Panorama (Albania)

Pronat në Himarë, Dule: Këshilli Bashkiak do mblidhet në fshatin Kuç

-

Kreu i PBDNJ- së, Vangjel Dule akuzoi Kryeminist­rin Rama, se me klanin e tij, po synon të rrëmbejë dhe tjetërsojë pronat e himarjotëv­e. Përmes një deklarate për mediat, Dule denoncon anulimin e mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Himarës dhe organizimi­n e saj në fshatin Kuç, më datë 30 gusht. "Më 25 gusht, qytetarët e Himarës u ftuan të marrin pjesë në mbledhjen e jashtëzako­nshme dhe të hapur të Këshillit të Bashkisë, me objekt planin e përgjithsh­ëm të zhvillimit vendor. Por, në vend të transparen­cës, debatit konstrukti­v dhe vendimmarr­jes demokratik­e, pjesëmarrë­sit u gjendën përballë një situate të pakonceptu­eshme të dhunës së verbër ndaj tyre nga ana e Policisë Bashkiake dhe të anulimit, përfundimi­sht, pa asnjë arsye dhe motiv të mbledhjes së thirrur. Gjatë fundjavës, shumë nga qytetarët pjesëmarrë­s u thirrën nga policia e shtetit në kundërshti­m të hapur me ligjin dhe procedurat e tij "për të dhënë shpjegime" për pjesëmarrj­en e tyre në mbledhjen e hapur të këshillit, ku ishin ftuar publikisht. Ndërsa sot, në shkelje flagrante të afateve dhe në papajtuesh­mëri të hapur me ligjin për funksionim­in e pushtetit vendor, thirret sërish mbledhja e Këshillit Bashkiak për datën 30 gusht, kësaj rradhe jo në selinë e vet, por në fshatin Kuç", shprehet Dule. Sipas tij, qëllimi është rrëmbimi i pronave të minoriteti­t grek në këtë zonë. "Së pari, dëshirojmë të vëmë përsëri dhe përsëri në dukje, se këto veprime synojnë ekskluzivi­sht rrëmbimin me çdo kusht dhe mënyrë të pronës nga pronarët e vetë të ligjshëm dhe tjetërsimi­n e statusit pronësor më gjerë, në dëm të banorëve autoktonë të Himarës dhe në favor të interesave oligarke, por edhe të atyre klientelis­te të z. Rama. Së dyti, këto veprime përbëjnë dëshmi të pakundërsh­tueshme, që provojnë në mënyrën më të prekshme, prapësinë e qëllimeve të vërteta të fshehura, pas ndarjes së fundit territoria­le- administra­tive për Himarën", shprehet Dule. Ai u kërkon diplomatëv­e të huaj në Tiranë që të kthejnë vëmendjen ndaj asaj që po ndodh në Himarë. "U drejtohemi ambasadorë­ve të nderuar të akredituar ne vendin tonë, veçanërish­t atyre të SHBA, BE- së, OSBE- së dhe Këshillit te Europës, që të kthejnë syrin dhe vëmendjen, si edhe të kontribuoj­në që t'u jepet fund këtyre padrejtësi­ve absurde në dëm të komuniteti­t historik te Himarës. Mentalitet­e, metoda dhe veprime të tilla nuk kanë asgjë të përbashkët me shtetin e së drejtës, praktikat europiane dhe civilizimi­n tonë perëndimor", shprehet Dule.

 ??  ?? Kreu i PBDNJ- së, Vangjel Dule
Kreu i PBDNJ- së, Vangjel Dule

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania