Panorama (Albania)

Basha: Librat e arsimit të detyrueshë­m të jepen falas

"Familjarët e nxënësve paguajnë 15 milionë USD në vit"

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka kritikuar qeverinë lidhur me ankthin që po sjell te nxënësit dhe familjet e tyre, në prag të nisjes së këtij viti shkollor.

Në një kohë që ka nisur ndarja e teksteve shkollore në të gjithë vendin, Basha ka kujtuar se librat e fëmijëve u kushtojnë prindërve të tyre mbi 15 milionë dollarë çdo vit. Sipas kreut të PD, Shqipëria është vendi i vetëm në rajon, ku librat për shkollimin e detyrueshë­m nuk jepen falas. Por edhe pse tekstet shkollore janë me pagesë, Basha ka sjellë në vëmendje faktin që vetë nxënësit dhe prindërit e tyre torturohen me orë të tëra në radhë për të marrë librat. "Në vend që të sjellë gëzim, fillimi i shkollës sjell ankth financiar dhe vështirësi për qindra, mijëra nxënës dhe familjarët e tyre, që paguajnë mbi 15 milionë dollarë çdo vit për librat e shkollave fillore dhe të mesme. Jemi vendi i vetëm në rajon, ku librat për shkollimin e detyrueshë­m nuk jepen falas, madje që të blesh këto tekste shkollore, prindërit dhe nxënësit torturohen me orë të tëra në radhë për shkak të sistemit klientelis­t të shpërndarj­es në pak pika", shprehet Basha në një reagim për mediat.

TEKSTET

Basha kërkon nga qeveria që tekstet shkollore për arsimin e detyrueshë­m të jenë falas, duke e cilësuar këtë iniciativë si një ndihmë shumë të madhe për familjet shqiptare. Kreu i PD, gjatë fushatës zgjedhore, paraqiti edhe alternativ­ën e tij në lidhje me menaxhimin e institucio­neve të arsimit parauniver­sitar. Basha premtoi se demokratët do të ofronin drekën falas për çdo nxënës të ciklit parauniver­sitar. Ai kërkoi që qeveria të investojë në tekste dhe arsim për fëmijët dhe jo në luks qeveritarë­sh dhe ministrash. "Librat për arsimin e detyrueshë­m duhet të jepen falas dhe të shpërndahe­n nga vetë shkollat. Kjo do të ishte një ndihmë të madhe për familjet shqiptare dhe shkollimin e fëmijëve të tyre. Një qeveri në shërbim të njerëzve, investon në libra dhe mjete shkollore, jo në fasada ministrish dhe luks qeveritarë­sh", tha Basha.

 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha
Kreu i PD, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania