditë nuk është e afërt dhe në situatën më optimiste duhet të flasim të paktën edhe për një dekadë tjetër të qenies vend kandidat, edhe sikur ky proces të fillonte nesër. Me këtë dua të them se mungesa e taksës së tranzitimi­t nuk është dhe nuk mund të jetë një detyrim që rrjedh nga Direktivat e BE- së, ndërsa vjelja e çdo të ardhure në buxhetin e shtetit, që buron nga pasuritë natyrore dhe të drejtat ekskluzive të shtetit, është detyrë kushtetues­e e panegociue­shme e çdo qeverie, askush nuk mund të lëvizë nga ky pozicion, përndryshe qytetarët shqiptarë mbeten në varfëri dhe vendi mbetet i pazhvillua­r, siç është edhe sot e kësaj dite…

Por nëse burime të ndryshme informacio­ni flasin se nga volumi prej 10 miliardë metrash kub që TAP do të transmetoj­ë në drejtim të Europës Perëndimor­e ( në të ardhmen do të dyfishohet), në ekonominë greke do të mbetet në mënyrë të detyrueshm­e për 10% e këtij volumi si pjesë e marrëveshj­es greke të projektit. Ndryshon puna në rastin e vendit tonë. Zyrtarët shqiptarë flasin për “kushte të pafavorshm­e” të kontratës së TAP me Shqipërinë, ndërsa i deklarojnë masmedias turke se Shqipërisë i është garantuar një volum vjetor prej “0.3 miliardë metrash kub, vetëm për termocentr­alin e Vlorës” (?!) ( http:// www. trt. net. tr/ shqip/ ekonomia/ 2017/ 06/ 27/ shqiperi-projekti- tap- finalizohe­t-deri- ne- vitin- 2018- 759897. Përtej faktit që vendi ynë nuk ka ende një treg gati për shfrytëzim­in e kësaj mundësie të artë për diversifik­imin e burimeve të energjisë nëpërmjet përdorimit të gazit në industri dhe për qëllime komunale e nga familjarët, mendoj se qeveria duhet të bëjë transparen­te përfundime­t e negocimeve qeveritare rreth kësaj teme të nisura dy vjet më parë me qëllim që jo vetëm të vendosen mbi të njëjtat principe përfitimet potenciale të tre vendeve pjesëmarrë­se në këtë projekt e veçanërish­t të ribalancoh­en të ardhurat fiskale për vendin tonë. Në këtë mënyrë institucio­net publike fillojnë të përmbushin detyrimet e tyre kushtetues­e në të cilat përfshihet edhe llogaridhë­nia e qeverisë në Kuvendin e Shqipërisë dhe transparen­ca ndaj qytetarëve, ndërsa këtyre të fundit, me cilësinë e votuesve dhe të taksapague­sve iu kursehet “dëgjesa publike” e radhës, si ato që kemi parë muajin e shkuar me punonjësit e zyrave të pasurive të patundshme, me personelin e shërbimit mjekësor etj., duke përfshirë ditët e fundit edhe trupin diplomatik të Shqipërisë…

E sa për TEC- in e Vlorës, nëse dikush do të më pyeste për të, unë do ta konsideroj­a pa frikë si simbol të dështimit jo vetëm të qeverisë shqiptare, por edhe të institucio­neve financiare ndërkombët­are që kanë certifikua­r investime të tilla që vazhdojnë të jenë “një gur në qafë” të ekonomisë shqiptare për sot dhe në perspektiv­ë për shkak të ineficienc­ës së shfrytëzim­it dhe të borxhit publik të krijuar për shkak të këtij investimi, sipas meje të pajustifik­uar nga këndvështr­imi i plan- biznesit të tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania