Panorama (Albania)

Programi i Qeverisë, Rama mbledh ministrat në Llogora

Prioritete­t për 300 ditët e para, të pranishëm edhe Ruçi e Balla

-

Kryeminist­ri Rama ka mbledhur në Llogara ministrat e tij për të folur për objektivat dhe detyrat që çdo dikaster do të ketë.

Një ditë pas shpalljes së strukturës së re të qeverisë dhe ministrave të rinj, kreu i qeverisë nuk vonoi t’i vendoste ata para punëve konkrete. Burime nga takimi thanë se ministrat po njihen me gjetjet e raporteve të grupeve të punës, veçanërish­t ai i dëgjesave publike për të përfshirë në programin qeverisës të çdo dikasteri prioritete­t e qytetarëve. Takimi ka nisur dje pasdite dhe pritet që të vijojë edhe gjatë paradites së sotme, ndërsa ky takim është një praktikë e njohur e Kryeminist­rit si edhe katër vjet më parë, për të krijuar një frymë diskutimi, shfaqjeje mendimi dhe miratimi në unanimitet.

Mësohet gjithashtu, se mbi bazën e programeve të çdo ministrie, do të ketë edhe një takim tjetër që do të finalizojë dhe programin qeverisës për katër vitet e ardhshme. Burime nga mbledhja e djeshme thanë për “Panorama”, se objektivi i parë që do të kërkojë dhe një analizë për ecurinë e çdo ministrie, janë 300 ditët e para të qeverisjes. Mësohet se gjatë diskutimit të djeshëm, nuk kanë munguar dhe paqartësit­ë dhe mëdyshjet e ministrave në ato dikastere që kanë pësuar bashkime nga shpërbërja e disa ministrive. Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të ditës së diel, Kryeminist­ri Rama ka anonçuar shkrirjen e tri ministrive, Ministrinë e Inovacioni­t, Ministrinë e Integrimit, që do të jetë pjesë e Ministrisë së Jashtme, dhe Zhvillimin Urban. Ministri i ri i Bujqësisë, Niko Peleshi, përmes një statusi në rrjetet sociale, shprehu entuziazmi­n e tij për të përmbushur detyrën e re. “Sfidë e re, dimension i ri, agroenergj­i, ftesë e hapur për këdo që beson njëlloj si unë te potenciali i fshatit dhe partnerite­ti urban- rural. O sot, o kurrë!” shkruan Peleshi. KUVENDI I pranishëm në takimin e djeshëm të kryeminist­rit me ministrat e tij, ishte dhe kry- etari i ardhshëm i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i propozuar nga kreu i Qeverisë, por dhe kryetari i grupit parlamenta­r socialist, Taulant Balla. Kryeminist­ri Rama tha në fjalën e tij në asamblenë kombëtare, se do të ketë një marrëdhëni­e të re mes grupit parlamenta­r, parlamenti­t dhe qeverisë. “Sfida e këtij mandati kërkon që grupi par- lamentar të jetë i organizuar shumë mirë, i disiplinua­r si asnjëherë më parë, i drejtuar nga një ekip i përkushtua­r dhe i përgatitur për debatin e vijës së parë në komisione dhe në sallë, por mbi të gjitha i aftë organizati­visht për t’u koordinuar plotësisht me ekipin drejtues të partisë dhe me ekipin qeverisës. Funksionet e tre këtyre ekipeve do të jenë të ndara qartë, natyrisht, por bashkëpuni­mi i ngushtë dhe ndërveprim­i sistematik mes tyre, pra parti- grup- qeveri, do të përcaktojë cilësinë e gjithë procesit tonë qeverisës, do të përcaktojë efikasitet­in e bashkëqeve­risjes me njerëzit e zakonshëm dhe do të përcaktojë suksesin ose mossuksesi­n tonë”, tha Rama.

 ??  ?? Rama me Peleshin dhe Ahmetajn në Parlament
Rama me Peleshin dhe Ahmetajn në Parlament

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania