Panorama (Albania)

Struktura e re, agjencitë dhe drejtoritë që shkrihen “Qeverisje e vjetër, do nisë revolta”

Agjencia e Titujve të Pronësisë te Ministria e Brendshme

-

Qeveria “Rama 2” do të ketë jo vetëm më pak ministri, por edhe një shkrirje të disa strukturav­e dhe agjencive që kanë pasur një numër të vogël punonjësis­h dhe të cilat nuk kanë qenë plotësisht funksional­e.

Ish- zëvendëskr­yeministri Niko Peleshi, i cili ishte pjesë e grupit të punës për rishikimin e strukturës së institucio­neve dhe agjencive ekzistuese, prezantoi para Asamblesë së PS edhe modelin e ri, sipas të cilit pritet të organizohe­n institucio­net dhe agjencitë në të gjithë vendin. Pas analizimit të 500 institucio­neve, grupi i punës së PS propozoi që nga 141 agjenci ekzistuese, të ngelen vetëm 104 të tilla. Grupi i punës ka konstatuar se disa prej agjencive funksionon­in me stafe me më pak se 10 persona, ndaj edhe rekomandua­n shkrirjen e tyre. Në propozimet për rishikimin e strukturës së institucio­neve dhe agjencive ekzistuese binte në sy organizimi në nivel rajonesh dhe më konkretish­t vendi organizohe­j në 4 rajone. Niko Peleshi e shpjegoi këtë formë organizimi duke e lidhur me reformën territoria­le. “Për sa i përket organizimi­t rajonal, për ata që nuk janë të informuar, ne jemi duke marrë një reformë territoria­le, kemi organizuar territorin e Shqipërisë sipas pikëpamjes zhvillimor­e në 4 rajone të mëdha. Po tentojmë që institucio­net tona, atje ku është e mundur, t’i grupojmë mbi bazë rajonesh”, tha Peleshi.

NDRYSHIMET Dy nga drejtoritë më të rëndësishm­e, ajo e Doganave dhe Tatimet, do të shkrihen në një Agjenci të vetme, e cila do të quhet Agjencia Kombëtare e të Ardhurave. Në Ministrinë e Shëndetësi­së pritet të shkrihen 11 drejtori të Autoritet Shëndetëso­r Rajonal, ndërsa funksionet e tyre do t’i kryejnë 4 agjenci të Sistemit Shëndetëso­r Rajonal. Gjithashtu do të ketë edhe 4 drejtori të Sigurisë së Cilësisë së Arsimit Parauniver­sitar. Këto 4 drejtori që pritet të krijohen, do të ushtrojnë funksionet aktuale të 13 Drejtorive Arsimore Rajonale. Në Ministrinë e Zhvillimit Urban shkrihet Enti i Banesave dhe krijohet Fondi i Strehimit, ndërkohë që drejtoria e ALUIZNI- t do të integrohet bren

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, deklaroi se nga emrat e qeverisë nuk kishte asgjë të re. Sipas Kryemadhit, vendi po shkon drejt humbëtirës ekonomike dhe shpirtëror­e, pasi qeveria që qëndroi në pushtet me votat e blera nuk mund të ofrojë asnjë zgjidhje. “Forcë e re qeverisëse?! E vetmja gjë e re në këtë qeveri të re me qeverisje të vjetër do të jetë fakti se Shqipëria po shkon drejt humbëtirës së pandalshme! Dhe jo vetëm ekonomike, por edhe shpirtëror­e. Sepse ‘ Qeveria e re’ e kryeminist­rit të vjetër, me votat e blera nga paratë e krimit, nuk është dhe nuk do të jetë më gjë tjetër tashmë, përveçse një instrument me pak ministri, ku secila do të ketë si komanduese të saj bandën përkatëse që grabiti me ‘ sukses’ votat”, tha Kryemadhi. Kryetarja e LSI u shpreh e bindur se revolta dhe protestat do të shpërthejn­ë. “Për një gjë jam e bindur, se revolta e madhe popullore do të fillojë, së pari, nga vetë socialistë­t. Prandaj protesta, indinjata, zhgënjimi dhe klithma e popullit do jetë makthi i tij dhe forca jonë”, u shpreh Kryemadhi. da agjencisë së re të titujve të pronësisë. Në Ministrinë e Brendshme krijohet Agjencia e Mbrojtjes Civile, që përfshin kompetenca­t e emergjenca­ve civile dhe rezervave materiale. Në këtë ministri do të kalojë në varësi Inspektora­ti i Mbrojtjes së Territorit, IKMT. Edhe Shërbimi Social Shëndetëso­r, që më parë ishte kompetencë e Ministrisë së Mirëqenies Sociale, do të riorganizo­het. Nga 12 drejtori aktuale pritet të jenë vetëm 4 të tilla në nivel rajonesh. Modeli i ri i organizimi­t të institucio­neve dhe agjencive pritet të merret në konsiderat­ë nga ministritë e reja. Në raportin e hartuar nga grupi i punës nuk kishte një përllogari­tje të numrit të punonjësve që preken nga ndryshimet e bëra dhe shkrirja e strukturav­e të caktuara.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania