Panorama (Albania)

Nis ndarja e teksteve shkollore, ja kategoritë që përfitojnë libra falas

-

Dy javë larg nisjes së vitit të ri shkollor, të gjitha pikat e shitjes së teksteve kanë nisur ndarjen e tyre. Ndonëse me grafik të pacaktuar shkollash, edhe këtë vit, prindërit nuk iu shpëtuan radhëve të gjata. Përveç pritjeve të pambarimta në pikat e licencuara, një tjetër problem që vijojnë të shfaqin prindërit janë faturat çdo vit e më të kripura. Një përllogari­tje e thjeshtë e tyre flet për çmime që variojnë nga 1850- 4500 lekë për tekste nga klasa e parë deri në të nëntën. Nëse shtohen edhe fletoret e punës, materialet didaktike apo nevojat e tjera, tarifa e shkollimit të një fëmije bëhet gati e papërballu­eshme për shumë familje që jetojnë me të ardhura minimale. Por edhe sivjet, qeveria ka menduar për një sërë kategorish ( të listuara në tabelën përbri), të cilave u mbulohet kostoja e librave. E pasuruar nga viti në vit, familjet që përfitojnë janë nxënësit që vijnë nga komuniteti rom apo komuniteti egjiptian, vik- timat e trafikimit, nxënës që janë në institucio­net e paraburgim­it dhe vuajtjes së dënimit, nxënës që vijnë nga familje që janë me ndihmë sociale, si dhe familjet me më shumë se 3 fëmijë. Fillimisht, prindërit që bëjnë pjesë në këto kategori do të duhet t'i blejnë tekstet shkollore njësoj si të tjerët dhe më pas të dorëzojnë faturën për kompensim. Shkolla nis të hënën e 11 shtatorit, ndërsa procesi i ndarjes së teksteve mendohet të përfundojë brenda datës 10. Qeveria ka ndarë 310 milionë lekë, që parashikoh­et të mbulojnë nevojat me tekste për rreth 100 mijë fëmijë.

 ??  ?? Qytetarët në radhë për librat e shkollës
Qytetarët në radhë për librat e shkollës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania