Panorama (Albania)

Vasili: Turizëm dhe mjedis bashkë, injoranca bën festë

-

Kryetari i grupit parlamenta­r të LSI-së, Petrit Vasili e cilësoi si shfaqje të injorancës faktin e bashkimit të Ministrisë së Turizmit me ministrinë e Mjedisit. “Turizëm dhe mjedis bashkë, injoranca bën festë. Kryeminist­ri shkollëpak çuditi dynjanë dje me injorancën e padëgjuar shtetërore të tij. Turizmin dhe mjedisin, oponentët e papajtuesh­ëm të njëri- tjetrit, injoranca e frikshme e Kryeminist­rit i vuri bashkë”, shkruan Vasili në Facebook. Sipas tij, kryeminist­ri, nga prioritet për ekonominë shqiptare, e ktheu turizmin në një sektor pa rëndësi. “Turizmin, nga mundësi madhore zhvillimi, e ktheu në hiç. Turizmi i drogës ka rëndësi për të dhe ai ka shënuar vërtet suksese. Do të kemi Qeverinë më të kriminaliz­uar, por edhe kryeinjora­nten e Europës. Shkollëpak­tit aferim...”, shkruan Vasili. Më parë, Vasili akuzoi skemën e re qeverisëse, me shqetësimi­n se ka zhdukur Ministrinë e Integrimit. “Qeveria, që lindi sot nga gropa e ujërave të zeza të votave të drogës dhe të krimit, asgjësoi që në lindje të saj integrimin europian, asgjësoi ekonominë dhe ricikloi banditizmi­n politik të udhëhequr nga shkollëpak­ti dhe antimorali. Sa turp!...”, shkruan Vasili. Një ditë më parë, kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi e cilësoi kabinetin e ri qeverisës, qeveri të vjetër. “Forcë e re qeverisëse?! E vetmja gjë e re, në këtë qeveri të re me qeverisje të vjetër, do të jetë fakti se Shqipëria po shkon drejt humbëtirës së pandalshme! Dhe jo vetëm ekonomike, por edhe shpirtëror­e. Sepse “Qeveria e re” e kryeminist­rit të vjetër, me votat e blera nga paratë e krimit, nuk është dhe nuk do të jetë më gjë tjetër tashmë, përveçse një instrument me pak ministri, ku secila do të ketë si komanduese të saj, bandën përkatëse që grabiti me “sukses” votat. Sepse vetëm kështu mund t’iu shpërblehe­t “mundi” dhe “sakrifica” e kriminelëv­e dhe trafikantë­ve që përfshiu në zgjedhjet e 25 qershorit, Kryeminist­ri i ardhshëm”, u shpreh Kryemadhi.

 ??  ?? Petrit Vasili
Petrit Vasili

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania