Panorama (Albania)

Kombëtarja, Panuçi pezullon Cikalleshi­n: Kam rregulla

“S’do t'i lejoj askujt të bëjë siç dëshiron, për Kombëtaren të çohesh në dy të mëngjesit...”

-

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, e nis me dorë të hekurt punën te kuqezinjtë.

Në konferencë­n për shtyp, ai ka bërë të ditur se ka pezulluar Sokol Cikalleshi­n, ndërsa ka treguar edhe se çfarë pret nga ndeshjet me Lihtenshej­nin dhe Maqedoninë. Panuçi sqaroi gjithashtu pse ka lënë jashtë futbollist­ë si Xhaka, Kaçe dhe Lenjani, për të ftuar emra të rinj si Ahmedi, Memolla dhe Balliu.

NDRYSHIMET NË LISTË

"Përshëndet­je, vendosa që ta publikoja listën ditën e premte. Ishin 24 lojtarë, por do të jenë 23, sepse sot ( dje) mora një telefonatë nga Cikalleshi, ku më thoshte se nuk mund të vinte për shkak se kishte një skuadër ku duhej të firmoste kontratën. Unë e dëgjova dhe i thashë se nuk mund t'i jepja leje që të mos vinte në Kombëtare, sepse kontratat mund të firmosen edhe me ' e- mail', ka një menaxher që mund të marrë avionin dhe të vijë në Tiranë për të firmosur. Ai mund t'i bënte vizitat mjekësore, sepse ka qendra edhe këtu. Duke mos marrë avionin sot ( dje) në orën 08: 30, duke mos ardhur në orar në grumbullim, ai do të rrijë në shtëpi. Këto janë rregulla që i bëj unë, janë pjesë e praktikës sime dhe të gjithë duhet t'i respektojm­ë, e rëndësishm­e është që të gjithë të jenë mirë dhe të lumtur, nuk i lejoj askujt të bëjë siç dëshiron", ka thënë fillimisht Panuçi, për t'iu përgjigjur më pas pyetjeve të gazetarëve për disa çështje "të nxehta".

TAULANT XHAKA & CO

"Portat e ekipit kombëtar janë të hapura për këdo. Nëse i referoheni çështjes së Xhakës, mund ta sqaroj. E dini që Xhaka gaboi, por më telefonoi avokati i tij dhe ai. Këtë çështje e konsideroj të mbyllur dhe i pranoj faljet prej tij. Unë e vlerësova ndjesën që kërkoi për rastin konkret. Për momentin, kjo është zgjedhje teknike. Gjithçka që bëj është në interes të Kombëtares dhe jo në interesin personal. Jam i lumtur nëse fiton Shqipëria", theksoi trajneri për Taulant Xhakën, për të sqaruar më pas edhe mungesën e Shkëlzen Gashit. "Bëra disa zgjedhje të tjera teknike, prandaj dhe Gashi nuk ishte prezent. Por është një lojtar që mund të kthehet në Kombëtare". Ndërkohë, i pyetur nëse ka vendosur cilin do të aktivizojë mes Berishës apo Strakoshës për portën, trajneri u shpreh: "Jam shumë i lumtur, sepse kam dy portierë të shkëlqyer. Formacioni­n do ta shihni të shtunën".

Për mungesën e Ermir Lenjanit, italiani dha këtë përgjigje: "Shkova të shihja Lenjanin, është një lojtar shumë interesant, por tani zgjodha Memollën. Me siguri nuk do të thotë që pas një muaji apo dy të mos grumbulloj Lenjanin, është shumë serioz dhe interesant, është pjesë e fokusit të punës sime". Sa i përket mungesës së alternativ­ave në Kombëtare, nuk ngurroi të bënte edhe një batutë. "Luaj edhe me ju, nuk ka rëndësi. Mjafton të respekto- ni rregullat".

SULMI DHE SYNIMET

Me mungesën e Sokol Cikalleshi­t dhe Bekim Balajt, në listë nga sulmuesit kryesorë ka mbetur Armando Sadiku. A do të ketë shtesa në listë për sulmin? Panuçi jep këtë përgjigje: "Janë disa lojtarë të tjerë që mund të shndërrohe­n në sulmues. Latifi është sulmues, Llullaku është sulmues apo edhe Memushaj. E rëndësishm­e është respekti dhe rregullat për ekipin. Nëse një lojtar vjen në 3, një në 5, një në 8, nuk shkojmë asgjëkund. Të vish në ekipin kombëtar duhet të jetë një krenari shumë e madhe. Kjo duhet respektuar dhe për sa kohë do jem trajner i Kombëtares, rregullat do jenë të njëjta".

Sa u përket objektivav­e, trajneri theksoi: "Mendoj se kam një skuadër të mirë. Do të mundohem të jap idetë e mia ngadalë se është e drejtë kështu, por çdo trajner ka idetë e tij. Do të punojmë në një mënyrë të caktuar duke u munduar të mposhtim Lihtenshte­jnin dhe Maqedoninë. Që nga stërvitja e parë, duam të sqarojmë se diferencat janë shumë të vogla. Kësaj pyetjeje i shtohet ajo që thashë më parë, respekti që ka për Shqipërinë tani në Europë. Për këtë duhej të jemi shumë xhelozë, më shumë se për një femër".

RREGULLAT NË EKIP

"Mendoj se për të ardhur në Kombëtare do çohesha edhe në 2 të mëngjesit. Pa respektuar rregullat, është e kotë të mendosh për të fituar ndeshjet. Nëse Ajeti zgjohet në 5 të mëngjesit dhe Roshi udhëton gjithë natën, nuk mund t'i them dikujt çohuçohu. Grumbullim­i do të nisë në 12 për të gjithë. Përjashtim bëjnë Kukeli dhe Abrashi, të cilët për shkak të linjave ajrore nuk do vijnë në 12, por në 3. Gjithçka që mund ta konsideron­i si diçka të rëndë, është diçka e jetës normale. Kombëtarja është shumë e rëndësishm­e. Dëshirë, vullnet dhe krenari", bëri të ditur italiani i pankinës kuqezi.

 ??  ??
 ??  ?? Trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi dje gjatë konferencë­s
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi dje gjatë konferencë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania