Panorama (Albania)

NË MARS U BLLOKUAN 6 MAKINA

-

Policia e Tiranës ka nisur një aksion për verifikimi­n e të gjitha automjetev­e, që dyshohet të jenë vjedhur e më pas trafikuar në Shqipëri.

Aksioni nisi në mesin e javës së kaluar dhe u finalizua mbrëmë me sekuestrim­in e 12 makinave luksoze dhe 5 motorëve. Operacioni i koduar "Summer 2017", u krye nga oficerët e Antitrafik­ëve, ata të Forcës së Posaçme Operaciona­le dhe Kërkimit, në bazë të planit të masave të hartuara nga Drejtoria e Policisë së Tiranë, për "Identifiki­min, bllokimin, sekuestrim­in e automjetev­e të vjedhura, e të trafikuara në vendin tonë". Gjatë këtyre ditëve u bllokuan për verifikim në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë, dhjetëra automjete luksoze. Gjithashtu, u shoqëruan për të dhënë deklarime edhe drejtuesit e këtyre mjeteve. Burime zyrtare të Policisë thanë se verifikime­t u kryen nga oficerët e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpuni­m me oficerët e Interpol Tiranës. Mësohet se nga verifikimi me anë të sistemit ASF2 të Interpolit, 17 prej mjeteve rezultuan të parregullt­a, pasi dyshohet të jenë të vjedhura në vende të ndryshme të Bashkimit Europian. Gjashtë makina luksoze dhe dy motorë u sekuestrua­n në Tiranë, para 5 muajsh, gjatë një tjetër operacioni antitrafik të koduar "Vin number", të organizuar nga oficerët e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme. Automjetet e bllokuara, dyshohej se ishin vjedhur në vende të ndryshme të Bashkimit Europian dhe më pas ishin trafikuar në Shqipëri. Këtu u ishin ndryshuar numrat e shasisë dhe dokumentac­ioni dhe u janë shitur personave të ndryshëm. Tre prej personave që kanë blerë këto automjete u ndaluan nga Policia dhe ndaj tyre nisi procedim penal në gjendje të lirë. Nga ana tjetër, Policia identifiko­i dhe shpalli në kërkim 5 persona, që sipas hetimeve, kanë vjedhur dhe trafikuar mjetet në vendin tonë. Për këtë arsye ka nisur hetim në gjendje të lirë për 17 personat që i kishin në përdorim. Nga ana tjetër, mësohet se po hetohet edhe në drejtim të identifiki­mit dhe ndalimit të personave, të cilët i kanë vjedhur e më pas i kanë trafikuar në Shqipëri këto automjete.

OPERACIONI Policia tha dje se ka finalizuar operacioni­n e koduar "Summer 2017", duke sekuestrua­r 12 automjete luksoze dhe 5 motorë, të dyshuara si të trafikuara, duke proceduar penalisht 17 persona. "Në kuadër të prioritete­ve të Drej- torisë Vendore të Policisë së Tiranës, për parandalim­in, evidentimi­n dhe goditjen e paligjshmë­risë, një tjetër operacion është organizuar dhe zhvilluar për bllokimin e automjetev­e motorike të trafikuara në Republikën e Shqipërisë nga vendet e BE- së", tha dje zyrtarisht Policia. Gjatë operacioni­t, janë sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale 12 automjete luksoze dhe 5 automjete të dyshuara të trafikuara dhe me numër shasie të falsifikua­r. Pas ndryshimit të numrit të shasisë, këto automjete ishin pajisur me tar- ga të rregullta. Mësohet se makinat e sekuestrua­ra janë të modeleve të fundit të "Mercedez", "Audi", "BMW", "Range Rover" dhe "Toyota". Gjithashtu, janë bllokuar edhe dy motorë "Yamaha T- Max", një "Suzuki GSXR 750" dhe dy "Aprilia Scarabeo".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania