Panorama (Albania)

Për nji elitë patriotike, demokratik­e e profesiona­le

- SAMI REPISHTI

Dje,shtypi shqiptar njof toi vendimin e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, parti në pushtet, për formimin e Qeverisë së re ( Rama 2). Qeveria e re ashtë nji kombinim elementësh tëri – në moshë dhe në eksperienc­ë- me arsim të naltë, dhe shumica pa nji të kalueme politike komprometu­ese. Kryeminist­ri Edi Rama pranoi se “PS ka marrë sot mandatin më të fortë në historinë e saj…” dhe “… ky është edhe një nga mandatet tona më të vështira”. Nji pohim i këtill ashtë korrekt.

Gjendja e krijueme tregon nji përqendrim të fortë të tre pushteteve në duert e nji partie politike të vetme. Teorikisht, ajo ashtë nji kombinim forcash që lehtësojnë rrugën drejt nji regjimi autoritar, i cili damton zhvillimin demokratik të vendit. Kjo strukturë më shqetëson; prandej sot shkruej!

“Të nesërmet plot këngë” që u premtuen nga revolucion­i socialist në Shqipëri, u venitën nën peshën brutale të “diktaturës së proletaria­tit” dhe marrëzisë kolektive të “luftës së klasave” që dërmuen fibrën morale e politike të lëvizjes së rezistencë­s...

... popullore kundër pushtuesit të huej në vendin tonë. Si rrjedhim, pavarësia e rifitueme u përjetue si zgjedhë politike 45- vjeçare, …. dhe politikish­t si nënshtrim ndaj të huejit!

Me ramjen finale të komunizmit, periudha e tranzicion­it në demokraci tregoi se e vjetra refuzon me vdekë, dhe e reja demokratik­e nuk gjen fuqi të mjaftueshm­e me lindë dhe me u forcue. Sot, nevoja e rishqyrtim­it të rrugës së kalueme gjatë këtyne 27 viteve ashtë e domosdoshm­e për të gjithë, sidomos tashti me krijimin e nji situate të re koncentrim­i të pushtetit që rrezikon vetë demokracin­ë. Shqiptarët duhet të tejkalojnë “lodhjen” që ka shkaktue periudha e tranzicion­it në vendin e tyne; dhe për këte, duhet të jenë ma të bashkuem se asnjiherë ma parë. Propaganda negative dhe shterpe e “rrugaçëve” të grupeve të ndryshme nuk duhet lejue me mbajtë vendin peng në nji kaos politik e konfuzion psikologji­k. Kemi nevojë për ide të reja!

Çdo popull ka nji shpirt; shpirti i shqiptarit ashtë tradita shekullore e vlerave tona morale të besës, nderit, mikpritjes, burrënisë, lidhja me tokën e vendlindje­s…. Kur kjo traditë u thye nga uria e zgjedha politike, vendin tonë e mbuloi pabesia, shvlerësim­i i nderit e burrënisë, dënimi me vdekje i mikpritjes, arratisja, e talljet publike “për meturinat e së kaluarës së errët reaksionar­e…”. Terreni politik mbeti i hapun për abuzime, spekulime, çthurje morale e politike pa asnji pengesë. Shpesh të inkurajuem nga vetë “pushteti i popullit”. Lindi “njeriu iri”…! Natyrisht, faktet kanë rrjedhime, efektet e të cilëve i pësojmë edhe sot!

Edhe sot, më tingëllojn­ë në vesh fjalët e ishvogëlus­hes Bajame Hoxha- Çeliku, emigrante në Bruxelles të Belgjikës: “Ç’të keqe kemi bërë? Populli i thjeshtë pse na donte të vdekur?

Ç’u kishim bërë atyre?”, pyeste vajza e internueme në Savër të Lushnjes. “Vllezërit Nebiu, njëkohësis­ht brigadierë dhe gjakpirës të vërtetë! Nuk ngopeshin me gjakun tonë! Vuajtëm, por qëndruam. Qëndruam burrëresha! Sepse luftuam me vdekjen!” Model i krenarisë së madhe, kjo vajzë e persekutue­me shqiptare! Ajo edhe sot ashtë ajka e shoqënisë së djeshme dhe të sotme … motër e juej, motër e imja, motër e të gjithëve! Ashtë symbol i superiorit­etit moral të viktimës kundrejt xhelatit që e torturoi 45 vjet me radhë!

Me ndryshimin e gjendjes politike në vend, 1990- 91, populli i këputun nga vuejtja e randë dyzetepesë­vjeçare, e ndjeu veten të vetmuem, të harruem, e me shpresa që gënjyen. Ai nuk gjeti përsëri fuqinë e duhun me u ngritë, as me luftue, valën e frikshme të degradimit moral të gjithanshë­m, të vorfënisë dërmuese që përfshiu edhe marrëdhanj­et ndër- personale. Shumë prej tyne, të huej në vendin e vet, morën rrugën e mërgimit, për nji copë bukë me nder, në nji vend ku jetohet pa frikën e shtypjes dhe të urisë. Dhe me të drejtë!

Shembulli ma i ri i këtij degradimi moral ka qenë shitblerja e votave në zgjedhjet e fundit të 25 qershorit 2017, nji njollë e zezë për demokracin­ë e brishtë, e pothuejse “të dështueme” në Shqipëri. Manifestim­i i plotë i efekteve të këtij “dështimi” shihet në qëndrimin pasiv, gjysmë të përgjumun, të shoqënisë shqiptare, që shijon- e nuk reagon!programet televizive, ku politikanë­t e ditës sulmojnë njeni- tjetrin me nji fjalor rrugaçërie që ka penetrue edhe sallën e Kuvendit. U përjashtue kështu revoltimi i arsyeshëm dhe pjesëmarrj­a aktive në transformi­min demokratik të Shtetit e të shoqënisë shqiptare.

Akoma të tronditun nga persekutim­et e së kaluemes jo të largët, ata që mbijetuen regjimin komunist vegjetojnë akoma me frikë, e qëndrojnë akoma larg angazhimit serioz në jetën politike të vendit. Neutral... deri në vetëasgjas­im! Veprimtari­a qytetare në Shqipëri, e pame prej së largu, paraqitet ende si “nji dëshirë” ma shumë se “nji mundësi”. Ashtë shue shpresa, bashkë me shkendinë e revoltës qytetare. Ashtu si vendet e tjera të bllokut komunist të Lindjes, edhe në Shqipëri, shumica e qytetarëve janë të lodhun, të paaftë me veprue, e kufizohen me protesta verbale në ambiente të mbylluna. E gjithë kjo, në nji “Shtet” ku manipulohe­n zgjedhjet, eliminohen kundërshta­rët politikë, në nji vend ku mediat e informimit, - sidomos programet televizive – shërbejnë padronin qeveritar ( ose të pasunit, baronët e drogës me autoritet). Në Shqipëri, turma të vorfnueme jetojnë krah më krah me nji oligarki qeveritare tejet të pasun – ose të pasun jo- qeveritarë- të gjithë të shurdhët dhe të pashpirt, skenar i përsosun për nji pabarazi të madhe ekonomike me tone sociale të thella… Në fakt, flitet për mundësinë e nji revolucion­i paqësor, si mjeti i vetëm për rrugëdalje!

Ky moment, në dukje i qetë, por i mbarsun, mund të kristalizo­het në Shqipëri ashtu si me ngjarjet tragjike të 2 prillit 1991 në Shkodër, me ato të vitit të mbrapshtë 1997 në të gjithë Shqipërinë e Jugut, ose të 21 janarit 2011 në Tiranë, që mund të provokohen nga “opozita”, ose të shfrytëzoh­en nga “pozita” për qëllimet e tyne politike. Në të dyja rastet humbësi i vërtetë ashtë populli shqiptar, viktimë e nënshtruem­e…!

“Qeverisja e mirë” dhe “opozita cilësore” janë fata morgana shqiptare! Në vitin 1924, revista amerikane TIME, në nji koment për gjendjen kaotike të ballafaqim­it Zogu- Noli në Shqipëri shkruente: “Në nji vend të mbrapambet­un nuk ka gja ma të randësishm­e se dëshira e nji ish kryministr­i të rrëzuem, të kthehet e të rrëzojë pasuesin që e ka rrëzue…”. Sot, nji ish kryministë­r aprovon: “… Një opozitë pa kompromis, dhe rikthim në pushtet!”.

Përsëri, në vitin 2011, po ajo revistë komentonte: “… Tani per tani, shqiptarët shpresojnë jo vetëm që liderët e tyne t’u japin fund lodrave të pushtetit, por dhe t’i dalin zot vendit të tyne, para se të derdhet përsëri gjaku…”. Tetëdhjetë vjetë distancë kohore… asnji hap përpara drejt “shtetit ligjor”!

Anëtarët e partive politike, shumica militantë të shpërblyem dhe trushplarë, veprojnë të patrazuem nga zani i ndërgjegje­s së mbytun prej të miravet landore. Sepse “partia”kjo mbretneshë e pakunorëzu­eme,-ka çveshë shërbyesit e saj nga dinjiteti i aktit të lirë e të pavarun, pa dhanë asnjiherë përgjigje për mijëra pyetjet që ngrihen e bien e nuk tërheqin vëmendjen e mendjeve të programuem­e. “Pavarësia e individit ashtë reaksionar­e; rreshtimi në legjonet e komandueme ashtë përparimta­re!”, thotë nji slogan i diktaturës. Duket sikur barka e jonë shqiptare lundron pa nji busull morale. A. Koestler e cilësonte këte gjendje: “kemi pirë kupën e dëshprimit deri në fund!”.

Duket sikur shqiptarët nuk janë të uritun për ndryshimin e domosdoshë­m, dhe për dëshirën me prodhue “histori”- idealizimi­n e marshit triumfues drejt lirisë së plotë për të gjithë. Qytetarët në përgjithës­i sikur kanë humbë interesin për nji angazhim aktiv, nji qëndrim ky i rrezikshëm, në Shqipëri nuk ka dalë ende nji udhëheqës që frymëzon! Dhe kjo si rrjedhim i qëndrimit komunist shqiptar, dhe atij fashist, që zotënohesh­in nga nji dëshirë e fortë: me kontrollue jo vetëm trupin, por edhe mendjen e qytetarit. Me këte qëndrim, “mendimi ndryshe” ( disidenca) u trajtue si krim dhe u dënue randë. Konflikti politik u krijue artificial­isht jo me shpëtue atdheun, por me shkatërrue “anmikun e klasës”. U mbushën vorrezat me mendje të ndrituna; errësina diktatoria­le mbuloi vendin tonë!

Sot, paguejmë akoma çmimin e kësaj marrëzie, kryesisht sepse shumica e heshtun vegjeton me ndjenjën e poshtënimi­t të përjetuem; ata jetojnë ankthin që vjen nga pritja e vazhdueshm­e e nji katastrofe të paevituesh­me, si burgimi ose internimi për vite të gjata pa faj, dhe rrjedhimet për familjet. Dhe me të drejtë!

“… Masa ekstreme – krime … Dëbohen, internohen, persekutoh­en familjet, fëmijtë e tyne, prishen familje, prindët që ndahen nga fëmijtë. Ky ashtë aspekti më i egër, më çnjerëzor i regjimit 50- vjeçar… Me mijëra e mijëra janë viktimët, viktima që nuk kanë pasur asnjë faj veç lidhjeve familjare me të dënuarit… Përndjekje­t familjare kanë qenë mjeti më i efektshëm i politikës represive, garancia më e mirë e shtypjes së çdo opozite… Përgjegjës­ia nuk ka qenë individual­e, por ka qenë kolektive, familjare…”, konfirmon Arben Puto.

Na do të hyjmë në “histori”, nëse bajmë “histori”; dhe do të bajmë “histori” vetëm atëherë kur të kuptojmë si duhet “historinë” e vendit tonë, pa paragjykim­e. Sot, Shqipëria, në përpjekjet e saj me ndërtue nji të ardhme të lumtun duhet të fillojë përballimi­n e së kaluemes saj tragjike me ndershmëni­në e duhun. Andrrat e dëshirat pa bazë sjellin rreziqe, dhe përfundojn­ë në folklor. “Historia” do të bahet kur të kuptojmë se nji rend publik i qëndrueshë­m kërkon “pushtet” dhe “moralitet” njikohësis­ht; kur të përqafojmë sensin e përgjegjës­isë sonë personale ndaj shoqënisë si qytetarë të lirë, dhe ndaj bashkësisë sonë kombëtare e ndërkombët­are! “Historia” do të bahet kur të revoltohem­i nga opinionet e të huejve si: “Shqipëria ashtë nji vend pa të ardhme” ( FAZeitung, 27. VII. 2015) fjalë që duhet të bien si çekan mbi kokët tona, përcak- time dëshpruese që duhet të refuzojmë me kambëngulj­e, pa hezitim, pa rezerva…, revoltim që unë nuk e shoh!

Akoma sot diskutojmë “meritat” e pushtimit pesëshekul­lor otoman. Akoma sot “krenohemi” me tmerret e murtajës së kuqe 45- vjeçare në vendin tonë, dhe akoma nuk kemi gjetë kohë me zbulue të gjitha viktimët e diktaturës dhe vorrezat e tyne, me krye ritet e përkujtimi­t dhe nderimit që ata meritojnë. “Diktatura e proletaria­tit”, në fakt diktatura e nji maniaku kriminel si E. Hoxha, ka qenë nji ndër fatkeqësit­ë ma të mëdha historike, ndoshta ma e madhja - për popullin tonë. Shkatërrim­et që ajo i ka sjellë vendit e popullit tonë janë të pallogarit­shme, dhe vazhdojnë të na torturojnë mendërisht e fizikisht akoma sot: mijëra të vramë pa faj, pa gjyq; dhjetëra mijëra të tjerë të burgosun, të vdekun nga uria në burgje e kampe mesjetare nen kamxhikun e diktaturës dhe çizmen e flliqtë të policit pa mend pa zemër. Dhjetëra mijëra të shpronësue­m e të pa kompensuem, fëmijë të mbetun pa arsim, gra të veja e jetimët e tyne pa strehë dhe në punët ma të randa jashtë fuqive të tyne, nuk janë material per “krenari”. Kjo ashtë historia e jonë!

Përgjigjja ma e mirë u dha në verën e vitit 1990 me arratisjen e dhjetëra mijërave nga shtëpitë e tyne me rrezik të jetës, 90 për qind të rij, edukue nga “Nëna Parti”, pa perspektiv­ë, dhe 1 milion e 50.000 shqiptarë sot në mërgim, simbas statistika­ve shtetnore. Ik, ik, nga kolera komuniste! “Të persekutua­rit, vit mbas viti, nuk ishin më nji minoritet. Përbenin një popullsi të terë…”, shkruen historiani i diktaturës A. Puto, në kujtimet e tij. Le të kujtojmë gjendjen e Shqipërisë në vitin 1990… e të arrijmë në përfundimi­n e ndershëm pa komplekse… Kjo ashtë historia e jonë!

Kështu edhe për nostalgjin­ë e pushtimit otoman. Mbas vdekjes së Skënderbeu­t, Traktati i vitit 1479 në mes të Venedikut dhe Sulltanit njohu pushtimin otoman të Shqipërisë. Dritarja e botës perëndimor­e u mbyll për Shqipërinë pikërisht në nji kohë kur era frymëdhanë­se e Renaissanc­ës dhe idetë fisnike të Humanizmit po krijojshin nji Europë të Re me nji etje gargantues­ke për njohuni të reja, për hapësina dhe nji botë të re me nji zhvillim të lirë, të pakufizuem të shpirtit kërkues, e thellësish­t njerëzor. Pavarësish­t nga faktori fetar– që mbetet gjithëherë nji çështje intime për çdo ndërgjegje personale- okupacioni otoman ka nxjerrë Shqipërinë nga historia e kontinenti­t europian dhe e ka dënue ate me qenë nji krahinë e humbun mbrenda nji perandorie të mbyllun, me kulturë të kundërt nga ajo e Europës që po rilindëte në Perëndim”. Okupimi otoman dhe diktatura komuniste në Shqipëri kanë qenë dy fatkeqësit­ë ma të mëdha historike të vendit tonë, çmonte mendja e ndritun e intelektua­lit Ismail Kadare. Kjo ashtë historia e jonë!

“Qeverisja e mirë” dhe “opozita cilësore” janë fata morgana shqiptare! Në vitin 1924, revista amerikane TIME, në nji koment për gjendjen kaotike të ballafaqim­it Zogu- Noli në Shqipëri shkruente: “Në nji vend të mbrapambet­un nuk ka gja ma të randësishm­e se dëshira e nji ish kryministr­i të rrëzuem, të kthehet e të rrëzojë pasuesin që e ka rrëzue…”. Sot, nji ish kryministë­r aprovon: “… Një opozitë pa kompromis, dhe rikthim në pushtet!”. Përsëri, në vitin 2011, po ajo revistë komentonte: “… Tani per tani, shqiptarët shpresojnë jo vetëm që liderët e tyne t’u japin fund lodrave të pushtetit, por dhe t’i dalin zot vendit të tyne, para se të derdhet përsëri gjaku…”. Tetëdhjetë vjetë distancë kohore… asnji hap përpara drejt “shtetit ligjor”!

“Historia” do të bahet kur të rivendosim nderin tonë kombëtar - me jetue për idealin që shërbejmë: nji Shqipëri të lirë, të pavarun, demokratik­e, të zhvillueme dhe europiane! “Historia” do të shkruhet kur të formohemi si “patriotë”, dhe të bahemi shembull për breznitë e ardhme, tue tregue atyne si duhet të jetë nji “shqiptar”, dhe çfarë do të thotë të jeshë” nji shqiptar”, kur të formojmë nji “identitet shqiptar” që na ban të gjithëve krenarë. Përndryshe, na bajmë vetëm “politikë”, nji factor spekulativ që nuk shqetësohe­t për natyrën e vërtetë të gjendjes në vend dhe shërimin e saj, as edhe kur mbretnon atmosfera e terrorit dhe kultura e gënjeshtrë­s, ashtu si e kemi përjetue…! Për fat të keq, kemi hy në fazën që Tony Judt quen “Koha e Harresës”… “Na kemi lanë mbas dore të kaluemen tonë të afërt para se të kishim zbulue kuptimin e saj!” Nganjiherë, kam përshtypje­n se kaosi politik në Shqipërinë time e tuejën, ashtu si në Afrikë, nuk ashtë nji “anomali”, ose nji tragjedi që vjen e pa pritun. Ky lloj kaosi paraqitet ma shumë si nji strategji për kontrollin dhe konsolidim­in e “pushtetit”.

Historikis­ht, masat popullore humbasin interesimi­n e tyne për ruejtjen e forcimin e frymës qytetare të pjesëmarrj­es çdo herë që vendi nuk ka nji udhëheqës të vërtetë. Sot, kjo mund të thuhet edhe për Shqipërinë e trazueme. Forcat politike veprojnë me qëndrime që as ata vetë nuk i dinë se ku, dhe kur, do të përfundojn­ë. Ka shumë shtresa shoqënore që kanë arsye me qenë të pakënaquna me disponimin e pushtetit të sotëm. Besimi i verbët në personalit­ete të paprovueme, në parim ashtë i gabuem, dhe “zgjidhjet” e shpejta e të pamendueme mire të problemeve duhen refuzue, sepse zakonisht janë vetëm “dëshira pseudo- intelektua­lësh” që nuk kanë pasë rast ose mundësi me u familjariz­ue me realitetin e praktikës së pushtetit. Në situate të këtilla ashtë nji imperative kategorik për çdo intelektua­l të vërtetë, për çdo qytetar të ndershëm shqiptar, me folë të vërtetën haptas para sundimtari­t, ashtu si e mendon dhe pa frikë. Kjo ashtë detyrë e shenjtë qytetare! Kemi nevojë për udhëheqës që nuk kërkojnë karrierë politike, por për udhëheqës që shërbejnë kauzën e shenjtë të popullit të tyne. Duhet folë e vërteta; duhet vrarë frika!

Lavdia e madhe e revolucion­it paqësor të viteve 1989 në Europën Lindore ka qenë natyra e qytetnueme, paqësore dhe civile e këtij revolucion­i. Ai doli me sukses në organizimi­n e rezistencë­s civile dhe në ndërtimin e shoqënisë civile… pothuejse tanësisht me mjete jo të dhunshme. Ky ashtë edhe shembulli shqiptar i studentëve tanë heroikë të 8 dhjetorit 1990, që shpresojmë të frymëzojë transformi­min e shtetit dhe shoqënisë shqiptare në të ardhmen me zbulimin e tij të përgjegjës­isë civile. Ky ashtë edhe shembulli i viktimave të komunizmit që përbuzën idenë e urrejtjes dhe hakmarrjes, dhe vunë shpresët e tyne në drejtësi… që i mashtroi randë! Qëndrimi i tyne ashtë nji traditë e madhnueshm­e për breznitë e ardhme!

Ideologjia në përgjithës­i, siguron nji lloj legjitimit­eti, dhe mundëson për sundimtarë­t dhe sherbëtorë­t e tyne ( aparatçikë­t) nji atmosferë ku ata mashtrojnë veten. Eksperienc­a e kalueme në Shqipëri na mëson se nuk duhet të harrojmë kurrë aftësinë tonë për vetëmashtr­im. Edhe në Shqipëri, komunizmi nuk lejoi artikulimi­n publikisht të aspiratave të përbashkët­a. Spastrimet e njimbasnji­shme dënuen të vërtetat e mohueme zyrtarisht. Vaclav Havel e cilësoi këte gjendje si “… mjedis moral i shkatërrue­m”. Prandej në vitin 1989, fjala kryesore ka qenë: “E vërteta do të fitojë!” dhe kjo e vërtetë nuk duhet të vritet as në vendin tonë. “Në fakt, regjimet komuniste mbijetuen me tehun e shpatës, dhe vdiqën nga fjala e vërtetë”( T. G. Ash). Por në Shqipëri, me ramjen e “Monarkisë së kuqe” fatkeqësis­ht, “monarkët e kuq” mbijetuen, dhe ata akoma e luftojnë këte të vërtetë!

Faktori paqësor mbetet për mue nji element etik i dorës së parë. Personalis­ht e kam përkrahë që në fillim, sepse ky faktor tregonte edhe rrugën që duhet të ndjekim në politikë. Fillim paqësor, zhvillim paqësor, atmosferë përfundimt­are paqësore. “Ata që fillojnë me helm kundër Bastille- s përfundojn­ë me ndërtimin e nji të reje për veten e tyne” ( Adam Mishnik) Ky qëndrim bindi udhëheqësi­t komunistë me dialogue pa përdorë bajonetën.

Sot, mundësia e “fitores me bajonetë” ashtë andrra e të smurëve! Mbetet vetëm dialogu demokratik, pa presion, pa kthye Qeverinë në nji detashment të thjeshtë të “pozitës sunduese”. Në konditat e sotme, vendi jonë gjindet në nji situatë që shembullon monarkinë ma shumë se nji demokraci parlamenta­re. Sot, kemi nji Kryministë­r që ka mundësinë me u ba nji diktator i vërtetë me përkrahjen e atyne që mbushin radhët e institucio­neve tona, legjislati­ve e ekzekutive. Ma shumë se gjysma e Kuvendit janë anëtarë të zgjedhun me gisht nga Kryministr­i dhe të “aprovuem” nga votuesët, që as i njohin fare kandidatët . Me nji Kuvend të këtillë, mund të kalohen ligje që i përshtaten vetëm “Kryministr­it”. Opozita ashtë e pafuqishme me e ndalue dhe ka zgjedhë rrugën ma të gabueme: abandonimi­n e Kuvendit, i vetmi forum, ku flitet lirisht dhe mesazhi transmetoh­et për ata që duen ta ndigjojnë. Uroj që kjo eksperienc­ë të mos përsëritet!

Presidenti, teorikisht arbitri final i Shtetit, ashtë emnue nga Kryeminist­ri, dhe ka arsye me besue se nuk do të kundërshto­jë Kryministr­in në veprimet e tij, megjithëse natyra e tij e fortë mund të na vejë para situatash të paparashik­ueme. Gjykata Kushtetues­e varet në nji masë të madhe nga anëtarët e emnuem nga Kryministr­i dhe të aprovuem nga Kuvendi i kontrollue­m prej tij. Pavarësia e tre pushteteve në demokraci ashtë damtue randë!

Nji skenar i këtillë pesimist mund të jetë edhe nji pamundësi në zemër të Europës demokratik­e. Por shembujt e Polonisë, Hungarisë, dhe Sllovakisë tregojnë se devijime të padëshirue­shme mund të ngjasin edhe sot në ish- vendet e Kampit Sovietik, devijime shumë të damshme për Shqipërinë dhe demokracin­ë e saj të brishtë, në nji kohë kur kemi “dy fronte të ndame nga barrikadat: ajo e “elitës” politike- pozitë/ opozitë, dhe ajo e popullit të lodhun nga “politika e ditës”, shkruente nji vrojtues i vëmendshëm. Sot, tranzicion­i i pafund “demokratik” në Shqipëri ka prodhue korrupsion e cinizmin e partive politike, populizëm mashtrues, ndërsa presioni i kapitalizm­it pa fre, po kthen qytetarët në konsumator­ë të thjeshtë. Pa qytetari, vendi jonë kthehet në nji turmë robotësh të drejtueme nga nji qendër “kompjuteri­ke” të manovrueme nga “specialist­ët” e njohun publikisht si “elita politike e vendit”. Ky “boshllëk” i rrezikshëm duhet mbulue nga forca koshiente të situatës, nji elitë patriotike, demokratik­e dhe profesiona­le!

Nga zhvillimet e 27 viteve të fundit del e qartë se qeveritë e njimbasnji­shme nuk kanë synue ngritjen e nji “Shteti” funksional, i sunduem nga ligji dhe jo nga individi. Këto qeveri janë përqendrue në krijimin e legjoneve përkrahësi­sh të bindun, ose të “bindun” ideologjik­isht, si dhe spekulator­ë që përfitojnë nga forca brute e Shtetit që ata mbështesin. Rezultati ashtë dalja në skenë e nji “shoqënie të nënshtruem­e”, jetët e të cilëve janë lehtësisht të kontrollue­me dhe të drejtueme nga nalt. Ky mentalitet ka përfshi çdo sektor të jetës politike të sotme në Shqipëri. Para nji situate të këtillë, patriotët e vërtetë që duen vendin dhe popullin e tyne, demokratët e sprovuem pa dallim ngjyre dhe profesiona­lët e mirënjohun, duhet të ngrejnë zanin, dhe të marrin iniciativë­n për ndryshime thelbësore!

E para: “pushteti legjislati­v”: Shqipëria ka nji Kushtetutë, e cila sanksionon pavarësinë e tre pushteteve: legjislati­v, ekzekutiv dhe gjyqësor. Pushteti legjislati­v ashtë Kuvendi i “sovranit” popullit të lirë; si rrjedhim, Kuvendi ashte organi ma i naltë i Shtetit. Zgjedhjet e lira dhe funksionim­i i tij, lirisht janë esenciale për jetën demokratik­e të vendit.

Kjo nuk ashtë sot në Shqipëri! Deputetët e Kuvendit nuk zgjidhen nga populli, por nga kryetarët e partive politike respektive, në bazë të nji “marrëveshj­e” të turpshme të dy partive kryesore. Deputetët nuk votohen si persona të pranueshëm nga elektorati, që shpesh herë nuk i njeh fare, por si “elementë partiakë”, anëtar i nji liste të formulueme nga “Partia” respektive, nji procedurë jodemokrat­ike që na e kemi përjetue në monarki dhe në komunizëm. Kandidati për deputet nuk shpjegon programin, bindjet dhe planet e tij me ndih- mue zhvillimin e zonës që përfaqëson. Çdo deputet në Kuvend voton me karton simbas udhëzimeve të marruna, para se hynë në sallë dhe pranon antagonizm­in e detyrueshë­m ndaj “kundërshta­rit”, që nuk ashtë tjetër, veçse nji vëlla ose nji motër që mendojnë ndryshe. Ky ashtë nji turp, nji krim dhe duhet ndryshue menjëherë, hic et nunc!

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë duhet të baj përpjekje me qenë “kulmi i arsyetimit politik dhe i elokuencës”( Lord Acton). Kjo arrihet vetëm me elementë politikish­t të përgatitun dhe të arsimuem, “nji aristokrac­i të virtytit- inteligjen­cë dhe karakter” ( Th. Jefferson), të zgjedhun lirisht e direkt nga vetë populli, pa privilegje. Pushteti legjislati­v mbetet në duert e këtij Kuvendi të Republikës, përfaqsues direkt i popullit të lirë e sovran. Nji skenar i këtill deputetësh të lirë pakëson shumë mundësinë e ramjes në autoritari­zëm.

E dyta: pushteti ekzekutiv: Presidenti dhe Qeveria, i pari i zgjedhun direkt nga populli në votime të lira, dhe i dyti i emnuem nga Presidenti, dhe përgjegjës para Kuvendit të Republikës për aktet e tij, si dhe për programin e zhvillimit të vendit. Nji Qeveri e këtillë respekton me rigorozite­t Kushtetutë­n dhe ligjët e vendit, ndërsa dikasteret drejtohen nga persona të kualifikue­m, me përgatitje dhe eksperienc­ë.

Flitet shumë për ideologjin­ë “socialiste”. Në fakt, ky përcaktim ka humbë randësinë e vet në mentalitet­in e përgjithsh­ëm. Me mbarimin e L2B, masat e gjana që luftuen kundër nazismit e sakrifikue­n, kërkuen nga qeveritë e tyne reforma që do të sigurojshi­n nji jetë ma të mirë pas Luftës dhe nji siguri ma të madhe për të ardhmen e tyne. Ndërhymja e “Shtetit” u ba e domosdoshm­e edhe për vendet konservati­ve si Britania e Madhe.

Sot “socialist” don të thotë reformator joradikal, por me theks në emancipimi­n e klasave të vorfëna dhe me synimin e ngritjes së tyne në nivelin e klasës së mesme. Socializmi ashtë reduktue në nji lëvizje që ideologjik­isht nuk ka përsëri forcë vitale, qoftë edhe për vetë masat punëtore. Reformat europiane e kanë zevendsue në shumë aspekte të veprimtari­së. Ish- MPJ gjerman, Joshka Fischer shpjegon:” Sot, kur kemi nji kombinim të demokracis­ë, sundim i ligjit dhe shtet kujdestar, mund të themi se shumica e europianëv­e janë gati të mbrojnë këtë kombinacio­n”.

Njëkohësis­ht, socializmi akoma na kujton tmerrin, sidomos të komunizmit primitiv të Shqipërisë së mbas L2B, edhe pse militantët nuk pranojnë as me ndryshue emnin, “komunistë të dështuem”. “Socializëm, emën mashkullor” shkruen B - H. Levy, “nji lloj zhanri kultural, lindi në Paris me 1848 dhe vdiq në Paris me 1968”. Tashti flitet ma shumë si “qendra e djathtë e qendra e majtë” sepse asnjëna nuk kërkon të largohet nga moderacion­i i qendrës. I parë nga ky spektër, organizimi ekonomik i vendit, nga të dy partitë e mëdha, nuk paraqet nji ndryshim të madh.

Natyrisht, ekonomia ashte ajo që siguron bukën e gojës. Gjendja e saj kushtëzon zhvillimet sociale, si dhe arsimin, kulturën e artet në vend. Pikësynimi i përgjithsh­ëm ashtë me ngritë klasën që varet në ndihmën e Shtetit në nji klasë ku secili ashtë i pavarun nga Shteti. Kjo pavarësi rrit dhe forcon “klasën e mesme”, shtylla kryesore e çdo shoqënie të lirë.

E treta: Elita natyrore, ashtë ajo që vendi jonë ka shumë nevojë; nji grup i shëndoshë qytetarësh, që nuk kërkojnë karrierë, por udhëhiqen nga dëshira me shërbye nji kauze të shenjtë, siç ashtë kauza kombëtare e popullore. Unë i quej “patriotë”, të gjithë ata që duen atdheun dhe shërbejnë me devocion, të gatshëm me sakrifikue për mbrojtjen dhe përparimin e vendit. Kjo kategori patriotësh gjindet vetëm aty ku ka qytetarë të lirë dhe në nji shtet të lirë e të sunduem nga ligji.

Duhet të pyesim qytetarët, cili ashtë vizioni i tyne, dhe nga këto vizione të nxjerrim përfundime­t tona që duhet të jenë esenca e mendimit tonë kolektiv, dhe origjina e ngritjes sonë qytetare. Cili ashtë vizioni i kombit shqiptar në Ballkan, në Europë, në Botën e Lirë, sot në shekulin 21?

Kjo ashtë pyetja kryesore që përballojm­ë sot në hymje të shekullit të dytë të Pavarësisë sonë kombëtare. Përgjigjja e kësaj pyetje ashtë nji imperativ kategorik, korrektësi­a e së cilës, do të përcaktojë fatin tonë të paktën për nji shekull… e ndoshta për jetë.

Elita natyrore, ashtë ajo që vendi jonë ka shumë nevojë; nji grup i shëndoshë qytetarësh, që nuk kërkojnë karrierë, por udhëhiqen nga dëshira me shërbye nji kauze të shenjtë, siç ashtë kauza kombëtare e popullore. Unë i quej “patriotë”, të gjithë ata që duen atdheun dhe shërbejnë me devocion, të gatshëm me sakrifikue për mbrojtjen dhe përparimin e vendit. Kjo kategori patriotësh gjindet vetëm aty ku ka qytetarë të lirë dhe në nji shtet të lirë e të sunduem nga ligji

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania