Panorama (Albania)

Adoleshent­i përdhunon vajzën 13 vjeçe, i premtoi fejesë

U njohën në "Facebook". E mitura: Prindërit e tij e dinin lidhjen

-

Fton të miturën në shtëpinë e tij, pasi e njohu në "Facebook", 17- vjeçari e përdhunon.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e së shtunës në qytetin e Beratit, ku një vajzë 13- vjeçare është përdhunuar nga i dashuri i saj adoleshent. Sipas policisë, ai është arrestuar. Ngjarja ka ndodhur në banesën e djalit, pasi ai e ka ftuar të miturën për vizitë. Sipas policisë, autori i përdhunimi­t është shtetasi me inicialet K. A., banues në Berat, i cili është arrestuar në flagrancë pas denoncimit të bërë nga familjarët e vajzës. 17- vjeçari dhe vajza e mitur 13 vjeçe mësohet se kishin krijuar njohje përmes rrjetit social "Facebook". Pas komunikime­ve të shpeshta mes tyre lindi dhe një lidhje dashurie. Djali i kishte premtuar asaj lidhje zyrtare, për të cilën do të viheshin në dijeni dhe dy familjet e tyre. Si hap të parë për këtë, ai e kishte prezantuar vajzën e mitur edhe me prindërit e tij. Ndërkohë, gjatë ditës së shtunë, 17vjeçari e kishte ftuar të dashurën e tij për të kaluar disa orë së bashku në banesën e tij. Duke përfituar nga fakti se në shtëpi nuk ndodheshin prindërit e tij, djali dyshohet se e ka detyruar 13- vjeçaren që të kryejë marrëdhëni­e seksuale me dhunë. Kaq ka mjaftuar që vajza në gjendje të tronditur psikologji­ke t'u tregojë gjithçka prindërve të saj, me të mbërritur në banesë. Pasi ka rrëfyer se është detyruar të kryejë marrëdhëni­e seksuale pa dëshirën e saj, prindërit bashkë me vajzën i janë drejtuar Komisariat­it të Policisë në Berat. Vajza, në deponimin e saj në prani dhe të një psikologej­e, ka treguar se kishte shkuar me vullnetin e saj në shtëpinë e të dashurit, pa e menduar se e gjitha do të përfundont­e në këtë mënyrë dhe se ajo nuk kishte ditur se çfarë do të ndodhte. 13- vjeçarja është shprehur se me djalin njihej prej kohësh dhe se madje për lidhjen e tyre kishte dijeni dhe familja e tij. Duke qenë se në dijeni të lidhjes ishin familjarë të tij, ajo kishte pranuar pa hezitim ftesën e të dashurit për të kaluar disa orë së bashku në banesën e këtij të fundit. Sipas të dhënave, e mitura ka sqaruar se i dashuri i kishte premtuar asaj se së shpejti do të fejoheshin. Pas denoncimit, forcat e policisë u vunë në lëvizje duke bërë arrestimin e të akuzuarit për përdhunim. Ngjarja ka shkaktuar jo pak reagim në opinionin publik, ndërsa pritet që oficerët e policisë të marrin edhe dëshminë e 17-vjeçarit të arrestuar, për të zbardhur akoma edhe më shumë mbi këtë ngjarje tronditëse. "Më datë 27.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K. A, 17 vjeç, banues në Berat, pasi më datë 26.08.2017, në banesë, ka kryer marrëdhëni­e seksuale pa dëshirën e saj, me një të mitur, 13 vjeçe", bën të ditur policia. Ndërkohë ndaj 17- vjeçarit K. A. do të rëndojë akuza për "Marrëdhëni­e seksuale ose homoseksua­le me dhunë me të mitur".

Duke përfituar nga fakti se në shtëpi nuk ndodheshin prindërit e tij, djali dyshohet se e ka detyruar 13- vjeçaren që të kryejë marrëdhëni­e seksuale me dhunë. Kaq ka mjaftuar që vajza në gjendje të tronditur psikologji­ke t'u tregojë gjithçka prindërve të saj, me të mbërritur në banesë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania