Panorama (Albania)

Turisti rumun vjedh turistin francez në Tiranë

-

TIRANE - Në një kohë që Policia e Shtetit, që prej fillimit të sezonit turistik, ka vënë në zbatim një plan masash që ka si qëllim parandalim­in e ngjarjeve kriminale që mund të dëmtojnë turistët, këta të fundit duket se po dëmtojnë njëri- tjetrin. Parandalim­i i krimeve kundër pronës vijon të jetë një prioritet i Policisë, madje, dhjetëra persona janë arrestuar, pasi kanë vjedhur turistët që vizitojnë vendin tonë, kryesisht në bregdet. Por kur Policia punon në këtë drejtim, duke shoqëruar e arrestuar shtetas shqiptar që kryejnë vjedhje në zonat turistike, vetë të huajt bëhen objekt hetimi në mes të Tiranës. Një ngjarje e tillë ka ndodhur pasditen e së dielës shumë pranë qendrës së kryeqyteti­t. Një turist francez, që ishte akomoduar prej disa ditësh në një hotel në rrugën "Him Kolli", që ndodhet mes Rrugës së Kavajës dhe asaj "Myslym Shyri", është paraqitur në Polici, duke denonc- uar se i kishin vjedhur sendet personale. Burime nga Policia thanë se shtetasi francez, me iniciale S. C., 24 vjeç, ka denoncuar në Komisariat­in nr. 3, se në ambientet e hotelit i kanë vjedhur 2 aparate fotografik, si dhe një laptop. Policia ka nisur menjëherë hetimet në lidhje me ngjar- jen, duke kryer veprimet e para në ambientet e hotelit, aty ku dyshohej se kishte ndodhur ngjarja. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, Policia ka arritur të identifiko­jë autorin e kësaj ngjarje, që po ashtu ishte klient i hotelit e njëkohësis­ht, ashtu si i dëmtuari, edhe ai ishte turist. Burimet thanë se autori i dyshuar i ngjarjes është një shtetas rumun, tashmë i identifiku­ar dhe i shpallur në kërkim. Kamerat e sigurisë kanë nxjerrë zbuluar 32vjeçarin nga Rumania, me iniciale L. O., i cili ende nuk është gjetur nga shërbimet e Komisariat­it nr. 3, që e kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e tij. "U referuan materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasit rumun L. O., 32 vjeç, pasi dyshohet se në rrugën ' Him Kolli', në një hotel, i ka vjedhur 2 aparate fotografik­e dhe 1 laptop shtetasit francez S. C., 24 vjeç", tha zyrtarisht Policia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania