Panorama (Albania)

Nga kompensimi i pronave te Hipotekat dhe legalizime­t, si do bashkohen 12 agjenci

Krijohet regjistri kombëtar i pronës së paluajtshm­e

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Ish- zv. kryeminist­ri Niko Peleshi duke shpjeguar strukturën e re të agjencive në Asamblenë e PS. Majtas lart, skema aktuale e 12 drejtorive për pronat nëpër ministri

Çështja e pronave është një nga shqetësime­t kryesore që kryeminist­ri Rama dhe deputetët e PSsë kanë marrë gjatë dëgjesave publike.

Për këtë arsye, drejtorët e ALUIZNI- t ishin të parët, të cilëve Rama u kërkoi publikisht të jepnin dorëheqjen, për shkak të zvarritjes që u kanë shkaktuar mijëra qytetarëve për proceset e legalizime­ve. Kryeminist­ri, pas fitores në zgjedhje, paralajmër­oi se do të ketë një ristruktur­im të institucio­neve që merren me çështjet e pronës, ndërkohë që ngarkoi një grup pune për rishikimin e strukturës së institucio­neve dhe agjencive ekzistuese në vend. Pas analizimit të 500 institucio­neve, grupi i punës së PS propozoi që nga 141 agjenci ekzistuese, të ngelen vetëm 104 të tilla. Pjesë e agjencive dhe drejtorive që është kërkuar të shkrihen janë edhe disa prej atyre që merren me çështjen e pronave. Ish- zv. Kryeminist­ri Niko Peleshi deklaroi se për çështjen e pronave është e nevojshme një ndërhyrje radikale.

PROBLEMATI­KA Në analizën e bërë nga grupi i punës theksohet se Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë një regjistër kadastral të pasurive dhe kjo, e ka bërë pasurinë e patundshme të jetë një objekt tjetërsime­sh të paligjshme. Një nga arsyet kryesore përse çështjet e pronave kanë pësuar zvarritje, sipas Peleshit dhe grupit të punës në PS, ka qenë fragmentar­izmi institucio­nal. Kështu, vihet theksi te fakti se disa procese, të cilat janë tranzitore, siç janë për shembull legalizimi apo kompensimi i pronave, të cilat duhet të zgjasnin dy deri në katër vjet, janë zgjatur 25 vjet apo procese të tjera, siç është kthimi dhe kompensimi i pronës, i cili nuk ka mbaruar ende.

PROPOZIMI Agjencia e Titujve të Pronësisë pritet të jetë institucio­ni kryesor që do të merret me çështjen e pronave në Shqipëri. Përmes dy opsioneve, grupi i punës i ka paraqitur Kryeminist­rit mënyrën se si mund të zgjidhë ngërçin institucio­nal për çështjen e pronës.

Opsioni i parë: Agjencia të mbledhë “nën një çati”: ALUIZNI, ATP, AIITP, AMTP, ndërkohë që në opsionin e dytë, Agjencia lë jashtë ATP. Ish- zv. Kryeminist­ri Niko Peleshi dhe grupi i punës që u caktua për rishikimin e strukturës së institucio­neve dhe agjencive ekzistuese në vend, propozojnë një trajtim më integral të pronës. Duke renditur 12 institucio­ne që merren aktualisht me dhënien e titujve të pronësisë, grupi i punës evidenton faktin që secila prej agjencive, i lëshon këto tituj në bazë të hartave të veta. Kështu, përmes një strukture të re që pritet të krijohet, qeveria do të synojë përfundimi­n e një regjistri fillestar, sistematik, kombëtar të pronës së paluajtshm­e. Gjithashtu, qeveria, në bazë të rekomandim­eve të marra, pritet të ndërtojë një regjistër elektronik të pasurive të paluajtshm­e për pronat në fshat, për regjistrim­in e pasurive pas vitit 1991, si dhe ndërtimin e një sistemi dixhitaliz­imi të pasurive të paluajtshm­e, përfshirë hartografi­në sipas standardev­e europiane.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania