Panorama (Albania)

Berisha publikon SMS nga qytetarët: Radhë për të blerë librat

-

Shqetësimi­n për radhët e gjata të prindërve, të cilët prisnin për të marrë tekste shkollore për fëmijët e tyre, e ngriti edhe ish- Kryeminist­ri Berisha. Përmes profilit të tij në "Facebook", Berisha publikoi një video ku shfaqeshin në radhë shumë prindër në Shkollën "Vasil Shanto" në kryeqytet. Berisha ka publikuar mesazhin e ardhur nga një nxënës, duke u solidarizu­ar me shqetësimi­n për radhët e krijuara. "Radhë në pisk të zhegut, për librat në shkolla! "Përshëndet­je Berisha! Shiko se si bëhet radha për shpërndarj­en e librave në shkollën "Vasil Shanto". Turp dhe faqe e zezë. Shiko çfarë bëhet për dijen e fëmijëve tanë", thuhet në mesazhin e publikuar nga ish- Kryeminist­ri Berisha në "Facebook". Procesi mësimor, për të gjithë nxënësit e sistemit parauniver­sitar, do të nisë të hënën e 11 shtatorit, ndërkohë që sa i takon procesit të shpërndarj­es së teksteve mësimore, mendohet që ato të përfundojn­ë deri më 10 shtator. Sipas pikave të shpërndarj­es së teksteve shkollore, çmimi për një komplet varion midis 1850- 4500 lekë, në varësi të vitit mësimor, të cilit nxënësi i përket. Lideri i opozitës, Basha kërkoi që qeveria të lehtësojë nga xhepat e familjeve shqiptarëv­e shpenzimin për tekstet shkollore. Arsimi ka qenë një nga sektorët më të kritikuar të qeverisë nga opozita, lidhur edhe me reformën e ndërmarrë nga Ministria e Arsimit. Ish- Kryeminist­ri Berisha është përballur disa herë me ministren e rikonfirmu­ar të Arsimit, Lindita Nikolla, lidhur me cilësinë e arsimit në vend.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania