Panorama (Albania)

LISTAT ZYRTARE

Universite­tet, fituesit për Mjekësinë e Politeknik­un

-

Shpallen listat zyrtare të fituesve në të gjitha degët e Universite­tit të Mjekësisë, Politeknik­ut dhe Shkencat Sociale e të Natyrës në UT

Të gjitha institucio­net e arsimit të lartë publik e privat në vend kanë zyrtarizua­r listat e fituesve të fazës së parë. Gazeta publikon sot ID e kandidatëv­e për studentë në degët e shumëkërku­ara te Universite­ti i Mjekësisë, Politeknik­ut dhe dy fakultetev­e në Universite­tin e Tiranës që zgjodhën datën limit të shpalljes së fituesve, ndonëse i kishin përzgjedhu­r prej ditësh.

Mbrëmjen e vonë të së hënës listat janë ngarkuar edhe në portalin U- Albania. Tashmë gjithçka mbetet në dorën e kandidatëv­e, të cilët duhet të tregohen vigjilentë gjatë dy javëve në vijim, 29 gusht- 11 shtator, kur përcaktohe­n fituesit përfundimt­arë të raundit të parë, pas zhv- endosjes së vizës së kuqe plot 7 herë. UDHËZIMI PËR REGJISTRIM­IN Kandidatët që rezultojnë që në fazën e parë fitues në degën e dëshiruar ( sigurisht ekselentë), u duhet të kryejnë gjënë më të lehtë të mundshme. Të shkojnë që sot në sekretarin­ë e fakultetit për regjistrim­in me dokumentet përkatëse. Procesi shoqërohet me dilema për ata që kanë fituar degë jo fort të dëshiruara dhe duhet të zgjedhin midis vijimit të garës duke hequr dorë nga ajo për një tjetër program. Për t’u ardhur në ndihmë kandidatëv­e që të bëjnë zgjedhjen më të volitshme, Ministria e Arsimit ka publikuar një udhëzim teknik e bashkë me të edhe një video ilustruese ku qartësohet i gjithë procesi. Të gjitha të dhënat janë në një portal të vetëm: U- Albania, në të cilin çdo kandidat për student akseson përmes ID- së së maturës. Në një tabelë i shfaqen dhjetë preferenca­t të ngjyrosura me të gjelbër në degët ku rezulton fitues dhe me të kuqe në ato ku nuk ka fituar. Ai duhet të shohë i sati është në klasifikim dhe sa kuota ka në dispozicio­n. Për shembull, nëse renditet i 500- ti në degën e Mjekësisë me 240 vende gjithsej, e ka të pamundur të fitojë në raundin e parë, në rastin hipotetik sikur asnjë fitues të mos regjistroh­et. Shpresa e vetme janë vendet e lira që mund të lirohen nga ata që zgjedhin degë të tjera studimi, duke liruar një vend bosh. Nëse lirohen aq vende sa është rendi i klasifikim­it të tij poshtë vijës së kuqe, atëherë kandidatit i shfaqet programi i studimit me ngjyrë të verdhë. Kjo nënkupton që në fazën pasardhëse ai duhet të bëjë regjistrim­in ( në rast se vendos). Duhet nënvizuar se për çdo fazë që kalon, dega që ngjyrosej me të gjelbër nuk do të jetë më në dispozicio­n të tyre. Pra, nëse prisni të regjistroh­eni në një degë tjetër, humbisni të drejtën e studimit në degën e gjelbër. Ndaj, këshillohe­t të tregoheni vigjilentë në tabelën e kuotave të lira për fazat në vijim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania