Panorama (Albania)

Armët në Rinas, mediat britanike: Mund të ishin për sulm terrorist

"Policia shqiptare parandaloi një komplot për të trafikuar tri armë ' AK- 47'. Ishin nisur drejt një adrese në Londër"

-

Tre automatikë­t kallashnik­ov që u bllokuan javën e kaluar në Aeroportin e Rinasit, në Tiranë, mund të përdoreshi­n për ndonjë sulm terrorist në Britaninë e Madhe.

Të paktën kështu shkruanin dje mediat britanike, duke iu referuar informacio­neve të autoritete­ve vendase, që kishin në dispozicio­n edhe një raport në lidhje me ngjarjen që ata e quajtën një komplot të parandalua­r nga Policia shqiptare. Ndonëse dyshimi primar i autoritete­ve angleze janë sulmet terroriste, nuk përjashtoh­et as mundësia që armët mund të ishin në adresë të personave që janë pjesë të krimit të organizuar. "Një komplot për të kontraband­uar tri pushkë ' AK- 47' në Britani, në një kuti postale është parandalua­r nga autoritete­t shqiptare. Policia ka dyshime se armët e sekuestrua­ra gjatë rrugës për në një adresë në Londër do të përdoreshi­n në një sulm terrorist ose krim të organizuar", shkruante dje e përditshmj­a britanike "Daily Mail". Sipas kësaj medie, citohej se stafi i sigurimit në Aeroportin shqiptar "Nënë Tereza" gjeti armët në pjesën ku bëhej ngarkesa e pakove, para se ata ato të ishin ngarkuar për t'u futur në avion. "Armët ishin të mbështjell­a me peshqirë dhe celofan brenda një kutie ' DHL', që gjithashtu përmbante rroba dhe letra", citon media britanike një burim të policisë atje.

ARTIKULLI

"Daily Mail" shkruante dje se forcat e antiterror­it të Policisë shqiptare kishin rritur masat e vëzhgimit pas sulmeve terroriste në Londër dhe Barcelonë e kjo ka sjellë edhe parandalim­in e një trafiku të mundshëm armësh. Nga ana tjetër, autoritete­t britanike kanë marrë informacio­ne se personi që u arrestua si një prej përgjegjës­ve për postimin e tri pakove me armë ishte urdhëruar vetëm 3 ditë para se të bëhej dërgesa. "Zyrtarët nuk kanë saktësuar adresën e synuar të shpërndarj­es apo mbër- ritjes së armëve, por thanë se kanë njoftuar homologët e tyre në Mbretërinë e Bashkuar. Sajmir Cullhaj, 32 vjeç, i cili u arrestua në Shqipëri pas konfiskimi­t, thuhet se ka marrë një urdhër për të lëvizur armët tri ditë para se të dërgonte paketën të premten mbrëma. Ai ka refuzuar të japë më shumë detaje se nga vijnë armët, se për çfarë do të përdoreshi­n ose për personat që i prisnin në Londër. Detektivët gjithashtu po gjurmojnë një person, i njohur nga inicialet N. F., nga qyteti i Durrësit, në perëndim të Tiranës. Një zëdhënës i ' DHL' nuk iu përgjigj një kërkese për të komentuar dje", shkruan e përditshmj­a britanike. Dyshimet e autoritete­ve britanike se armët mund të përdoreshi­n për ndonjë sulm të mundshëm terrorist lidhen edhe me faktin se muajin e kaluar u bllokua një numër rekord pistoletas­h në Kanalin e La Manshit. Armë këto që u sekuestrua­n nga Policia britanike dhe që u dyshua se do të përdoreshi­n për sulme terroriste atje. "Muajin e kaluar, Policia gjeti 79 pistoleta që kishin si destinacio­n Britaninë e Mad- he. Pistoletat ishin të fshehura brenda blloqeve të motorit të një mjeti që u bllokua në kanalin e La Manshit. Ishte ngarkesa më e madhe e pistoletav­e që është konfiskuar ndonjëherë nga Policia britanike", theksohet në artikullin e "Daily Mail".

 ??  ?? Cullhaj në gjyq
Cullhaj në gjyq
 ??  ?? Armët në Rinas
Armët në Rinas
 ??  ?? Armet e sekuestrua­ra në Rinas
Armet e sekuestrua­ra në Rinas
 ??  ?? Faksimile e artikullit të “Daily Mail”
Faksimile e artikullit të “Daily Mail”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania